Nga Ilir Yzeiri
Arrestimi i mjekut Prifti dhe dyshimet se ai ka përfituar në mëyrë të paligjshme dhe korruptive, duke u marrë para pacientëve për operacionet që kryente si dhe shuma e madhe a tyre që iu gjet në zyrë dhe në shtëpi, krijoi në opinioni publik një situatë paradoksale. Disa u shprehën se duhet ndalur dora e mallkimit dhe gurët që po hidhen mbi mjekun e talentuar dhe ndonjë tjetër, më naiv akoma, u shpreh se një mjek si ai nuk mund të jetonte me 700 mijë lekë në muaj, duke nënkuptuar me këtë rast se paratë që ai merrte nga pacientët që operonte ishin të ligjshme. Ndërkaq, kolegu im Denis Dyrnjaja ishte më i qartë në analizën e tij dhe e ndante drejt profesionin për të shërbyer nga pasioni për të fituar me çdo kusht e me çdo çmim.
Në disa ligjërime të tjera kamë parë se shumë vetë mendojnë apo arsyetojnë se nuk mbeti korrupsioni te mjekët, se ne kemi politikanë të korruptuar, kemi drejtora policie me vila e me biznese, kemi gjyqtarë, kemi kriminelë që shetisin të lirë apo që dalin nga burgu edhe kur janë të dënuar me burgim të përjetshëm. PO. Të gjitha këto janë të vërteta. Ne jemi një shoqëri në krizë të thellë identiteti. Ne kemi kaluar nga shoqëria e kontrolluar me dorë të hekurt që i priste kokën clitdo që guxonte të abuzonte me pasurinë e përbashkët, në shoqërinë e shthurur ku pasuria e përbashkët shihet si një mall që duhet vjedhur e shpërndarë mes hajdutëve të politikës, mes të fortëve të rrugës, mes atyre që e kanë për detyrë të na ruajnë e mes gjithë atyre që kanë mundësi të fusin duart në këtë pasuri. Lajtmotivi i shqiptarëve në këtë tranzicion të vështirë e të pështirë ka qenë « të bësh lekë ». Ky virus i llhatarshëm e ka shkatërruar këtë vend më shumë se të gjitha viruset e fatkeqësitë që ka kaluar ky vend në këta vjet.
Ne jemi një shoqëri që i kemi rrafshuar vlerat mbi të cilat mbahet në këmbë një komb. Nderi, virtuti, shërbimi dhe ndihma për më të dobtit, vullnetarizmi dhe sakrifica për të dhënë më shumë për komunitetin sesa për veten, nuk njihen më ndër shqiptarë. Vendet ku promovohet apo ku riprodhohet kombi apo populli si masmedia dhe televizioni, përgjithësisht, janë kthyer të gjitha në pasqyra të neveritshme ku promovohet injoranca, të fortët dhe luftëtarët e politikave që synojnë vetëm të marrin pushtet ose të mos dorëzojnë pushtet.
Kulmin e promovimit të kotësisë dhe të antivlerave të njerëzve që fitojnë dhe që konsumojnë lekët që nuk dihet si i kanë fituar, por që shfaqen në televizion për të na sfiduar ne të tjerëve duke treguar jetën luksoze, paratë që u falin apo veshjet luksoze që mbajnë, e shënon një emision i pasdites që tani së fundi u kërkon shqiptarëve të gjejnë sesa kokrra fasulesh janë në një enë qelqi. Është vetëm një emision modest te Report Tv – « Pa gjurmë » që tregon një anë të dhimbshme të realiteti shqiptar.
Duke qenë kështu në kaos dhe pa asnjë orientim moral, shqiptarët besojnë dhe janë të ndarë në formacione politike të egra. Shqipëria vërtitet gati si në një luftë pa mbarim mes një pale që është në pushtet dhe një pale tjetër që do të vijë në pushtet. Opozita shqiptare na ka mbushur mendjen të gjithëve se për të qeverisur këtë vend nuk ka asnjë vështirësi, mjaft të marrësh pushtetin dhe pastaj do hedhës para nga qielli. Këtë punë bën Lulëzim Basha nga mëngjesi në darkë.
E vizatuar kështu, Shqipëria duket sikur është pa shpresë dhe mjeku që u arrestua të duket si një gjynahqar që i kanë rënë në qafë kot sepse këtu të gjithë janë hajdutë e të gjithë vjedhin. JO. Nuk është kështu. Më në fund ne kemi një shpresë. Reforma e thellë në drejtësi dhe veprimet që ka ndërmarrë SPAK janë shpresa e madhe se e keqja nuk do të relativizohet më. E kam përsëritur disa herë dhe po e përsërit edhe në këtë rast. Kjo qeveri dhe Edi Rama mund të kenë një mijë e një të zeza, por ama do të mbahen mend si qeveria që ndërmori reformën më të thellë në drejtësi. Sot ne kemi me të vërtetë një sistem drejtësie që po mundohet të këpusë lidhjet me politikën dhe me krimin, sot ne duhet të nxisim e të mbështesim ata prokurorë e gjyqtarë që do të përpiqen të japin drejtësi mbi të gjithë ata që kanë abuzuar në këtë vend.
Mjeku Prifti që në një shkrim të tijin që iu botua këto kohë mrekullohej me dhuratën që i bënin në Itali një mjeku pas një operacioni dhe ngrinte zërin ndaj ndalimit të dy kolegëve të tij, më duket se nuk e ka kuptuar ende se çfarë përfaqëson bluza dhe talenti që ai ka. Nëse ka pasion fitimin, nuk e pengon askush të japë dorëheqjen dhe të shkojë në një spital privat e të vërë çmimin e operacionit sa të dëshirojë ai. Nëse ka pranuar të shërbejë në një spital publik duhet të dijë se aty do të operojë edhe njerëz që nuk kanë mundësi t’i dhurojnë atij një « Masserati », por që do të kenë nevojë që ai t’u dhurojë atyre talentin dhe profesionalizmin e tij dhe t’i mbajë në jetë.
Askush nuk do që të dëgjojë e të shohë mjekë që përfundojnë në pranga, sepse ata ashtu si shumë të tjerë, si policët apo punonjësit që gjurmojnë kriminelët – guximtarët e heshtur që nuk i shohim asnjëherë, janë heronjtë tanë. Mirëpo, nëse një mjek harron se pasioni dhe lumturia e tij vjen kur ai shpëton një jetë dhe jo kur i merr lekët apo kur e trajton pacientin si një makinë, atëherë shoqëria ka humbur thelbin e saj, sepse nëse mjeku, gjyqtari, polici, mësuesi, prifti, hoxha, e kthejnë profesionin e tyre në një sistem fitimi të paligjshëm, atëherë atë shoqëri nuk e shpëton dot asnjë Perëndi.
Shumë i sakt Ilir.Respekte.
Bashkohen me komentin tuaj Vlora.
Ashtu si shume nga drejtesia,politika dhe mjeket kane rjepur popullin por me nje racizem te ndyre! Mbaj mend nje mjek ne Amerike qe do te kthehej ne Shqiperi tha se do t’u merrte para te gjitheve pa perjashtim per c’do vizite! Por keta paguheshin nga shteti,u dipllomuan po nga shteti ose me sakte me parate e popullit dhe nuk deshen t
ja dine se populli i varfer duhet te hynte ne borxh per te paguar mjekun,policin,prokurorin,Gjykatesin! Keta nga intelegjenca qe ishin u kthyen ne llumin Shqiptar! Ne kapitalizem do te paguash doktorin se ka paguar para te madhe qe eshte shkolluar dhe prape shume prej tyre punojne “Pro Bono”! Neqoftese vertet ka marre para sic thuhet te dale para drejtesise! Ata qe i zuri halli e dine mire se cfare kane hequr!
Te lumte dora !
No comment. Excellent
Shume sakte zoti Yzeiri. Analize e sakte e shoqerise kancerogjene shqiptare.
VESHTRIM i drejte dhe realist i fenomenit.Mbeshtetur ne moralin e paster njerzor,humanist,edhe po te punoje ne nje spital privat pa cfrytezuar strukturat shtetrore,mjeku perseri nuk ka te drejte ta teproje me shperblimin qe do tu kerkoje njerezve per sherbimet e tij sepse studioi,u shkollua ne shkolla qe nga e para fillore e me tej me leket e popullit.Keshtu ai nuk ka ekskluzivitetin te kerkoje shperblim ekstra.Ne se eshte i zoti,bravo i qofte,prandaj studioi dhe te tille i duhen shoqerise dhe per me teper njerzimi ka krijuar ketu e 2500 vjet e me thelle akoma Betimin e HIPOKRATIT qe duhet ta udheheq moralin e mjekut.
Meriton nje bravo te madhe Ilir Yzeri per kete shkrim.E ke trajtuar ne te gjitha kendveshtrimet. Ju jeni nga te paret gazetare qe e trajtoni kete problem sic i takon te trajtohet.Kjo shoqeri e korruptuar deri ne place vertet e quan padrejtesi te denosh nje mjek se perdor mjediset e spitalit , nje dhome operacioni qe kushton miliona dollare per te marre parate per veten tende sikur ta kishe pronen tende. Ne nuk arrijme ete dallojme dot specialistin shume te zote nga njeriu qe perdore pronen publike per te bere para per veten e tij.Krimi ndahet nag profesioni sepse pastaj nuk ka barazi para ligjit. Ishte nje fatkeqesi te lexoje shkrimin e analistit Lorenc Vangjeli qe mundohej te bente apologjine e perdorimit te spitalit publik per te bere para.Ky eshte turp dhe ai ne nje shoqeri normalee nuk duhet te dale me para kamerave te derdellise sic ka derdellitur
Shkrim shume I bukur dhe I goditur ziti Ilir Yzeiri
Bravo ???
I qarte,i sakte dhe realiste. Kush mbron hajdutllekun dhe grabitjen e qytetareve eshte idiot.
Ndihesh ndryshe të lexosh shkrimet tuaja.Te qarta dhe i peshuar në argumenta.
Respekte Ilir, sot jetojme ne shoqerine pa vlera, ne nje shoqeria ku ndershmeria eshte turp..
Nje shkrim shume i mire dhe real shpresoj qe nje dite ne si shoqri te dalin nga mentaliteti Turko Lindo dhe te behen si gjith Evropa
Po kujt t’i flitet kaq drejt. Këtu janë jo të paktë ata që e urrejnë ndershmërinë, dashurinë e respektin për të drejtën, luftën për dinjitetin e vetes e të tjetrit. Këtu vetëdija është degraduar masivisht nga vetëdije Njeriu të qytetëruar në vetëdije hajduti, vrasësi , grabitësi, mitmarrësi, trafikanti e lloj-lloj ndyrësish. Kjo duket te fakti që ka plot komentues që marrin në mbrojtje paligjshmërinë, madje e adhurojnë paligjshmërinë e “të shquarve”, “gjenive”, “profesionistëve të talentuar”. Të tillët janë ai lloji që ndihen të lumtur të bëhen skllevër të “elitës” për t’i siguruar asaj komoditetin që rmeritojnë t’u falet nga të rropaturit e të rrjepurit nga të katër anët.
Analiza shume e saktë.
Gjëndja eshte tragjike dhe e pashpresë.
Pacienti pret vetëm vdekje pa vuajtje.
Ata qe i dalin ne mbrojtje apo e perkrahin kete mjek lekist, jane pjese e mentalitetit banditesk: – rrembe cfar te mundesh ne kete vend sepse ky vend nuk behet…
Pikerisht keta plera si edhe ky mjek zheni jane fatkeqsia qe ky vend te mos behet akoma
Duhet te qerohen pa meshire dhe shteti te vere dore per cilindo qe abuzon me detyren, qe vjedh, qe rremben pronen e tjetrit, etj, etj …
TE LUMTE DORA ILIR. BUKUR, SAKTE.
Respekte z.gazetar!
Ilir! Ka bere nje analize me penen tende fine.Je realist dhe bravo per gjithcka packa se shume bejne sikur nuk kuptojne
.Ky vend do dale nga ky batak vetem me ligje te forta . Respekte dhe mos ndalo se shkruari se je njesh!
Shkrim i shkelqyer…. Respekte
Ju lexoj me kenaqesi , jeni shume i sakte dhe profesionist. Do te doja shume te shikoja me shume Ilir Yzeira ne shqiperi.
Ju falenderoj dhe respekte.
E kuptoj por nuk e pranoj kur ka njerez qe jane te detyruar ta ushqejne korrupsionin….por ta mbeshtesin dhe mbrojne ate ,me duket shume e çuditshme !!!
Respekte zoti Ilir per shkrimin tuaj dhe ate te zotit Dyrnjaja ,sepse paraqesin me vertetesi pergjegjesite , detyrimet dhe te drejtat e cdo punonjesi te shtetit qe aftesite ,dijen ta vene ne sherbim te shqiptareve te thjeshte .Nuk duhet te harrohet nga askush ,se keta shqiptare te thjeshte ju paguajne mjekeve,policeve,pedagogeve, administratoreve vendore dhe qendrore rroga goxha te majme krahasuar me nje pjese te madhe te shqiptareve qe marrin paga minimale.
shkrimi eshte i persosur bravo
Përveç faktit që këtu te komentuesit e Temës janë tufë militantësh të PS që sa del servili i radhës që u bën elozhe qeverisë, menjëherë, bravo, të lumtë etj, jam shumë dakord që korrupsioni do dënuar, sidomos në shëndetësi se ka lidhje me jetën e njerëzve, dhe fatkeqësisht sistemi shëndetësor në Shqiplri është i korruptuar. Nuk është vetëm ky Prifti i korruptuar, ka plot të tjerë, kirurgë ose jo, të gjithë besoj se kanë çuar familjarë në spital dhe kanë dëgjuar nga të afërm histori se si japin rryshfet infermiereve, doktorëve etj. Kështu ka qënë në kohën e Saliut, kështu vazhdon edhe sot, nuk ka ndryshuar asgjë përveç sasisë së rryshfetit që marrin punonjësit e shëndetësisë. Psh, në kohën e Saliut, infermierja te Nënë Tereza pranonte edhe 200 lekë të reja, kurse sot 500 lek të reja ose 1000 lek të reja. E njëjta gjë edhe me doktorët, tani marrin më shumë. Pra, shëndetësia falas e Ramës është një farsë, çdo gjë është me pagesë kortuptive. Mos të rëntë halli dhe sëmundja se të rrjepin. Nuk funksionon drejtësia dhe janë shumë veta të korruptuar në spitale pa nuk e çajnë kokën, është zinxhir i madh korrupsioni ku hallkat rruajnë e mbrojnë njëra tjetrën. Kapja e këtij mjekut në përgjime rastësisht, sidoqoftë është pjesë e fushatës sikur po bëhet drejtësi. Po në fakt më të korruptuarit janë politikanët. Keni parë ndonjë të dënohet, ndërkohë që ata akuzojmë tërë kohës njëri tjetrin për korrupsion e krime të të tjera? Ku është Spaku? Prandaj o Ilir Yzeiri, që je i paguar nga Rama, dihet, por përralla të tipit ” Rama mund të ketë 1000 të zeza por bëri reformën më të madhe në drejtësi” tregoja budallenjve dhe militantëve të PS, ose këtyre që të duartrokasin nëpër forume, se vetëm drejtësi që nuk ka fare. Maksimumi ka Tërmet me çuna problematikë, vjedhje tenderash sidomos të rrugëve, PPP korruptive, e shumë e shumë të tjera. Dhe mos harro që sidoqoftë reformën në drejtësi të ishte për Ramën nuk e bënte kurrë, por ajo ishte reforma e Sorrosit në drejtësi, një mundësi për ta kapur drejtësinë, që e mbron me zell dhe Ambas.Kim. Nuk mund ta dojë Rama drejtësinë se po të kishte drejtësi, ai do ishte subjekt i saj.
Ilir. Shkrim korrekt.
Me vjen keq qe nje mjek me te vertete i mire, ka patur vesin e keq qe pacienteve u vinte kushte.
Ja cfar ka ndodhur. shume paciente, e kan denoncuar dhe per te bindur instituciondt ligjzbatuese, kane derguar informacion mbi shumen dhe numurat perkates te monedhave.
Si duket SPAK do kete ne duar fakte te forta.
Avokati gjithashtu po e fundos sepse ka investuar lart e poshte deklarata konzradiktore dhe te pabesueshme ne nje kohe qe SPAK ka shume dokumenta.
Perseri e them qe te vjen keq qe nje mjek duararte, ne moshen me te bukur dhe ne pozicion drejtuesi, ra ne kete batak.
Politizimi qe krahu i opozites po ben, duke angazhuar fuqishem tere kazanet mediatike dhe mjeranet sherbyes te saj, po e demtojne ne radhe te pare Dr, Priftin i cili mendjelehtesisht ka filluar ta perdori si alibi.
Deshira ime eshte qe Dr. Prifti te dale i pafajshem. T ja lejme drejtesise ta nsqaroje kete situate. Te gjith te tjeret kane te drejte te merziten por nuk duhet ta politizojne, pasi eshte e pamundur te ndodh nje gje e tille..
Shkrim i bukur!
Bravo, bravo Ilir. Shkrim i persosur.
Respekte Ilir njerez si ty te japin shpresen se ka edhe gazetare te pavarur jo ushtar partie sic jan 99% e gazetareve ne shqiperi
Krejt në regull o Ilir rilindasi mjeku i koruptuar u burgos gjygjtarja e koruptuar u burgos pi çu be me gazetarin e famshëm të rilindjes Alfred Peza me 1100000 US dollar pse su burgos yhe pse spo komenton krej ju këtu që komentoni jeni bastard të koperativës të fekonduar me vonesë nga plehu i koperativës
I shëndoshë në logjikë, shumë i qartë në mesazhin e sinqertë për publikun.
Shkrim, që kënaq dëshirën dhe lexohet me interes!
Nderime, gazetari i mirënjohur, Ilir Yzeiraj!
Terapia e shokut, u martofsha mamin ju të gjithëve. Ata që e nxitën, e frynë, e rritën, ata komandojnë qeverinë, opozitën, sipërmarrjen, shtypin, arsimin, mjekësinë, drejtësinë. Pse ankohesh Ilir
Shume i sakte shkrimi zoti Yzeiri, por duhet te kesh parasysh se shqipot ne ADN-ne e tyre te hibridizuar turkoanadollak, hajdutllekun dhe pervetesimin e pasurise se tjetrit me cdo mjet, e kane karakteristike baze…
Prandaj akoma nje shumice e madhe shqiptaresh, jane fansa dhe adhurues te Berishes, Metes, Bashes dhe gjithe lukunise se tyre monstruoze…
Analize tejet BRILANTE
BRAVO gazetar vertet me shpirt humani dhe shqiptari.
Thumb up for the analysis.
Perse e kane kaq te veshtire Shqipetaret te kuptojne se, edhe nje kirurg i zoti dhe i talentuar nga etja per pare shkel ligjin dhe behet i denushem. Para ligjit jane te gjithe njehsoj.
Per dy gjera nukjam dakord. Se pari ne Shqiperi kush ka pak pushtet vjedh. Se dyti Rama nuk ka asnje merite perreformen n drejtesi. Ate eberi Amerika.Nepermjet kesaj reforme Rama hoqi ca kundershtare dhe arriti te fuse njerezit e tij ne maje te drejtesise. Shihni kush eshte kreu i KLP,i KLGJ,i ILP,i KPK, dhe i KPA. dhe binduni,gjithe njerezit e qeverise.
Po, eshte shume e drejte ky mjek mund te na fyeje inteligjencen duke e quajtur normale te marresh dhurata ( lek) ne spitalin publik. Ai shume mire mund te punoje ne nje spital privat dhe ta vendose sa te doje cmimin, por qe te punosh ne spitalin publik sikur je ne spital privat ky eshte krim. Dhe de dyti mua nuk ka cme duhet eshte i majte apo i djathe por me duhet a ka shjelur ligjin apo jo. Sepse nqf ka shkelur ligjin a ka rendesi partia ?
Te gjithe kemi paguar neper spitale ne rastet e nevojes.por, nuk kemi paguar nga “deshira”, por perndryshe te zvarrisnin pa te drejte, pastaj ku ta mban qe te mos paguash ate person qe mban briskun ne trupin tend dhe i cili ne menyre te terthorte te ka kerkuar parate.
Ilir mos ke mare ndonje lek dhe ti ato vitet e Konkurseve 1994 me duket ke letersia….kujtohu nje here o mik….
e dhjet muhabetin vetem kur permend edi ramen…
pene e holle, sle vend per koment.
Sakte. Me logjike te shendoshe.Artikull ” budulle”. Bravo, Por ky shkrim duhet jo vetem kexuar, Ai, duhet afishuar ne cdo Spital, ne cdo repart dhe qender shendetesire. Edbin Prifti ka mhndesi, pas vendimit te Drejtesise te beje lek ,sic e thoni ju, ose ne spitale private, nga Boni ne Miami, ose nga Prishtiba ne Shkup. Pune te mbare Drejtesise se Re !
Rrespekte Ilir shkrim i goditur ,!kush shkel ligjin duhet te mbaj pergjegjsi , mos lexo ca al bak ne komente qe shtetin e konceptojn nje anarshi totale siç ka qen deri sot , ku mund te vjedhesh e chvatesh cilindo qe te del perpara , duhet te ndryshojn gjerat , ne te kundert ne kte vend do te ngelen kta alabaket qe i japin te drejt doktorit , politikanet sharlatan qe kan 30 vjet nuk i ndahen politikes se vjedhin dhe ca gazetar e anal ist bastard qe i bejn fresk interesit personal , kta nuk njofin as shtet as drejtesi as atdhe por veç paran .
Shume mire Yzeiri qe hedh nje lopate dhe mbi Lul Bashe sepse ai meriton te pakten dy metra kub, por mos vendos lule tek dera e rilindjes sepse gjoja zbatoi reformen ne drejtesi. Reformen e bene, e ideuan dhe e investuan te tjere. SHBA-te po bejne investimin me inteligjent te mundshem ne favor te popullit shqiptar. Ne se doni te renditni Ramen si KM dhe faktor politik bashkekohes te reformes, atehere vendosni edhe Presidentin Ilir Meta qe te jeni me koherent. A nuk kane kontribuar te dy njelloj!?
E drejte profesor. Endri Xhafo e mvron dr Edvinin sepse eshte antar bordi i Universitetit te Mjeksise Tirane bashke me Edvin Priftin. Ne kete bord Endri hyri ne saje te Edvinit dhe ndonje tjetri dhe oerbejne shumicen. Deklarimi i Endrit qe nbron nje te koruotuar e shoh si deklarate e bordit te Universitetit te Mjeksise dhe kjo eshte jo getem turp por dhe duhet denuar. Endri duhet te largohet menjehere nga bordi dhe ky bird i katandisur me te tille njerez duhet te kontrollihet nga ministria e arsimit oer vendimet e marra. Si mundet nje antar bordi si Endri Xhafo qe paguhet me leket e studenteve te dali me deklarata te tilla qe mvrojne fenomenin e korrupsionit hapur dhe publikisht. Endri xhafo duhet perjashtohet nga ky bird dhe kryetari i Bordit dr Florian Toti te dale me deklarata. Nese nuk ndodh kjo bordi i UMT duhet te shoerbdahet dhe te behet nje kontroll nga strukturat e antikorruosionit qeveritar oer te gjithe veorimtarine dhe vendimet e tij. Turp Endri Xhafo qe shitesh oer nje rroge ne bird .
Si mos ta mbroj une Edvin Priftin . Prej tij jam berebantar i bordit te universitetit te mjeksise. Mar gjithe ato leke ne fund te muajit dhe me thene te drejten nuk ja them fare nga mjekesia. Rri ne mbledhje dhe ngre doren cfarvdo edvini dhe antaret e bordit. Kur i sulmon njeribata per vendimet korruptive, une hidhem dhe me penen time dhe miqte ne media i mbyll problemet. Jam ushtar dhe mvrojbse jam antar bordi ne universitetin e mjeksise. Po mos isha do i shaja
Po, mor Ilir, ju lexojme, ju degjojme, por nuk ndryshojme dot ne me keto fjalimet, pavaresisht se kete keni ne dore, kete e beni. Te presesh qe ndryshimi te behet vetem me aresyen e njerzeve te arsyeshem, kjo eshte mision i pamundur dhe kurre. Dy gjera jane ; kur aresyeja s’pi me uje, duhet dajaku. Bile Andi Bushati, kolegu juaj si emertim e jo si mendim, u irritua dhe sa nuk tha qe do marr pushken e do dal malit se ngeli me makine ne debore ne qytetin e Lezhes. Por as pushken e merr dhe as llafet nuk i le. Mendimi im eshte ky: Bashkoni njerezit qe te mbeshtesin njerezit e aresyeshem polic, prokurore, gjykates se vetem ata mund te ndihmojne ne relativizimin e çeshtjes dhe jo ne zgjidhjen e saj, ama dhe ndonje perplasje duhet kunder atyre qe vjedhin dhe atyre qe nuk i ndeshkojne. Me ate gjendje psiqike qe kane sot, veç dajakut nuk e zgjidh asgje, aa ne qoftese e keni me plan shume vjeçare qe kjo pune te zgjidhet vete, eshte tjeter pune; 30 shkuan, ata qe ishin 30 sot jane 60 dhe ata qe ishin 60 dje kane vdekur sot. Pse u theme juve! Sepse ju aty, ankoheni aq shume sa beheni te pabesueshem dhe fundja juve do tu sherbeje, jo atyre qe jane larguar. Dhe te me kuptosh: kam shume respekt per medimin tend, penen dhe sjelljen tende personale. Thashe dhe une nja dy llafe se u irritova si Andi pardje ne Lezhe e sot ne gazete ku po jep udhezimet e rastit per Albinin.
Lajmi qe Endri Xhafo qenka antar Bordi ne Universitetin e Mjekesise, tregon me se miri qe ky grup atje jane ne mbrojtje te njeri tjetrit dhe per vendime korruptive qe merren ne Bord. Ky eshte nje veprim mafioz dhe deklarata e njevantaribbordi qe mbron nje antar bordi te korruptuar eshte kulmi i degjenerimitvte ketyre strukturave. Edvini nuk dihet si do kaloje procesin gjyqesor por deklaratave Xhafos dhe si gazetar se askush nuk e di qe eshte antar bordi e prish pricesin. Ministria e arsimit dhe shendetesise dhe rektorati te largojne menjehere Endri Xhafon nga bordi i universitetit. Njesia antikorrupsion e qeverise, te kontrolloje te gjitha vendimet e bordit qe mund te jene mare per tendera dhe shpenzime, sepse me kete qasje do gjejne hatara. Endri ne deklaraten e tij e ka fshehur qenien antar bordi ne universitet dhe flet si gazetar. Ky eshte nje gabim tjeter i qellimshem. Endri Xhafo duhet hetuar per kete qasje. Harram rrogat qe ka marre ne bord, rroga qe dalin nga pagesat e studenteve.
xhafo ezhte anetar i bordit te administrimit tek mjekesia necshkelje te ligjit pasi nuk ka graden dojtor shkencash …duhet te pushohet menjehere pastaj te jape mend tek abc
O shoke te partise qe po me coni mallin e gjyqeve popullore ku vendimin e jepte partia dhe e vuloste gjykata! Po nga ju buron gjithe kjo siguri mbi fajesine e doktorit? I pate letrat ju? I gjykuat te tera aspektet juridike? Eshte shpalliur ndonje vendim i formes se prere mbi fajesine e ketij mjekut?
Ky gazetari i pari i ka rrafshuar vlerat e nje shteti ligjor sepse po paragjykon dhe nuk e ka mesuar ende se dikush eshte i pafajshem deri ne vendimin e formes se prere. me skandalozja eshte se Mr.20% Edi Rama doli i pari duke urdheruar denimin me burg e me pas prokurori dhe gjykata zbatuan urdhrin e tij. Nga kjo qasje nuk skandalizohet askush, as ky gazetari me kete panegjerikun e fajesise se doktorit. Nuk skandalizohet askush se i njejti prokuror qe kerkoi lirimin e ca krimineleve vrases kerkoi me vendosmeri prangosjen e ketij mjekut. Sa prej jush jane infektuar bga Sars Cov2 apo kane pasur te aferm te infektuar? A mund te na thoni si dhe sa para keni shpenzuar per tu kuruar? A keni bere denoncime per abuzimet qe keni verejtur? Nese jo atehere jeni njesoj te korruptuar si ky mjeku kunder te cilit nuk hezitoni te suleni si te cakerdisur. Faji i ketij doktorit nis qekur filloi te fliste hapur duke kritikuar politiken demagogjike te rilindjes ne mjekesi. Qe atehere ai u vu ne shenjestren kryeministrore si nje armik qe duhej asgjesuar.
Sa qesharake qe jane keta komentuesit e Temes qe i jane sulur dr. Priftit sepse harrojne qe po keta ishin ata qe votuan kriminele e te denuar me nga 3-4 emra. po me sa duket keta jane te gjithe te tarafit “Te na rroje partia”. Po cfare morali keni ju te gjykoni kur pas pak do te shkoni te votoni njerez te diskredituar e te akuzuar per krime.