Një shtëpi, e vlerësuar si më e ngushta në Londër ka dalë në shitje për 1.3 milionë dollarë. Sipas agjensisë së pasurive të patundshme, Winkworth, shtëpia është vetëm 6 metra e gjerë dhe ka një sipërfaqe prej 1.034 metra katrorë.
Prona, e cila dikur shërbente si një dyqan kapelesh ndodhet në perëndim të Londrës.
“Është e çuditshme, e këndshme dhe e shkëlqyer për t’u argëtuar. Filloi si një dyqan kapelesh dhe më vonë u ndryshua nga një fotograf mode,” tha David Myers, agjenti i Winkworth.
Niveli i bodrumit ka një kuzhinë, një dhomë ngrënie dhe dyer qelqi ndërsa kati i parë përmban një dhomë pritjeje, ndërsa kati i tretë përmban një banjo, një dhomë zhveshjeje dhe një dush.
Shtëpia mund të duket e çuditshme, por nuk është dhe aq për vende si Vietnami, Holanda dhe Japonia ku toka taksohet nga gjerësia.
Përkthim i shkëlqyer, gjerësia 6 metra? Thellësia ndoshta se gjerësia si kalon 2 metra. Sipërfaqe 1000 metra katrorë? Sa dy fusha futbolli? Nivel bodrumi, kati i parë, dhe kati i tretë? Po katin e dytë? Apo pastaj na bëhej shtëpia me 1500 metra katrorë. Më habit fakti se si një gazetar si Mero Baze lejon artikuj të tillë në portalin e tij ku informacioni më i saktë janë fotot.
Filoqylso! Edhe nje gje tjeter: Mos eshte perkthyer keq edhe çmimi nga 0.3 milione ne 1.3 milione dollare?