Rama kujton kompozitorin e ndjerë Agim Krajka: Therje në zemër për shuarjen e burimit të fishkëllimave të të dashuruarve

3 Mars 2021, 19:01Sociale TEMA

Kryeminstri Edi Rama ka kujtuar ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar, Agim Krajka.

Në një postim në Facebook, Kreu i Qeverisë shprehet se i ndjeri Krajka i dha emër fizarmonikës dhe se askush nga ne nuk mund të mos të ndjejë therje në zemër për humbjen e atij burimi fishkëlliamsh, siç e quan ndryshe ai.

“AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit. Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit. A

jo fizamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.

Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave. U prehtë në paqe!”, shkruan Edi Rama.

2 komente në “Rama kujton kompozitorin e ndjerë Agim Krajka: Therje në zemër për shuarjen e burimit të fishkëllimave të të dashuruarve”

  1. Pokeristi says:

    Nuk ke ç’te thuash me shume per te madhin Krajka .Nje nga ikonat e artit muzikor shqipetar
    Çdo krijus nepermjet vepres se vet nderton pavdekesine e tij.
    Ngushellime familjes.

  2. Shumica jane jashte Shqiperise nderkohe qe aty kan ngel
    nastradinat qe shetisnin me gamore deri ke pazari i vjete me kosha me qif ?

    Personalishte nuk kam pas noj melodi te kenges se te Madhit Krajka ,
    por Melodi Filmash si psh ate te Filmit seriale Amerikan …
    . . .

    Ne rruget e San Fraciskos ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje