Gert Bogdani ishte një nga emrat që mungonte në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Megjithatë, ai u shpreh në A2 se ky vendim ka qenë diskutuar më parë dhe ka pasur miratimin e palëve. Ai theksoi se sfida e tij është pushteti lokal dhe bashkia e Tiranës.
“Ka qenë diskutuar dhe miratuar më parë ky vendim. Ka qenë një proces i gjatë, që nisi nga sita e anëtarësisë deri në miratimin e vendimit. Ka pasur një diskutim, ka pasur një dakordësim dhe të gjithë do të jenë të angazhuar në fushatë.
Sfida ime është pushteti lokal dhe bashkia e Tiranës mbas 25 prillit, por ajo që është e rëndësishme aktualisht është sfida e 25 prillit, sepse rëndësi ka që të ndryshojë kjo qeveri dhe jo thjesht një rrotacion, por një ndryshim real.
Ka nisur puna edhe për zgjedhjet vendore të ardhshme, pasi sfidat vijnë njëra pas tjetrës. Herën e fundit nuk patëm zgjedhje vendore, patëm një votim mekanik njëpartiak. Unë besoj se pas kësaj do të kemi shqyrtimin e Kushtetueses, por sot data më e rëndësishme është 25 prilli”, u shpreh Bogdani.
Vone plako… shume vone…
Patjeter …enderra per Pusht vazhdon…
Po e ke te sigurt,se je shume i zoti dhe ti
Ik ere pirdhu. Spiun babi, spiun vjehri, spiuna si familje.
Ti je me lolo se lolot qe te sjellin verdalle ,nuk i per vellezerit autore si perfun duan? Prandaj mos shikon endra per nje karike spese lolot e Kane te qarte disfatene qe i pret 25 te prillit do shikoni per lesh Trikotazhi e leshterik Agipi.
e eeee
edhe neve ashtu mendojme ??