Akademia e Shkencave nis punën për tri vepra madhore albanalogjike

23 Shkurt 2021, 20:03Sociale TEMA

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: « Enciklopedia shqiptare », « Fjalori i madh i shqipes » dhe « Historia e shqiptarëve ».

Në kuadër të projektit madhor të hartimit të tri veprave të sipërpëmendura, që përbën një nga drejtimet kryesore të punës së Akademisë së Shkencave për vitin 2021 e në vazhdim, këtë të hënë, më 22 shkurt 2021, u organizua në mjediset e ASH-së një takim pune për përcaktimin e hapave të mëtejshëm për ngritjen e strukturave kryesore e atyre ndihmëse për hartimin e këtyre veprave madhore.

Të pranishëm ishin anëtaret e këshillit: prof. Emil Lafe, akad. Ilirjan Malollari, akad. Jani Thomai, prof. Valter Memishaj, akad. Pëllumb Xhufi, prof. Neritan Ceka, akad. Dhimitër Haxhimihali dhe drejtori ekzekutiv i QBAE-së prof. Irakli Koçollari.

Ndërsa janë hartuar preventivat orientuese e platformat paraprake në bashkëpunim me përfaqësues të ASA-s, me anëtarë të Asamblesë e të komisioneve e në konsultim

me ASHAK-un, si dhe është konfirmuar miratimi i tyre në parim, në takimin e kësaj të hëne u diskutua listimi i tërë stafeve të studiuesve të veprave përkatëse, me synimin që të përgatiten listat e plota të atyre që do të merren me hartimin e tyre.

Për të tria veprat u diskutuan format e bashkëpunimit me institucionet e tjera, nevojat për infrastrukturë e personel ndihmës.

Hartimi i « Historisë së shqiptarëve » u vlerësua që mund të fillojë punë shumë shpejt e të realizohet në kohën e parashikuar, duke u theksuar se ka mjaft të dhëna, prova e dokumente të reja që bëjnë të domosdoshme shkrimin e saj.

Puna me « Fjalorin e madh të shqipes » do të nisë së shpejti. Në këtë vepër do të ketë mbi 100.000 zëra leksikografikë (mbi 90.000 fjalë dhe mbi 10.000 njësi frazeologjike).

Puna e studiuesve synon që të pasqyrojë sa më gjerë leksikun e shqipes me të gjithë përbërësit e tij: fjalë, kuptime, nuanca mbishtresore, lidhje sintagmatike të lira e frazeologjike, lidhje paradigmatike, të dhëna gramatikore, stilistike e të përdorimit, shënime plotësuese dhe etimologjike, etj.

Në aspektin kombëtar, Fjalori do të bëhet shprehësi më i plotë i pasurisë, i larmisë, i forcës dhe i bukurisë së gjuhës shqipe, i mundësive që jep ajo për të gjitha fushat e veprimtarisë e të krijimtarisë.

Enciklopedia shqiptare, çka përbën ndërmarrjen më të vështirë e më voluminoze, përfundimisht, vlerësohet të realizohet në dhjetë vëllime e në një kohë sa më të shkurtër, për pesë vjet.

Në takim, për të tria veprat u diskutua edhe bashkëpunimi i ngushtë me ASHA-në në Kosovë dhe Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe më pas u dhanë udhëzime për ngritjen e mjediseve të reja të punës për Qendrën e Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike.

Akademia jonë e Shkencave, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka marrë rolin organizator e financues në hartimin e këtyre tri projekteve

madhore shqiptare; « Enciklopedia shqiptare », « Fjalorit të madh të gjuhës shqipe » dhe të Kuvendit të Albanologjisë që do të mbahet në nëntor të këtij viti. Kështu ASH-ja realizon një prej objektivave kryesore të reformës së këtij institucioni, atë të kryerjes prej saj të rolit strategjik në zhvillimin cilësor të shkencave albanologjike.

15 komente në “Akademia e Shkencave nis punën për tri vepra madhore albanalogjike”

  1. Ju lumte Akademike .
    Rrespekte .
    Duhet te japim gjithcka per Atdheun tone .
    Koha e krimbave pseudpDemokrate mbaroj .
    Eshte Koha e Shqiptareve e Atdhetareve te vertete.

    1. Matrapiku says:

      Opa opa … o atdhekara mos merni super xhiro.
      Perpara se te nisni gjithcka duhet te keni NJE parim te vetem parasysh “Atdhetare eshte pasqyrimi i te vertes”.
      .
      Kete e them sepse trillimet dhe fantazit jane bazat e shkences se sotme Shqiptare.
      Nuk ka mundesi te mos perpuqet ne as nje detaj theniet e Kocaqit me ato qe thote historiografia botrore per shqiperine.
      .
      Nuk besoj nqs ka “ekstremist” Grek te thote per Shqiperine ato qe thote Eleni Kocaqi per Helenet.
      “Nuk ka ekzistuar etnos Helen”.

  2. Lul says:

    Me ne fund mbas 30 vjetesh dikush u kujtua se gjuha shqipe eshte akoma gjalle. Me gjithe agresionet dhe shtremberimet futjen e fjaleve te huaja shume shprehje pa kuptim keto 30 vjete shqipja ka shume per te bere.

  3. shoku HEnver says:

    Nuk besoj se këta parazitë do të qullosin gjë. Kush do t’i kontrollojë këta birbo për sasinë dhe mbi të gjitha cilësinë e punës së tyre? A e di njeri se sa e kanë rrogën mujore këta parazitë?! E pra, më mirë të mos e dini se ndryshe do t’ju bjerë të fikët. Këto shushunja do të vazhdojnë t’ia thithin gjakun (pra lekët) në mënyrë më të përligjur këtij populli.

    1. Selam Labi says:

      Shume e drejte.

      Te mendosh se do bej shkence Gjinushi eshte komedi e madhe.

      Askush nuk do i kontrolloje keta.

  4. shefi 55 says:

    Nuk e di , por qe kur jam bere une me mendje per te kuptuar dhe sot qe jam pensionist kam lexuar qe , ASH ben studime vetem ne fushen albanologjike. Po shkenca te tjera ka akademia jone ? po akademik ne keto fusha a ka ? Me mire ASH te quhet Akademia Albanologjike , por jo e shkencave se eshte non sens. A kemi mjek ? po fizikant , po agranom, biolog etj ?!

  5. Demokracia says:

    Me vjen mire qe lexoj nje lajm te tille. Me ne fund vendi im do te perfaqesohet nga njerez intelektual dhe te ditur ne fushat e tyre. Ju urojme pune te mbare!

    1. Selam Labi says:

      Mos u entuziasmo shume o sufllaqexhi.

      Akademi Shkencash me Gjinush nuk mund te kete dhe ashtu sic nuk ka kritere ne kete vend ashtu edhe keta nuk do kontrollohen.

      Ne lidhje me ” Historine e Shqiptareve ” cfare dokumentesh te reja kane?

      Cfare do shkruajen ne lidhje me perandoret dhe shtetaret Ilire dhe Arberore ne Perandorine Romake dhe ate Romake te Lindjes dhe a do i konsiderojne Perandori te huaja???

      Po ne lidhje me shtetaret Shqiptare ne Perandorine Osmane dhe mercenaret Shqiptare atje?

      Do kete vellime te vecanta per Stratiotet, Gjikajt dhe Shqiptaret e Egjiptit dhe Sudanit?

  6. shqiptarija shqiptaret=GJUHE PELLAZGO ILIRE says:

    le ti kontrolloj e nderuara Eleni Kocaqi ajo i bie krese ketyre ushonjezave dhe nuk dihet se sa nga ata punojne per serbin grekun bullgarin malazezt maqedont.

  7. millosh kopiliqi says:

    Me 36 shkronja Munde te kemi nje shqipe shume te fuqishme me rreth 200 000 fjale………

  8. Papi says:

    Eshte thjeshte tym
    Mbase qellimi i vetem eshte te deformojne historine ne favor te fqinjeve qe kane vite qe bejne presion
    Sa per albanologjine albanologu i mynihut mbas aq shume vitesh ne sherbim te shqipes thoshte
    “nuk kuptoj me gjuhen qe flitet ne shqiperi”
    dhe ky shembull eshte para 10 vjeteve
    Pra nje i kampit si gjinushi as vuri ujin ne zjarr kur ishte politikan dhe kishte fuqine per nje ligj te mirfillte e lere te beje diferencen si nenpunes i shtetit
    E vetmja gje qe beri qe la sheje ishte shitja e partise te toma

  9. Buda says:

    Prof. Emil Lafe, se pari, duhet te hedhe me pare ne internet zerat e “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”,
    botuar ne vitet 2008-2009 nga Akademia e Shkencave e Shqiperie; se dyti, sikur te gjitha institucionet shkencore
    te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi te behen bashke, jo per 5 vjet, por as per 10 vjet nuk e mbarojne
    Enciklopedine Shqiptare me 10 vellime. Puna armiqesore e agjentures serbe ne Shqiperi, me ne krye dhenderrin e saj,
    Sali Ram Berisha beri qe Qendra e Enciklopedise Shqiptare te atrofizohet per 11 vjet rrjesht dhe tani s’ka burre nene qe ta zhvilloje me tej.
    Sidoqofte puna duhet te rifilloje, duke pasur gjithmone synim mbushjen e boshlleqeve shkencore qe kane zeart shqipatre ne internet.

  10. Erdogan says:

    Tani po.
    Asqeret e Erdoganit nuk do ta quajne El-basanin turqisht qe do te thote Toke e pushtuar, por sic quhej me pare.
    Po ashtu edhe Saranden ne Agios Saranda sic quhej nga Vorio Epirotet.
    Voskopojen ne Moskopolis.
    Gjirokaster ne Argjiro-kastros.
    Tropoje ne Tripolis.
    Kostandinopoje ne Kosrantinopolis.
    Adrianopoje apo Edirne turqisht ne Adhrianopolis.
    Karavasta ne Karavo Stasi (Sracion varkash) “shqip”.
    Emathia vend linda e Jeorgios Kastriotis ne Mat.
    Qitetin italisht nga Cita ne Polis sic i thonin Ilyret.
    Stambollit ne Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinlos.
    Shen Sofine apo Shen Gjinin latinisht nga Saint ne Agia Sofia dhe Agios Gjinis.
    Do vazhdojne ta quajne Flamurin nga Fllug anglisht apo do gjejne ndonje fjale tjeter?
    Bukur nga Buatiful angl?
    Shkurt nga Short anglisht?
    Mengjes nga Morning?
    Darke nga Dark angl?
    Dite nga Day angl,Drite,Dritare?
    Nate nga Note italisht?
    Per mua nga Per me ital?
    Fund nga Fine ital?
    Prift nga Priest angl apo Papas,Sali Proto-Papas.
    Rruge nga Road angl?
    Udhe nga Odhos greq?
    Vend nga Land angl?
    Isull nga Is-land angl,Nisi greq Nishan?
    Eperme nga Uper angl?
    Dhurate nga Dhoro greq?
    Pan-dhoras,Kuti e Pandores,te gjitha dhuratet e Zotit?
    Dhome nga Dhomatio greq?
    Adres nga Adress angl?
    Kontroll nga Contro ital?
    Kunder nga Contro ital?
    Paqe nga Pace ital?
    Beteje nga Battle angl?
    Familje nga Family angl?
    Mashkull nga Masculine?
    Femer nga Féminine,femije?
    Moter nga Mother angl?
    Martohem nga Mérite ferngjisht?
    Fejuar nga Fiance angl?
    Semundje nga Sinkness angl?
    Pidhit nga Pusy angl?
    Bjonde nga Blond?
    Bardhe nga Blanko spanjisht?
    Stepi nga Spiti greqisht,Spital,Hospedale?
    Hôtel nga Hotel?
    Pi nga Pino greq?
    Uje nga Uoter angl?
    Detyre nga Duty angl?
    Shes nga Sell angl?
    Blej nga Buy angl?
    At-dheu,dheu i Babait,At-aturk Babai i turqve?
    Avash avash turq?
    Hajde turq?
    Lliqen nga Lake angl?
    Mushkonje nga Moskito angl?
    Shkolle nga Skolio greq?
    Vij nga vini ital?
    Erdha nga Erxome greq?
    Diell nga Ilos greq?
    Hije nga Sqia greq?
    Ender nga Oniro greq?
    Agim nga Avgi greq?
    Shpelle nga Spila greq?
    Shpate nga Spathi greq?
    Vare nga Varja greq,Varos i rende?
    Hape deren nga Open the door angl?
    Presh nga Praso greq?
    Pjeshke nga Peach angl?
    Qersji nga Qerasi greq?
    Laker nga Llahana greq?
    Trendafil nga Trianda-fila ,tridhjete flete.
    Flake nga Flloga apo Flame?
    Vere nga Vino ital?
    Pranvere nga Primavera ital?
    Plage nga Pligi greq?
    Mish nga Meat angl?
    Dhemb nga Dhondi greq?
    Tavoline nga Table angl?
    Laj nga L’avais ferngjisht?
    Leshoj nga Lashate ital?
    Kendoj nga Kantare ital?
    Valle nga Vals ?
    Etj,e te tjera ecetera.

  11. Iliria e bashkuar says:

    Kujdes me ate fjalorin e madhe. Se mos e mbushni me fjale te huaja dhe mbureni pastaj ?

  12. Gjergj Kristo Frashëri says:

    Njoftohemi se Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e një vepre madhore albanologjike – « Historia e shqiptarëve » (Akademia e Shkencave nis punën për tri vepra madhore albanalogjike, Gazeta Tema, 23 Shkurt 2021). Pas më shumë se një shekulli po shtohen përpjekjet tona dhe po krijohen kushtet politike për bashkimin të paktën e të dy gjymtyrëve të trungut tonë kombëtar – Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës shumë e dëshiruar mes nesh.

    Në trojet (viset) historike shqiptarofolëse në Ballkan, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri, Mal të Zi e gjetkë ka natyrisht atdhetarë dhe mëmëdhetarë (sepse të tillë ka aty ku flitet gjuha shqipe), të cilët janë pa masë të vuajtur, të etur dhe të paduruar të mësojnë rreth historisë së tyre të vërtetë dhe të ndriçuar nga pena e historianit. Ata bashkë me né jemi padyshim të dëshiruar të shohin në një vepër akademike “Historinë e shqiptarëve”. Po të kujt “shqiptarëve”? Atyre që flasin gjuhën shqipe në viset (trojet) e tyre historike në Ballkan, apo edhe të shqiptarëve që kanë emigruar nëpër shekuj në vise të huaja jashtë tij?

    Mendoj se Komisioni ideor i Akademisë së Shkencave i ngarkuar për programimin e përmbajtjes së kësaj vepre, do të hartojë paraprakisht prospektin e saj (ose e ka hartuar ndërkohë atë). Vendi ka edhe historianë që nuk janë akademikë, të cilët mund të ndihmonin me sugjerimet e tyre, përpara se Akademia të fillonte nga puna për organizimin dhe realizim e veprës në fjalë. Për mendimin tim pra, do të ishte mirë që ky prospekt në vija skeletore të bëhej i njohur në faqen e Akademisë, apo ku ajo t’a gjykonte të mundshme pa u bezdisur nga vala e komentuesve “pa bukë”. Meqenëse vepra është një produkt i një institucioni shtetëror, mendoj se edhe ata historianë që nuk mbajnë titullin akademik kanë të drejtën e tyre të informohen mbi përmbajtjen (konceptin) që është hartuar nga Akademia e nderuar për këtë vepër akademike, shumë pretenduese në pamjen e parë. Mundësisht ata të informohen edhe për autorët apo grupet e autorëve që janë skicuar apo miratuar për hartimin e këtyre kapitujve të kësaj vepre. Kjo për të ndihmuar me pyetje dhe sugjerime, jo për të ndërhyrë. Faleminderit!

    Kam edhe një arsye tjetër që e kërkoj këtë transparencë, sepse kemi më së fundi nevojën për të hedhur dritë akademike për vendin e shqiptarëve – se kush është Shqipëria (Albania) sot? Të mësojmë, se ku fillon dhe ku mbaron e folura sot e gjuhës shqipe në Ballkan? Cilat janë trojet tona shqiptarofolëse që kanë mbetur ende sot në Ballkan – nga Iliria dhe Epiri (Albania) i kohës së Romës, nga Shqipëria (Albania) siç e quante Perëndimi atë në mesin e shek. 15 dhe nga Shqipëria (Albania) e Shpalljes së Pavarësisë më 1912? Si është gjeografia e trungut kombëtar sot dhe e ishujve të saj përreth? Sepse së fundi duhet të marrim vesh, se çfarë quan Akademia jonë e nderuar bashkë me akademikët tanë të talentuar – Shqipëri (Albania). Kjo është bërë tashmë prej dekadash nevojë thelbësore që të trokasin në dyert e Europës duke qenë të ndërgjegjshëm për identitetin tonë kombëtar. Nuk kam besuar asnjëherë, se né shqiptarët do të pranohemi në familjen evropiane, një copë pas cope nga trungu kombëtar. Aq sa u pranua Gjermania kur ishte e tillë. Në pritje dhe Urime Akademisë së Shkencave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje