Popull i provokuar

24 Shkurt 2021, 09:19Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Këta i thonë popull ‘i varfër’. I thonë ‘heroik’ dhe i sjellin në sy heronjtë zjarrvënës. E dinë popull ‘budalla’ që beson se në 26 prill i lind  dielli. E marrin si ‘indigjen’ që për nder të fisit djeg qytetin…

Asgjë nga këto… Ky është popull i provokuar.

Jemi në stinën kur provokimin e injektojnë që nga piramida- deri në deje, pjesë pas pjese, lloj pas lloji, rracë pas rrace, mafie pas mafie. Shikoni vetëm çfarë ndodh tani në fund:

1.Provokimi i racës

Sapo është shfaqur një krim përbindësh i ndodhur mu në qendër të kryeqytetit. Në pronën shtetërore ku ndodhej kompleksi sportiv ‘Partizani’, dhe ku Italia kishte pas në plan të ndërtonte një aeroport, familja e ish- kryeministrit ka ndërtuar 17, plus tre, kulla. Për këtë janë manipuluar një mal me dokumente dhe shtatë male me fonde. Fondet duket se janë nga ato që quhen ‘para të pista’, ose siç themi në shqip ‘para gjaku dhe droge’. Ku i gjeti dhëndëri i kryeministrit 11 milionë e ca euro që i hodhi në atë beton?

Hajde gjeje… Po si i manipuloi 64 ish- pronarë (rracë budallenj) duke u kthyer vetë në pronar të gjithë asaj kabaje. Po ç’i duhen gjithë ato para e gjithë ajo pasuri një njeriu të vetëm a një fisi të mençëm?- mund të pyesë dikush në kafe… Të gjitha le të jenë ‘haj mo!’; po provokimin kush e fal? U provokuam të gjithë që shikojmë 17 kulla e na thonë se janë ‘të ndershme’. U provokuan 64 pronarët si derdimenë. U provokuan gjithë këta njerëz që thonë se ‘doktori luftoi për demokraci, jo për pasuri’. Në fakt iu paska ardhur hakut të gjitha rracave për 30 vjet. Por iu vjen hakut me të drejtën e vetme të ‘rracës’ që ua rregullon qejfin rracave të tjera.

Provokimi i tradhtarëve

Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’,  një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.

Provokimi i qëndrestarëve

Këta që po provokojnë përsëri, këta nuk kanë bërë asgjë të mirë për popullin. Kur duhej që të ishin këtu, këta kishin ikur. As kur ra epidemia nuk u ndodhën këtu; një dy a tre herë u fshehën nëpër kthinat e morgut dhe skërmitën dhëmbët: ‘Hihihihiii!, shikoni sa të vdekur kemi parë!’. Tani kanë vërshuar përsëri dhe kërkojnë pushtet. Pushtet për çfarë?… Për të dhunuar përsëri popullin si përherë? Apo për të ndotur prapë qytetin? Apo për të treguar me gisht viktimat e tërmetit?

Lufta e këtyre kësaj here ka vetëm një kuptim: Nëse i kanë vënë syrin edhe 17 kullave të tjera, ose një ‘Camorra’ të dytë, atëherë këta fitojnë e vijnë në pushtet me çdo kusht. Siç ndodhi në vitin 2009, kur ende nuk ishte mbyllur procedura e manipulimit gjigand me paratë e pista dhe pronat e 17 kullave në perëndim të kryeqytetit. Atëherë grupimi luftoi me thikë në dhëmbë dhe ia doli që të vihej në rrugë makina e Camorras. Një popull i tërë u tërhoq zvarrë drejt asaj fitoreje, me qëllim që të fitonte vetëm një familje. Mafia këtu ka trajtën e familjes dhe të fisit, dhe aplikona ligjin e tmerrshëm të heshtjes. Familja mafioze nuk vdes kurrë. Tani populli po provokohet me ligjësitë e mafies: Mund të vdesin të gjitha familjet tiranase, por jo familja mafioze. Provokimi më i madh është se sikur qeveria në fuqi që shfaqet si kundërshtare e mafies në të njëjtën kohë të jetë duke bashkëpunuar më Camorrën? Ah, kjo ç’do të jetë! Atëherë vërtet do të fundosemi të provokuar.

Provokimi i shërbëtorëve:

Si provokon, për shembull, njeriu që ka marrë përsipër të sjellë diell tjetër në 26 prill? Ky është një djalë i bukur, emri Lulzim Basha. Ky në Camorra deri tani nuk ka pjesë, ka vetëm firmën. Luan vetëm si shërbëtor. Mirëpo edhe nga pozita e shërbëtorit ky provokon bosët. Bosët e tij ndërtojnë 17 kulla, dhe ky nuk mbetet pa gjë, bën tre a katër vila në vit. Bosët e kanë lëshuar në gjueti që në mbrëmje t’u sjellë pushtetin, por ky flirton me amerikanët dhe me qeveritarët vendas për të ruajtur lëkurën e vet.

Ky ka për qëllim që të mos shkojë në qeli bashkë me ish- ministrat që hodhën firma në dobi të Camorrës. Por ka të tjerë shërbëtorë që po ‘lënë leshtë’ duke mbrojtur bosët e mafies dhe shkatërrimtarët e vendit; duke i mbrojtur medie më medie, studio më studio, kotec më kotec… Çudia është se këta thonë se ‘do të fitojnë ata që na dhunuan’. As vetë nuk e besojnë, por besojnë në ndonjë copë harasani nga 17 kullat. Ose besojnë se populli provokohet edhe kështu, e…, diçka del.

Kush pyet për të shkretin që fle i provokuar!

12 komente në “Popull i provokuar”

  1. xha jaho says:

    Zoti Frrok Cupi PRESIDENT !
    Bravo, kjo eshte e madhe te demaskosh Camoren tropojane !

    1. k says:

      Pergezoj dhe vlerësoj sinqerisht autorin për kurajon qytetare dhe dinjitetin intelektual të denoncojë fakte që i dinë të gjithë po që askush nuk pipëtin.Vetëm Ky zotëria dhe ngjela ka të drejtë të mburren që “unë e kisha thënë”kur të bien mafjozët dhe gjithë “analistët” ti kritikojnë “hapur” siç ndodh në shqipëri. Triumfi i së keqes ka arritur maja të papranueshme.

  2. Ana says:

    Bravooooo!
    Duhen hapur syte ketij populli.
    sali kafsha paska bere kerdine bashke me ate shemtiren e shekullit.
    E populli ha pershehsh me kos

  3. ZIGUR QARRI ( i verteti ) says:

    Po prisni o luvgjeter, prisni. Prisni komentin e “Taulant”

  4. Mtzeqari says:

    O Frrok….shume drejte ke shkruajtur….po shiko dhe keta të Edit jane te korruptuar te pandreqshem….. kam 22 vjet qe pres leg.e shtepise ne Fier dhe akoma nuk e kam marre….njëhere thone kur te vij rradha(qe jam nga te paret qe e kam ndertuar)..njehere thone kur te vij rradha tek blloku i lagjes(te tere i kane marre..une jo..)??pastaj thone do tu njoftojme??pa marre asnje pike kontakti…mendo Frrok te jetosh larg vendit dhe te biesh ne dore te hienave te Edit ne zyren e leg.ne Fier…dhe në fund kemi frike se mos na i zhdukin dokumentet e shtepuse..?….me respekt Myzeqari kokepakare FRROK…

  5. Demokrati qe nuk voton says:

    Ekselent. Ju lexoj gjithmon me shum deshir.
    Bashk me intelektin zoti ju ka dhene edhe trimrin
    Perball ksaj mafie qe ka 30 vjet qe dhunojn ket
    Popull sistematikisht .
    Do tju lutesha te shkruani cdo dite sepse ju nuk shkruani si shume te tjere koleg per” Fenomenin”
    Por me emer mbiemer qe ju dallon nga te tjeret,bashk me zotin M.Baze,I,yzeiri,etj..

    Respekt.Respekt.Respejt

  6. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    E kujt ja thua keto,ceceneve te saliut qe kane pushtuar pronat e ish pronareve nga veriu ne juge dhe kane bere gati molotovet dhe kallashet per te mbrojtur jamturkoshak malltezin e sypeshkaqenin e fate gerdecin e co.
    Kujt ja thua ilirfloririt me muniken e qelbesirave qe kane mbush tv e gazetat duke ber propogande per dy familjet mafioze…
    Ky popull eshte akoma neper kafene

  7. Demokrati qe nuk voton says:

    Ekselent. Ju lexoj gjithmon me shum deshir.
    Bashk me intelektin zoti ju ka dhene edhe trimrin
    Perball ksaj mafie qe ka 30 vjet qe dhunojn ket
    Popull sistematikisht .
    Do tju lutesha te shkruani cdo dite sepse ju nuk shkruani si shume te tjere koleg per” Fenomenin”
    Por me emer mbiemer qe ju dallon nga te tjeret,bashk me zotin M.Baze,I,yzeiri,etj..

    Respekt.Respekt.Respejt

  8. % says:

    Ato ish pronaret jane rrace budallenjesh o Frrok, sa mire qe e di. Duhet te konverohen. Qellimin e ke te qarte por ke te keqen qe 100 % te parashikimeve dhe analizave tuaja dalin ne te kundert. Mire ben te kthehesh ne zanatin e vjeter, ate te parin.

  9. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    SUPER FRROK ÇUPI ??????????????? FANTASTIK dhe FENOMENAL i MADHI FRROK ÇUPI ??⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖??????⚖⚖⚖⚖⚖?????? RESPEKTE RESPEKTE për LEGJENDËN FRROK ÇUPI ❤??

  10. baca says:

    Zoti Frrok, e keni vene re se si baterdia e mediave dhe analisteve te Berishes kane heshtur perballe ketij lajmi te jashtezakonshem. E keni vene re sesi nje investigim i papare i denje per cmim Pulitzer u ka kycur gojen haleve te Berishes qe nga Sonila Meco Andi Bushati Bejtja e gjithe Andat e tjere qe nga emri duket se i ka pjelle i njejti baba i cmendur. E ke vene re si quhen Andi, Blendi, Sonila, Cimi, Adi, Si emra eunukesh ku ti nuk kupton se kush eshte njeri dhe kush eshte tjetri. Emra pjellash pa personalitet. Prodhime te realizmit socialist qe ne spermatozoid. duket qe dhe prinderit e tyre i kane konceptuar duke menduar Partine dhe truri i tyre nuk mund te kaloje pertej. Andi, Anila, Sonila, Adi, Cimi ose Clirimi hahahahaha.
    Beni diferencen zoti Frrok, ju Merua. Jeni emra shqiptare, beni shqiptarine! BASHKE ME ITALJANIN E DREJTE QE NA E KA CUAR ZOTI KARLO BOLINO, SI KARL GEGA, SI KARL TOPIA!!!!!

  11. Korabi says:

    Jemi dhe popull naiv,ju kujtohet ajo plaka qe takoj Lulin ne rruge :”me ka vdek burri te keqen nena”tha ajo, mos u merzit se ne 25 Prill do rregullohen te gjitha tha ai, medemek dhe burrin tend te vdekur,tani ky kaqoli pretendon te behet kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje