Ndërron jetë nga COVID një 27-vjeçare nga Berati, s'kishte sëmundje shoqëruese

3 Mars 2021, 16:50Sociale TEMA

Një 27-vjeçareje nga qyteti i Beratit ka humbur jetën ditën e sotme nga Covid-19.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.

27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, priste të martohej së shpejti.

(TemA)

1 komente në “Ndërron jetë nga COVID një 27-vjeçare nga Berati, s’kishte sëmundje shoqëruese”

  1. Kolera qe ka rene spo kursen asnji moshe .
    E tmerreshme .
    Gjynah .
    U prehte ne Paqe .
    C’mundet te thuash ne arste te tilla me shume !
    Ruani vehten njerez ,zbatoni rregullat dhe mbroni jetet tuaja dhe familjes tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje