Ambasadorja Yuri Kim takon drejtuesin e SPAK: Reforma po jep rezultate, është duke i dhënë goditje krimit të organizuar dhe korrupsionit

17 Mars 2021, 20:57Politika TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka publikuar në rrjetet sociale imazhe nga takimi i zhvilluar me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja.

Diplomatja amerikane shkruan se reforma në drejtësi po jep rezultate, duke renditur dhe arritjet e deritanishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar.

“Një takim shumë i frytshëm sot me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. SPAK është duke i dhënë goditje krimit të organizuar dhe korrupsionit: Mbi 588 çështje të hapura, më shumë se 70 milionë euro asete të konfiskuara, 748 persona të hetuar, prej të cilëve 288 të arrestuar dhe 114 të shpallur fajtorë deri tani. Reforma në drejtësi po jep rezultate”, shkruan Yuri Kim.

5 komente në “Ambasadorja Yuri Kim takon drejtuesin e SPAK: Reforma po jep rezultate, është duke i dhënë goditje krimit të organizuar dhe korrupsionit”

  1. €€€ says:

    Ja ka fut kot kjo Amerikonia. Ilir Meta tha dje qe reforma eshte e deshtuar. Tani te besojme Ilirin qe dallohet per besushmeri ,apo kte Amerikonen e korruptume. Kte e ka thone Meta jo une.

  2. Ladi says:

    mos u lodhni me hajdutet e xhepave apo te bicikletave, kapni ilir metn, sal birishen, argit birishen, lulin, muniken, ben ahmetaj, ilir beqja, dhe ca kriminel e hajduta te tjer, ministra, drejtore, prokuror, gjyqtar, dje e sot, se nuk mkujtohen te gjith, pastaj anej nga fundi, pasi ti keni qeru kto ma siper, filloni me ed ramen ne sete. keshtu pastrohet shqipja jon.

  3. popull del nga pylli says:

    O SPAK nga ty nuk pritet as pak ; po nuk e fillut nga peshkaqenet ,e 31 viteve te sundimit te tyre ; familjen e kriminelit BERISHA .like floriri ; Bashe e 21 janarit 4 te vrare qe vodhi 23 000 000 te rruges se kombit ; Medi gerdeci ; ma shume se gjysma qe kane qene ne qeverri ne keto 31 vjet ; e dhe Rame tepsija .e+ shume gjyqtare e prokurori llala ; çu ba me te; kjo ashte puna e mbare qe çdo shqiptare e enderron te bahet nje dite.

  4. asd says:

    Dakort, shume mire … por skuadra nuk ka bere gol akoma!

  5. xhoxhi says:

    Po jep rezultate na thotë.Meruni me njerzit e ngordhur dhe lini të lirë mafiozët që shkatëruan dhe vodhën Shqipërinë.Kur të arestohen Berisha,Meta,Basha etj atëhere mund të thoni që SPAK-U po ecën mirë zonja ambasadore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje