Lulzimi nuk doli dot nga shishja

4 Shkurt 2021, 10:37Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

E pra, ja ku eshte përsëri skena: e madhe, e bukur, e ndricme, si kurrë ndonjëherë.

Te gjithë presin presin ATE, debutuesin madhështor, ate qe duhet te erresoje gjithë yjet përreth me driten e vet, se helbete, 8 vjet pritje…

Me ne fund, ja, fanfarat ndizen, tingulli zgjatet duke ngritur tonet….projektoret kryqëzojnë tufat e dritave dhe… Puffffff… ne vend te Paaaaafff.

Po mor po, e pushtoi skenën, por si nje kamerdare e shpuar, qe gjithsesi e pushton sipërfaqen, por jo hapësirën.

Ndersa duhej ta pushtonte si nje xhind, qe me ne fund ka dale nga shishja dhe rriiitet e rriiitet duke  zvogëluar çfarë gjen përreth.

Ne fakt doli nje kamerdare e shpuar qe premton megjithatë te na shpjerë përtej oqeanit, atje ku xixëllojnë dritat, atje ku qielli takon token, tuuutjeee.

Kete përfytyrim me ndolli shpallja e programit te PD, te asaj PD qe si xhindi kishte 8 vjet e tkurrur ne shishe (dhe nuk e futi nje grua atje, por nje bu(r)rë) dhe qe kishte vetëm nje rruge: te shpërthente e te ripermasohej me madhështi.

Por jo, nuk e kapi as kete shans.

Dhe xhindi i përrallës zgjodhi te ofronte tre dëshira per t’u përmbushur.

Dhe xhindi i përrallës mund te ofronte po te donte edhe 1 milione dëshira, se ne përralla mund te besh c’te duash. Por ai, duke dashur t’i ngjaje jo-perralles e te behet i besueshëm se ekziston vërtet, zgjodhi vetëm tre.

Ne fakt, programi i Lulit ia kalon xhindit, sepse ndryshe nga xhindi ai do te duket përrallor, jo i vertete. Sepse nëse duket i vertete, njerezit do fillojnë te kuptojnë se eshte po ai, ai qe i gënjeu kur hyri e doli nga tre-kater dyer ministrish,ai qe i gënjeu kur hyri e doli nga gjumi bashkiak, ai qe i gënjeu kur hyri e doli nga cadra e nuk u mor vesh pse, ai qe….Eshte po i njejti dhe i vërteti!

Programi i ri i PD-se eshte si përrallat e 1001 neteve: cdo dite nga nje episod.

Keshtu rri ne jete deri sa te vije 25 prilli. Kush e di, mbase i kalamend neper ëndrra shqiptaret e lodhur nga episodi i rradhes:

Nata 1-deri nata 10 : 10 episode me rritje pagash (nga nje cdo nate: mësuesit, shoferet, pensionistet, kamarieret, mjeket, pastruesit,…..biznesmenet…, ah jo, fshije kete episod se këta i kane pagat sa minimalja…)

Nata 11-deri nata 20: 20 episode (2 cdo nate) me me ulje taksash (me rradhe te gjitha taksat se kush i mban mend te gjitha)

Nata 21-deri nata 30: 30 episode (3 cdo nate) me rritje te ardhurash (se sipas matematikes 6×7=49, ulja e taksave sjell rritje te te ardhurave ne buxhet). Se, sec eshte nje parim, tip “ndyshimet sasiore sjellin ndryshime cilesore”. Cfare? Nuk ka lidhje? Epo, sa ta kuptojnë, ikën edhe 30 nete.

E kështu, e kështu per 1001 nete te bardha.

Po mire mor, Lul? Po si nuk tregove gabimisht, po gabimisht fare, ndonjë perralle me ndryshim te strukturës se ekonomisë, me sektorë prioritare, me GDP qe rritet aq e kaq nga kjo dhe ajo qe do vije nga këtej dhe andej…

Nje perralle qe te na beje te besojmë se, duke ndenjur per 8 vjet ne shishe, PD me ne fund eshte mërzitur dhe do te rrije jashtë e madhërishëm e, ndaj, do te vije ne pushtet vërtet e fuqishëm.

Nje perralle sikur ne këto tete vjet u merzitet ne miniature e mblodhët 4-5 shkencetare te ekonomisë qe te përgatisin nje program 2+2=4 jo 6×7=49.

Por, jo. Luli mblodhi prap ata 3-4 veta qe nuk kane bere ndonjë here gje tjetër, vec zëdhënësin e cdo raporti a letre te nderkombetareve e qe, sa hapin gojën, e di çfarë do thonë: FMN tha kështu, BB tha ashtu, doing biznes ja priti kështu……A thua konkurrojnë vajzat e motit: moti, vranësira, era do fryje,shtrengata shiu,tempertaurat u ngritën…A thua nuk ka zedhenesa vet FMN-ja apo BB-ja!

Po si  nuk gjete 3-4 ekonomiste nga këta nderkombetaret qe u zini emrin ne goje dite per dite, meqë nuk paskeni tuajt?!

Si,si? Kerkove po nuk te moren seriozisht?

Eh mor Lul, ti nuk zhgenjen kurre..

As ne version xhind.

12 komente në “Lulzimi nuk doli dot nga shishja”

  1. Kalec Dega says:

    …jo, jo por doli nga Cadra me Ramen….dhe njoftuan: ‘O gamort e Albanistonit’…”ju pullisni, ne pasurohemi dhe jemi mbreterit e Albanistanit”

  2. Ardit says:

    shkrim i bukur Ilir po gjyna qe e konsumon per kete matufin legen qe edhe sikur xhind te behej vertete prape xhind legen do ishte ????

  3. Psikologia says:

    per inat te lul bashes nuk behem me psikopatin
    dhe majmunin fluturues mero
    do respektoj profesionin tim
    nese mero ka bythe te marre nje grup psikologesh e te kalojne ne site te dy keta

  4. Psikologia says:

    per inat te lul bashes nuk behem me psikopatin
    dhe majmunin fluturues mero
    do respektoj profesionin tim
    nese mero ka bythe te marre nje grup psikologesh e te kalojne ne site te dy keta
    te behem me mero censuren??!! !!

  5. Psikologia says:

    per inat te lul bashes nuk behem me psikopatin
    dhe majmunin fluturues mero
    do respektoj profesionin tim
    nese mero ka bythe te marre nje grup psikologesh e te kalojne ne site te dy keta
    te behem me mero censuren??!! !!
    ju langot e meros nuk e kuptoni me ke keni te beni kur ju thote censuro kete apo ate??!!!

  6. Psikologia says:

    per inat te lul bashes nuk behem me psikopatin
    dhe majmunin fluturues mero
    do respektoj profesionin tim
    nese mero ka bythe te marre nje grup psikologesh e te kalojne ne site te dy keta
    te behem me mero censuren??!! !!
    ju langot e meros nuk e kuptoni me ke keni te beni kur ju thote censuro kete apo ate??!!!

    1. Eri says:

      Psikologia, edhe mund ta permbledhesh ne nje te vetme ate cka ke per te shkruajtur. Se duke kembengulur, e shkruar nga kater here, e ben te pabesueshme censuren qe po te bejne ketu tek Merua…

  7. Adriana Bushati says:

    hahahahahhaaaaaaa

  8. Trotski says:

    Komentuesja Psikologe duket e semure Vete -I duhet nje Psikiater. Po si nuk mbake mend qe Lul-Sumkapuç luan vetem per Vedi dhe per Kunatin.A te kujtohet 17 Maj ia shiti Rames situaten dhe mori si shperblim 16 milion Euro per Pallatin e Kunatit ne Vlore . e keshtu me rradhe .Po Ti vazhdo e besoi ketij Sum-Kapuçi se ke per te dale ne Drite.Mire u pafshim pas 25 Prillit kur do tu shoh te ikni per LESH.

  9. Lili says:

    Basha eshte sot alternativa me e mire per te qeverisur Shqiperine.Cfare thuhet lart e poshte jane jane pjese e propogandes gebelsiane thurur ne skutat e erreta te te ashuquajtures Rilindje.(vetem rilindje nuk eshte).Le te shpresojme qe shqiptaret do te dine te zgjedhin.

  10. iksi says:

    Partia Komuniste e Shkodres ka nje mendim me marr Lulin ne gjirin e saj dhe me e propozu per deput se as ne nuk mund tja kalojme ne ato premtime socjale qe i beje dhe i mbàjne vetem keto parti dhe Luli ka harru qe eshte parti e djathte qe ne program keto parti te djathta kane ŕritjen e shtimin e padurise te pasurit pakica ku te pasurit behen me te pasur dhe te varferit me te varfer . Eh mor Lul ke harru krejt per cilin program po flet ku e ke marr . Ti je provu ne 100 kopjo dhe nuk je per asgje , nje rrencak , nje mashtrus , nje hajdut , nje kriminel , emundohesh me rrejt popullin athu se nuk te njeh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje