U kthyen në mollën e sherrit, zbulohen për çfarë përdoren zyrat tek ish selia e vjetër e PD

12 Mars 2021, 16:12Politika TEMA
U kthyen në mollën e sherrit, zbulohen për çfarë

Në 2014, me vendim qeverie ish-godina historike e PD kaloi nën varësi të Bashkisë së Tiranës për ta përdorur për shërbimet e saj. Që atëherë, ndërtesa që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përdoret nga kjo e fundit për të  ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve.

Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.  Në katin e tretë të saj ishin dhe zyrat e  FRD-së, së cilës i janë kërkuar që të lirojë zyrat.

Gjatë gjithë vitit pas tërmetit, duke qenë se shumë ambiente publike janë dëmtuar, të gjithë partive politike që nuk janë parti parlamentare u është kërkuar të lirojnë zyrat dhe ambientet e tyre. Sipas ligjit për ‘partitë politike’, Bashkia e Tiranës ka detyrimin që t’i japë ambiente për zyra partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President.

Sipas nenit 22, pika b, të këtij ligji “partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”.

Me ikjen e Bamir Topit FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t’ ofrojë zyra.

FRD nuk është parti me përfaqësim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit. Ligji nuk e ngarkon bashkinë ë Tiranës të sigurojë seli për partitë që nuk përmbushin këto pika të ligjit. Bashkia e Tiranës ka vepruar njësoj edhe me parti të tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianët e Zef Bushatit, në momentin që nuk kanë përfaqësim në parlament. FRD është njoftuar sipas ligjit, disa ditë përpara dhe i është lënë koha e nevojshme për të marrë masat dhe lirimin e godinës.

1 komente në “U kthyen në mollën e sherrit, zbulohen për çfarë përdoren zyrat tek ish selia e vjetër e PD”

  1. Kozmo says:

    NQS KA SHTET DUHET ME ULTIMATUM TE LIROJE ZYRAT. DHE ILIR HALES TI GJINDET VENDI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje