A do të ketë rotacion politik me 25 Prill? Blendi Fevziu i sinqertë: Edi Ramës është shumë vështirë t'ia marrësh pushtetin

15 Mars 2021, 23:24Politika TEMA

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për aktualitetin politik në vend.

Kur u pyet nga Ylli Rakipi, se a duhet të ketë rrotacion politik në 25 prill, Fevziu dha një përgjigje mjaft të sinqertë.

Ai tha se nuk e thotë dot para zgjedhjeve këtë gjë, por sapo të mbarojnë zgjedhjet ai do të flasë hapur.

Blendi Fevziu: Nuk e them dot këtë tani. Nëse shprehem sot, cili do të jetë morali im të dal në emision pastaj?  Më jep fjalën që do të më ftosh pas zgjedhjeve dhe unë do të them të vërtetën.

I pyetur për bilancin e Edi Ramës në qeverisjen tetë vjeçare të vendit, Fevziu sërish deklaroi se nuk flet dot tani.

Nuk kam patur ndonjë mendim të ndryshëm për Edi Ramën. Unë nuk kam patur ndonjë iluzion.

Kam menduar se Rama do të ishte ky. Në momentin që e akumulon pushtetin, nuk e lëshon kollaj. Është edhe vështirë tja marrësh,”-tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje