Theu rregullat ndaj koronavirusit, Rama: Ermal Mamaqin e kam mik, por mori gjobën e merituar

1 Shkurt 2021, 20:29Sociale TEMA

Në rrjetet sociale, gjatë ditëve të fundit, ka pasur reagime të shumta ndaj Ermal Mamaqit, i cili organizoi një trajnim në një sallë të mbyllur me shumë të rinj, duke thyer rregullat ndaj koronavirusit.

Për këtë reagoi edhe kryeministri Rama, i cili theksoi se koronavirusi nuk është larguar dhe rregullat duhen zbatuar. Ai u shpreh se Ermal Mamaqi është miku i tij, por nuk mund t’i shpëtonte gjobës.

“Kam respekt për Mamaqin, por nuk mundet të japë atë shembull që dha për shqiptarët. Mori gjobën siç e meritonte. Po përmend atë se e kam mik. Nuk mundet, është e pamundur. Virusi nuk ka ikur, duhet bërë kujdes”, tha Rama.

1 komente në “Theu rregullat ndaj koronavirusit, Rama: Ermal Mamaqin e kam mik, por mori gjobën e merituar”

  1. Ano says:

    Sa ishte gjoba ne raport me sa fitoi e sa Infektoi? Sa fatkeqe u infektuan e sa ja u cuan prinderve …vrases me pagese Mamaqi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje