Udhëheq listën e PS në qarkun e Gjirokastrës, Kumbaro: Rruga për një mandat të tretë, ka filluar

10 Mars 2021, 10:25Politika TEMA

Mirela Kumbaro do të udhëheq listën e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Kumbaro bën me dije se këtë pozicion e ka marr si një besim të madh të PS, çka nuk ia  lehtëson por ia rëndon edhe më shumë përgjegjësinë.

Postimi i Mirela Kumbaros

Fushata për garën finale të 25 prillit që përmes votës demokratike, do t’i hapë Partisë Socialiste rrugën për një mandat të tretë, ka filluar.

Në këtë proces, kam nderin e madh të kryesoj listën e kandidatëve për Qarkun e Gjirokastrës.

Që ky është një privilegj i jashtëzakonshëm, kjo s’ka dyshim.

Që Qarku i Gjirokastrës është një bekim për këdo që banon aty;

për këdo që punon aty;

për këdo që ka fatin të jetë ushqyer me traditat, kulturën e historinë e tij, edhe këtë zor se e kundërshton kush.

Unë ndjehem me shumë fat, po shumë ama,

që jam 100% me gjak nga viset e këtij Qarku;

që prej vitesh tashmë kaloj më shumë kohë në këtë qark se sa në vendlindjen time;,

dhe që punoj prej 4 vjetësh në Qarkun e Gjirokastrës si përfaqsuese e komunitetit të tij në Kuvendin e Shqipërisë

Qysh dje kam barrën të përfaqsoj sërish Partinë Socialiste në këtë Qark në zgjedhjet e 25 Prillit duke kryesuar listën e kandidatëve

 E marr padyshim këtë pozicion si një besim të madh të Partisë Socialiste te unë, çka nuk ma lehtëson por ma rëndon edhe më shumë përgjegjësinë

Por mbi të gjitha e konsideroj këtë besim në rritje, si një meritë që i takon krejtësisht komunitetit të 7 bashkive të Qarkut ndaj të cilave ndjej një detyrim e mirënjohje pa kufi

Që nga populli i Dropullit prej ku kam nisur punën time politike dhe elektorale në fillim të vitit 2017,

banorët e Gjirokastrës së sime mëje, me të cilët kam punuar ngushtësist për rilindjen e Qendrës historike që në vitin 2015 e më pas për aq shumë projekte që sot na bëjnë krenarë,

duke vijuar me libohovitët e mi të dashur, pjesë e jetës timë që kur kam ardhur në këtë botë e me të cilët kemi bërë për Libohovën ne pak vjet aq sa s’ishte bërë në 25 vjet,

gjithë përmetarët e fshatit dhe të qytetit që më mësuan se ekziston një krahinë në Shqipëri që është e rrallë dhe që i sjell fat kujtdo që e zbulon siç e zbulova unë,

Këlcyra si një oaz i pashmangshëm në mes të Luginës së Vjosës ku sa më shumë e shkel aq më shumë ia kupton vlerat,

Tepelena që më bën çdo herë të provoj adrenalinën njerëzore dhe energjinë e pashterrshme për zhvillim,

dhe deri në Memaliaj me pasuri të tokë e të nëntokës dhe përvojat njerëzore sfiduese që të mirëpret në hyrje të Qarkut e që është ende një projekt në ndërtim.

Janë të gjithë këta njerëz që më kanë bërë të ndjehem fuqishëm pjesë e tyre, që më kanë dhënë mundësinë të ndërtoj me ta dorë për dorë, dhe që në këtë rrugëtim të ri që po përgatisim të mundem t’ua kthej mirënjohjen me përkushtimin njerëzor dhe fuqinë e forcës politike dhe zhvilluese që vetëm Partia Socialiste e ka.

Dhe ky do të jetë mandati i tretë, për të cilin do të punoj si pjesë e një ekipi të shkëlqyer prej 6 kandidatësh në drejtimin e kapitenit tonë të skuadrës Bledi Cuci, siç kemi punuar bashkë e me ballin lart në keta 4 vjet sepse #ShqipëriaËshtëEArdhmjaJonë.

4 komente në “Udhëheq listën e PS në qarkun e Gjirokastrës, Kumbaro: Rruga për një mandat të tretë, ka filluar”

  1. Leksi says:

    Ti je nje nga te vetmet dy vrimat e zeza te kesaj liste shume te mire.

    6 vjet ministre nuk bere asgje pervec shperndarjes se parase publike pa asnje kriter aftesie a cilesie.

    Në Gjirokaster te njohin mire ne paaftesine tende!

  2. Kombi says:

    NE GJIROKASTEREN E VJETER ESHTE VENE DORA E QEVERISE, NATYRISHT QE NUK DO TE NDALOJE. ESHTE NJE VEND TURISTIK DHE DUHET TE RINOVOHET KUDO. ISHTE LENE KOMPLET MBAS DORE NGA SANCO PANCOT E PD.
    KURRE MOS ARDHSHIN ME NE QEVERISJE, SE VETEM SHKATARRIM I SOLLEN VENDIT.
    ATA QE VOTOJNE PD, JANE ANALFABET, OSE ANTISHQIPETAR, QE NUK E DUAN ZHVILLIMIN E VENDIT.

  3. Jorgo says:

    Te shpiesh ne Gjirokaster kete zhaben qe s’la gje pa vjedhur e gjoja i beri te reja kallderemet e Qafes se Pazarit me gure shtufi qe ende nuk kane zene vend eshte tallje me votuesit!
    TURP!!!

  4. Shoku i Shullazit says:

    Mirela Kumbaro: Perkthyese e sigurimit te shtetit ne Hotel Dajti menjehere sa mbaroi shkollen. ( L.P.)
    Ti shikohet dosja sepse ka qene zyrtarisht e angazhuar ne zararet e sigurimit te shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje