Pas kryebashkiakes Voltana Ademi, edhe Ilir Meta kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura në Shkodër.
“Duke vlerësuar me përgjegjësi maksimale gjendjen e raportuar i bëj thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe minimizimin e pasojave në pronat dhe pasuritë e tyre.
Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të vlerësuar me shumë përgjegjësi paralajmërimet e IGJEUM dhe për të mos i lënë në mëshirë të fatit banorët e Shkodrës, të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe të kenë të gjithë vëmendjen dhe ndihmën e shtetit, veçanërisht në këtë periudhë tepër të vështirë, të rënduar edhe për shkak të pandemisë COVID-19”, shkruan Meta.
Ai shprehet se situata e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës po shkon drejt ekstremeve të paparashikuara”
“Situata e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumnjëve Drin dhe Buna, po shkon drejt ekstremeve të paparashikuara. Liqeni i Shkodrës, që ka shkuar në kuota maksimale ka përmbytur tashmë lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, ku niveli i ujit raportohet të jetë 40-50 cm.
Në pak ditë, sipërfaqja e tokës nën ujë nga 1540 hektar është rritur në rreth 4000 ha dhe sipas paralajmërimeve të sotme të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet zgjerim i zonave të përmbytura, veçanërisht në NënShkodër dhe afër Liqenit të Shkodrës”.
Për Metën, situata në terren është shumë serioze dhe kërkon vëmendjen e veçantë të Qeverisë dhe pushtetit vendor për evakuimin e familjeve të rrezikuara nga uji, si dhe të bagëtive, që priten të izolohen:
“Alarmi i dhënë dhe situata në terren është shumë serioze dhe kërkon vëmendjen e veçantë të Qeverisë dhe pushtetit vendor, që pa vonesa të mëtejshme duhet të marrin të gjitha masat efektive për evakuimin e familjeve të rrezikuara nga uji, si dhe të bagëtive, që priten të izolohen”.
Ai njoftoi se ka biseduar me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, znj.Voltana Ademi, e cila e ka informuar për gjendjen e rënduar që kërkon ndërhyrje të menjëhershme:
“Sot bisedova edhe me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, znj.Voltana Ademi, e cila më informoi në detaje për gjendjen e rënduar dhe shqetësimin e drejtë të saj për përkeqësimin e mundshëm të situatës, që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga ana e autoriteteve shtetërore përgjegjëse.
Duke i garantuar të gjithë mbështetjen institucionale, kërkova prej saj, që Bashkia e Shkodrës të jetë në lartësinë e përmbushjes me përgjegjshmëri të detyrave në këtë situatë tepër të rënduar dhe të ketë në fokus kryesor shëndetin dhe jetën e banorëve”.
Ilir Meta e mprehu shpaten
edhe nje here per situaten!
Do me i dhane nga nji dekorat,
Familjeve qi jane demokrat!
Ilir Meta hej tungjatjeta,
Sa ato pare te shkreta!
Ti Voltanen ne drit e çite,
Te gjith shkodranet ne LSI i gelltite!
Si burre zakoni qi je,
Voltanes jepi ate qi i the!
Beje Heroin te demokracise,
jepi medaljen e “Trimnise”!
Ha mute like hajni se nuk ta pjerdhe kush
Bastardet. …
Voldana me gjthe Sale kriminelin, eTopallen ; kane haru me demshperbly banoret e shkodres qe u permbyten me 2012; keto nxorren e nje komisjon me vlersu demet, e deshperblyen ,vetm 3 persona militant te PD .hajdut e kriminela; qe shitet energji tu ruaj ujin ne kaskad, ; 3 000 000 euro çdo dite , e + 30 000 000euro qe fali Berluskoni , ju i vodhet e tashe jeni te pasun .