VIDEO: Si jetonin shqiptarët, shfaqet pas 37 vitesh dokumentari që ndaluan komunistët

24 Shkurt 2021, 19:53Sociale TEMA

Paul Lendvai, dikur një gazetar që vinte nga Hungaria në Shqipërinë e viteve ‘80, sot profesor dhe njohës i mirë i shkencave politike sjell për herë të parë në vendin tonë dokumentarin ‘‘Shqipëria nga Skënderbeu te Enver Hoxha’’.

Më shumë se 30 vite më vonë, përmes këtij filmi dokumentar do të mund të kthejmë kokën pas në Shqipërinë e atyre viteve ku edhe vizitat e gazetarëve planifikoheshin nga sistemi.

Filmi shoqërohet me vijën melodike të këngës ‘’Enver hoxha tungjatjeta’’, ndërsa pamjet e para të dokumentarit e nisin rrugëtimin e tij në Tiranë me imazhin e Stalinit në shtatore. Radhët e gjata, mungesa e ushqimeve, “tollonat” dhe shumëçka që sot duket e harruar rikthehet me imazhet e këtij filmi.

“Në një moment, drejtuesve të udhëheqjes nuk i pëlqeu filmi, nuk mundet t’i pëlqente, dhe filluan të diskutonin mes tyre se kush i kishte mundësuar këtij ardhjen në Shqipëri”, kujton përkthyesi e atëhershëm i dokumentarit, Sokol Mici.

Në këtë film dokumentar, që vjen në kuadër të ditëve të kujtesës si një ndër eventet e Institutit për Demokraci, media dhe kulturë na përcjell edhe prof. Aleks Budën, që flet në gjuhën gjermane dhe ndalet të disa ngjarje të historisë së Shqipërisë.

5 komente në “VIDEO: Si jetonin shqiptarët, shfaqet pas 37 vitesh dokumentari që ndaluan komunistët”

  1. mira says:

    Se si jetonim e dimë ne që jetuam atë kohë, por nuk paguanim për shkollë, nuk paguanim për tek mjeku, lëviznim pa makina por lëviznim me biçikleta, autobuza dhe trena, toka mbillej nuk lihej djerrë, fabrikat punonin e paguheshim për punën që bënim, jetonim thjeshtë nuk kërkonim lux, të gjithë ishin në të njëjtën varkë dhe kishte solidaritet. Nuk them se duhet kthyer ajo kohë se vetë koha është nocion që vetëm përpara shkon. Nuk është vetëm kjo anë që bota njihte, ka dhe anë të tjera mjaft pozitive, por sado të përpiqeni ta errësoni mundin e djersën e brezave, 2 breza jetuan sistemin socialist, nuk mundeni, faktet flasin ndryshe, doni apo nuk doni ju.

    1. joel shkodra says:

      Nuk e paske kuptuar pse ishin “falas” shkollat, spitalet. Nuk paguanim taksa per mbajtjen e tyre dhe kjo na pelqente, por ajo qeveri na jepte vetem sa per te ngrene e per t’u veshur dhe “taksat” i mbante para se te na paguante. Pra, ishin parate e punes sone te papaguar qe mbanin keto institucione. Se ndryshe si do te mbaheshin? Me frymen e shenjte? Dhe ishim te gjithe njelloj. Te gjithe te varfer. Sa duhej te punoje per te blere nje frigorifer, nje lavatriçe, nje televizor etj.? (qe edhe keto ishin me autorizime). Sa per makina e lukse te tjera as qe behej fjale. Mbi te gjitha mungonte liria e fjales, liria e levizjes. Kapitalizmi ka shume te meta, eshte i eger, por ende nuk eshte gjetur nje sistem me i mire, sepse te le te lire te ecesh me kembet e tua e te mos presesh çdo gje nga shteti. Ka droge, korrupsion, prostitucion e shume te keqia te tjera, por askush nuk te detyron te merresh me keto.

  2. sumatra says:

    Ja dhe nje dokumentare i nje italiani te rekrutuar nga kamunistet.
    Skenat e para, nga koha e mesjetes zogolliane jane te improvizura djallezisht nga kamunistet, kurese ato pas 1844 jane te manipuluara nga gazetari talian
    https://www.youtube.com/watch?v=vI6ZSOH_vXw

  3. Copa e katunarit na çoi mbrapsht says:

    Mire, keq, te gjithe e kishin nje vend pune, aq fabrika, uzina, ofiçina, artizanale, kantiere detare, etj,, sa ishin.
    Treni erdhi e u be funksional ne vitet 50, mire keq, po e kishe nga Shkodra ne Vlore e
    deri ne Juglindje. Erdhi Saliko dhe, NE VEND TA KTHENTE NE TREN ELEKRTIK, e zhduku fare transportin hekurudhor. Kemi 30 vjet qe nuk u hypim trenave.

  4. D Didani says:

    1. Njerzit jetonin 1Milion here me te sigurt
    2.E benin gjumin top
    3.Familja e bashkuar dhe nen kontroll
    3.Rrogat shume te ulta ,por kishin te gjithe nje cope pune!
    4.Askush nuk trembej nga e nesermja dhe falimentimet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje