Me standardet më të mira”! Rama: Qendra Shëndetësore në Kashar siguron kujdes cilësor për banorët e zonës

24 Shkurt 2021, 08:38Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure me një qendër shëndetësore në lagjen nr. 14 në Kashar.

Ai ka publikuar një video të investimit të bërë në këtë qendër shëndetësore dhe thotë se kjo u ka siguruar shërbim shëndetësor cilësor për banorët e kësaj zone.

MIRËMËNGJES ?
dhe me një tjetër qendër shëndetësore me standardet më të mira që i shtohet Kryeqytetit, duke siguruar kujdes shëndetësor cilësor për banorët e lagjes 14 në Kashar, me një shërbim të ri afër vendbanimit, ju uroj një ditë të mbarë?“, shkruan Rama.

Ndërsa një prej mjekëve shprehet se kjo qendër ka kushte e hapësira të reja për pacientët si dhe mjete e pajisje të reja për personelin shëndetësor.

“Është një qendër e re, qoftë në hapësira të reja dhe kushte, mjete e pajisje dhe çdo gjë e re. Kuptohet që është akses shumë i mirë për të gjithë banorët e kësaj zone” – tha një prej mjekëve.

1 komente në “Me standardet më të mira”! Rama: Qendra Shëndetësore në Kashar siguron kujdes cilësor për banorët e zonës”

  1. Kozmo says:

    Bravo RAMA! SHQIPERIA PO NDRYSHOJ CDO DITE PAMJEN E SAJ MESJETARE.
    25 PRILL VOTA ESHTE PER PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje