Psikologia Redina Sulstarova thotë se këtë vit, divorcet kanë qenë më të shumta krahasur me vitet e kaluara.
Sipas saj, shkak janë bërë detajet që janë bërë më të dukshme nga izolimi për shkak të pandemisë, apo marrëdhëniet jashtëmartesore dhe bixhozi.
“Problemet kanë ekzistuar. Nuk është se ndodhi karantina dhe u prish marrëdhënia. Mbyllja bëri që të vihen re detajet dhe bënë që te gratë që të merren vendime lidhur me divorcet.
Janë shtuar në krahasim me vitet e kaluara. Shkaqet kryesore të pakëtn muajit e fundit, vënia në djeni e një marrëdhënie jashtmartesore e bashkëshortit dhe bashkëshortes apo bixhozi pasi jemi në periudhë pandemie dhe ekonomia ka qenë më e rënduar.
Pavarësisht se si merret vendimi i divorcit ajo që unë shoh është se prindi e kanë shumë të veshtirë të shohin gjendjen psikolo të fëmijës.
Ai kthehet në një lloj trofeu se kush do e marri. Ndodh që mes prindërve prishet bashkëjetesa menjëherë dhe askush nuk pyet për gjendjen e fëmijës, por e gjitha tek ai ndikon”, tha në studion e ABC!
Jo,moj zonje jo ! Nuk e ka fajin as karantina, as ekonomia e dobet,sepse po te isht e dobet nuk i shikon te gjithe edhe ne pleqte me celular 200000 leke te vjetra ne dore. Po te ishte ekonomia e dobet nuk shkonin edhe ne kafe me makina lluksoze. Fajin e ka propaganda qe behet ndaj mardhenieve burre – grua. Shiko emisinin ” Perputhen ” C’fare ka ngelur pa u bere ne skene ? Shale te vajzave shikon , madje deri tek breket, puthjet jane bere te modes. Ka ngelur vetem pa bere xhveshjen lakuriq dhe perputhjen trup me trup. Shikoni e degjoni emisionet,madje edhe psikplog ,apo edhe gra me femije qe flasin se prishje e virgjerise s’duhet te jete tabu, se divorci eshte gjeja me normale. Madje tregojne ato qe vijne nga jashte shtetit se andej behet nami duke kryer mardhenie seksuale kur te doj qefi e me ke te doj qefi. Arrihet deri atje sa ne nje emision tek Magjistari, u tha : ” Kur shoh nje mashkull simpatik,pse te mos kryje mardhenie me te. E kjo na qenkerka gje normale dhe jo tradheti bashkeshortore. Ndaj moj zonje e nderuar,mos ia vere fajin pandemise ,e as varferise ,por shthurjes morale e degjenerimit te njerezise. Mos harroni se edhe kafsha e mbulon organin seksual,me perjashtim te dhise. Po,po ata e sidomos ato qe zbulojne kofshet e siset bejne degjenerim. Nje plake nga Lexha ,94 vjecare, i thote moderatores : ” Mbuloje gjoksin”
Femija eshte i Shenjte !!!
Beni cte doni me jetet tuaja ,ashtu si mundeni ,
por mos u Grindni kurr ne sy te femijeve sepse eshte Krimi me i madhe
qe nji babe ose nene i ben Femijes se tij ,
se sa ndarja .
Mbroni femijet nga te gjitha format e dhunes .
Ai qe e do femijen e tij nuk i shkakton asnji lloj dhune .
Un mendoj se Parlamenti Shqiptare duhet te ndihet me sensibel ne kte aspekt
dhe nuk do ishte keq ,qe Grupi i Psikologeve ti kerkonte nji gje te tille Parlamentit
berjen e nji Ligji qe mbron femijet nga te gjitha artet e dhunes ne familje e kudo !