FOTOT: NASA shpërndan pamje të reja nga misioni në Mars

10 Mars 2021, 14:42Hi-Tech TEMA
FOTOT: NASA shpërndan pamje të reja nga misioni në Mars

NASA ka shpërndarë disa foto të reja nga sonda “Perseverance”, e cila ndodhet me mission në Mars.

Sonda “Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.

Sonda do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.

Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade.

NASA shtoi 25 kamera në misionin prej 3 miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars.

2 komente në “FOTOT: NASA shpërndan pamje të reja nga misioni në Mars”

  1. Baliu says:

    Ky vetem ‘selfie’ po ben ? ? ?

  2. ¥jp says:

    Po ça pm së tyre Marsin thonë këta…
    Janë bërë më mashtruesë se politikanët shqiptarë, 40 milionë euro për 2 km rrugë edhe Nasa 4 miliardë dollarë për 4 foto që duken sikur janë marë në deltën e ‘Semanit’ amerikan ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje