“Divella” dhe Trupi Konsullor i Puglias, Basilikatës dhe Molises dhurojnë pajisje mjekësore për Shqipërinë: Solidaritet me tokën shqiponjave

24 Shkurt 2021, 15:40Sociale TEMA
“Divella” dhe Trupi Konsullor i Puglias, Basilikatës dhe

Trupa Konsullore e Pulias, Bazilikates dhe Molises dhe kompania F. Divella, industria e pastave dhe agro-ushqimit, në Autoritetin Portual të Barit, dhuruan 6 ventilatorë të teknologjisë së fundit dhe 40 mije maska për Shqipërinë .

Një gjest solidariteti vëllazërie dhe bujarie që lidh Pulian me Tokën e Shqiponjave, u shpreh Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqiperisë në Bari znj. Gentiana Mburimi, e cila falenderoi përzermërsisht kompaninë Divella dhe kolegët e saj, duke kujtuar marrëdhëniet e shkelqyera ndërmjet dy vendeve por edhe mbeshtetjen reciproke të dhënë në këto kohë të vështira.

Massimo Salomone, Sekretari i Përgjithshëm i Trupës Konsullore të Pulias, Bazilikatës dhe Molises, theksoi pajisjet mjekësore të përparuara teknologjikisht dhe jashtëzakonisht efektive, jane thelbësore për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga vështiresia në frymëmarrje. Ky eshte nje akt dashurie ndaj vellezerve tane shqiptare Falenderojme F. Divella Spa për solideritetin e jashtezakonshem, tha ai.

Dhurimi i pajisjeve mjekësore eshte nje gjest konkret ndihme, shtoi Francesco Divella, menaxher i marketingut i F. Divella SpA – për nje popullsi që ashtu si pjesa tjeter e botes po përballet me këtë situate shëndetesore. Ne besojmë se në këtë periudhë është e nevojshme të mbështesim njëri-tjetrin.

“Të bashkuar nga i njëjti det”, kjo është lidhja jone e fortë, shprehet Ugo Patroni Griffi, Presidenti i Autoritetit të Sistemit Portual të Detit te Adriatikut te Jugut, midis Bel Paeses dhe Tokës së Shqiponjave. Tashme janë gati 30 vjet që kur Puglia filloi të kete një marrëdhënie të veçantë, miqësie dhe vëllazërie, me Shqipërinë. Sot, pra, jemi së bashku të luftojmë një armik të padukshëm, krah për krah.

Kur filloi kjo betejë menjëherë miqtë shqiptarë vrapuan për të na ndihmuar, tani është koha që ne të ndihmojmë. Dhe ne si Trupe Konsullore, falë ndihmës së kolegut Divella, jemi edhe një herë këtu. Sigurisht që kjo miqësi na bën më të fortë. Së bashku do të jetë më e lehtë. Së bashku do t’ja dalim.

1 komente në ““Divella” dhe Trupi Konsullor i Puglias, Basilikatës dhe Molises dhurojnë pajisje mjekësore për Shqipërinë: Solidaritet me tokën shqiponjave”

  1. Alban.ny says:

    C’bejne keta arbereshet?!
    Kopjojne Edi Ramen?
    Lene 6 vete aty pa ventilator ë 40000 pa maska dhe u a dergojne shqipareve?
    Si Edi qe vaksinon Dhimiter Anagnostin dhe le gjyshen e Tos Lubonjes?!
    Shume gabim!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje