Partia Social Demokrate, pjesë e së cilës është edhe Tom Doshi, është regjistruar si subjekt në zgjedhjet e 25 prillit, me kryetar Ëngjëll Bejtjan.
Pas depozitimit të kërkesës për regjistrim, KQZ i ka kërkuar partisë PSD plotësim dokumentacioni, Sipas dokumentacionit të plotësuar kryetar i PSD rezulton Engjell Bejtaj.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi u shpreh: “Meqenëse dokumentacioni i paraqitur nga PSD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor është në përputhje me parashikimin e Kodit Zgjedhor, vendosi regjistrimin e PSD si subjekt zgjedhor”.
Ajo që nuk mbetet e sigurtë është kandidimi ose jo i Tom Doshit në zgjedhje, pas reagimeve të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Sjellim në vëmendje që emri i Tom Doshit shkaktoi një debat në opinionin publik, pas reagimit të ambasadores Yuri Kim. Kjo e fundit përmes një postimi në “Twitter” solli në vëmendje që Tom Doshi është në listën e zezë të DASH, duke u shprehur se shqiptarët meritojnë më shumë.
Ndërsa në një postim të dytë pak ditë më vonë, kryediplomatja amerikane u dha fund spekulimeve, duke u shprehur se Edi Rama e ka siguruar se ai nuk do të ketë rol në qeverinë që ai do të formojë pas zgjedhjeve.
“Në fakt, kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që Rama do të formojë”, do të shkruante Yuri Kim në Twitter.
Muajit e fundit ambasadorja Yuri Kim ka rritur presionin mbi partitë politike, duke u kërkuar të filtrojnë listat e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që të shmangen personat me rekorde kriminale.
“Liderët e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse e kanë bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji shqiptar dhe që pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, do të shprehej në një deklaratë Yuri Kim.
Ndërsa kryeministri Rama do t’i përgjigjej: “Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time, kam shumë respekt për ambasadoren amerikane”
Toma eshte aq i zgjuar sa te evitoje perplasjen me z.Kim.Do te mjaftonte te propozonte per deputet nje person me integritet te padiskutueshem,intelektual,mundesisht nje profesor universitar me origjine nga Malesia e Madhe.Dhe ta mbeshteste ne fushaten elektorale.Kaq mjafton .
tash Toma po ka rastin me e ftu per noj Dark zojen Kim ,
me honger noj qafe pate e pi ven sa te ngopet e t’shiojon nj’at pallim ?
Duhet mi provu Politikant zoje ,jo me fol nga zyna .
dil m’terren e provoje me qi e kishe koq marak Tomen
Si ka mundesi te na rrallojne oksigjenin gjallesa si puna jote.
Bashke me ata qe Jane si puna jote, si Saliu per shembull, keni meritën qe e keni lene mbrapa kete komb.
Si ka mundesi qe ju “kamunistat’ gjithmone Jeni antiamerikanë. Jua ka lene Enveri amanet, apo si?
Zgjidhje e bukur e TD. Enjgjell Bejrja eshte njeri i mire! Eshte i i majte multi dimension!
Td eshte burre i fjale! Pjesa tjeter e pasurimit te tij di te theme se … ne fakt ka sakrice, sic eshte rasti qe ai eshte edhe qytetar Australian dhe ShBAvi ka heq vizen!
Dakort me Ambasadoren e respektuar! Por… me duket se RD i eshte rrezikuar jeta nga Presidenti 7% × 7 mekate i quajtur sot me mbiemer floriri!
Gjykoj se ne relativism RD eshte 100 here me mire dhe i ndershem se sa ky palavos president i zgjedhur nga parlamenti me llogari politike. Ky palo president e heq vehten si te zgjedhur nga populli! Genjeshtar kjo! Nga parlamenti eshte zgjedhur me mori politike! Mosmirenjohes dhe me shume mekate i akuzuar. Ai ne cdo rast eshte shume poshte TD. Gjithsesi Doshi bene pjese tek burrat e forte dhe te fjale ne kete vend! Ne qytetaret e thjeshte nuk e dime aktivitetin e tij qe SHBA e shpall non grata! Dhe ky eshte problemi me qytetar te aresyeshem, jo turmes, qe ndjehen ne folem per hapjen e vizen se RD. S’ka info! Per kete rast!