Kryeministri Edi Rama ndan me ndjekësit e tij një foto të një infermioereje, e cila ndonëse shtatzanë, është shumë e përkushtuar në shërbim të qytetarëve për përballimin e Covid.
Rama vlerëson aktin e saj, duke nënvizuar se bën dallim në armatën e bluzave të bardha në përballjen me armikun e padukshëm, duke qëndruar në vijën e parë të zjarrit!
Postimi i plotë i Ramës:
Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi.
Prej ditës së parë të përballjes me Armikun e Padukshëm, infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!
Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre.
Beji fresk pushtetit o Mero. Do te doja te kisha syte e tu per ta pare realitetin ashtu sic e sheh ti. Une do te sygjeroja qe te besh nje artikull ku tregohet se sa mijera shqipetar dhe te huaj po dynden ne shqiperi pasi eshte vendi i endrave te tyre dhe pagat jane ne nivele marramendese.
Ka ndonje ligj qe thote se infermieret shtatzena duhet ta marrin lejen e lindjes 6 muaj perpara se te lindin?
Shume dom ky Devi,po pse punoni e ne se nuk punoni kete Devin of difin e pagunte shpellari
Meso te shkruash se po shkruan ashtu sic e ke vene emrin.