Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për situatën pandemike në vend, teksa është ndalur tek masat anti-Covid.
Brataj është shprehur se masat e fundit nuk dhanë efekt dhe rrjedhimisht do të ketë masa të reja, të cilat priten të komunikohen brenda dy ditësh.
Më tej ai theksoi se karantinë totale nuk do të ketë.
Pyetje: Komunikimi i radhës nga ana e Komitetit mund të jetë, nesër ose pasnesër, pra brenda datës 25?
“Sigurisht që po monitorohet çdo ditë, çdo e dhënë dhe ekspertët do të shprehen të gjithë me radhë. Me rritjen e numrave duhet që të merren masa të tjera sepse kemi thënë ka masa të lehta, të mesme dhe të rënda. Tek masat e rënda është karantina, që nuk do të jetë.
Kështu që për masa të tjera gjithsecili do shprehë mendimin. Nuk mund të flas në emër të Komitetit në momentin që nuk është marrë një vendim.
Unë si specialist them që me këto numra treguan që nuk mjaftuan masat deri tani dhe detyrimisht do të shihet për ashpërsim masash të tjera”.
Pyetje: Cili mund të jetë një skenar tjetër meqë karantina përjashtohet?
“Unë si specialist them që nëse nuk mjaftojnë masat, detyrimisht nuk mjaftoi ky orar. Mund të ulet më shumë, sepse normalisht në atë orë është grumbullimi më i madh i njerëzve.
Janë shumë aktivitete të cilat nuk janë esenciale, pra nuk janë të domosdoshme sa i përket zinxhirit ushqimor, shëndetësor, që mund të preken me kufizime të tjera”.
Pyetje: Do të jetë sërish me dy orë afrimi i karantinës apo mbetet për t’u parë në vijim?
“Mbetet për t’u parë, nuk është vendosur gjë akoma.“
Tu u gelltit e tu u gelltit. Eshte jashte kontrollit Keno. Karantina eshte e vetmja qe mund t’i sjelle gjerat nen kontroll por ju as qe e diskutoni. (Timonieri se ju nuk iu pyet njeri).
“JO” kategorike!!!
Nuk ka me kuptim mbyllja totale apo kufizimi i orareve, nese me pare nuk behen statistika per te pare se sa persona e kane kaluar deri tani Covidin. Me shume mundesi 40-45 perqind e popullsise tashme e ka kaluar, e kushedi sa te tjere po e kalojne aktualisht, prandaj karantina nuk jep me efekt kur perhapja eshte e madhe. Deri sa te behet vaksimini i plote, do e kene kaluar 60-65 perqind e popullsise, por me mutacionet e reja dhe humbjen e antitrupave pergjate nje viti, perqindja do ulet, keshtu duhet lene sic eshte qe ta kalojme sa me shpejt. Secili duhet te beje vete kujdes se nuk ka shtet ne bote qe e kontrollon dot perhapjen e madhe pa ndihmen e njerezve, sidomos ky shteti yne i paafte dhe legen.
Mbyllni kafet dhe restorantet! Ato jane vatra kryesore! nuk ka vend te Evrope qe ti kete kafet e hapura si tek ne.
Jeni totalisht te deshtuar u perdoret politikisht…9 dite pergjigja tamponit as ne Kongo nuk ndodh…deshtim total…shtet velinash…..ju rrofshin laboratoret e Vilmes bejini cicin e prostaten…mens per here tjeter parashikoni terma ne ppp per kto raste pandemish qe do jene te shpeshta…shtet ne sherbim te 5 veteve…turp
Duhet nje mbyllje totale.