Nga Ylli Pata
Sot kanë ardhur dy paralajmërime të forta nga nivele të larta politike për zgjedhjet e 25 prillit. Si kryeministri Edi Rama, ashtu dhe numri dy i PS-së, Taulant Balla, kanë folur për një plani për të “hedhur në erë” 25 prillin si datë zgjedhjesh.
“Lulzim Basha nuk është rrezik për demokracinë dhe drejtësinë por mishëron rrezikun që përfaqësojnë ata që e kanë Lulzim Bashën manekin në duart e tyre.
Lulzim Basha nënshkruan kontratë absurde për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij. Nga ana tjetër është e qartë që rreziku i destabilizimit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron gjithmonë e më shumë është prezent”, tha Rama në një takim me skuadrën e kandidatëve të PD-së së Fierit.
Ndërkaq, pak më pas, këtë alarm e ka lëshuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili në faqen e tij të Facebook-ut shkruan:
“Lulezim! Ku je Lulezim?! Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë.
Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë. Në Elbasan mos e ndrysho listën aman, por mos e fyej Elbasanin.
Mjaft u more me gaztorët e tu dhe manipuluesin e kamerave të Kryeministrisë kur Saliu dhe ti qëllonit mbi popullin opozitar.
Por në ditët në vijim do kemi habere për ty nga Elbasani… Sa për matematikën e numrave kuptohet qartë që ti i je rikthyer planit të çadrës për pengimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të zhvillohen më 25 prill”.
Ndërkaq, Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht kreu politik i qarkut të Fierit i ka kërkuar KQZ-së që të zbatojë ligjin.
“Dua të bëj një apel KQZ-së që të interpretojë siç duhet Kodin Zgjedhor dhe të gjitha subjektet në garë të jenë të barabarta në garë sepse siç kemi marrë vesh subjektet zgjedhore të opozitës kalojnë numrin, duke regjistruar 24 nga 18”, tha ai.
Edhe sot që flasim, PD-ja ende nuk i ka regjistruar kandidatët për deputetë në qarqe, të cilat i janë kthyer nga KQZ si për plotësimin gjinor, ashtu edhe për numrin më të madh të kandidatëve se sasia e deputetëve që ka një qark.
Vetë PD-ja ka deklaruar se nuk do ta plotësojë këtë kërkesë ligjore, pasi sipas saj i takon asaj që të vendosë sa emra i duhen.
Më pas do të nisë beteja ligjore në KQZ për verifikimet e emrave të kontestuar në lista, që sipas atyre që kanë dalë nga mediat, apo edhe nga denoncimet e mazhorancës, janë disa objeksione.
Kjo situatë do të sjellë në një situatë ku jemi në kalimin e të gjitha afateve zgjedhore, siç ka ndodhur përgjithësisht me PD-në.
Katër vjet më parë, afati i regjistrimit u shty posaçërisht me dekret nga presidenti i atëhershëm Bujar Nishani, pas daljes së Lulzim Bashës nga çadra dhe paktin me Edi Ramën, në ndërmjetësimin e SHBA-BE.
A do të kemi sërish një “çadër” të re apo një “30 qershor” të ri, ku siç edhe ka një precedent, Ilir Meta të dekretojë një datë të re zgjedhjesh, pasi një kërkese të mundshme të opozitës?!
Këto janë pikëpyetje që dalin si nga rastet e provokimit të tensioneve nga ana e PD-së në Elbasan, por edhe nga “faktet ligjore” në terren.
E natyrisht nga kërcënimet e vazhdueshme të Metës por edhe për qarqeve pranë tij, se Ramën duhet ta mundim jo vetëm në fushë por edhe në rrugë apo “dhomat e zhveshjes”.
Si zgjidhet kjo? Lulzim Basha duhet të deklarojë hapur dhe prerë se PD nuk do të minojë në asnjë mënyrë zgjedhjet e 25 prillit apo kërkojë shtyrjen e tyre.
PD mori atë që deshi për administrimin e zgjedhjeve me komisione partiake, futjen e teknologjisë në zgjedhje, apo edhe eleminimin e votës së emigrantëve.
Tashmë nuk ka më asnjë justifikim; nëse e përsërit, atëherë ky kthehet në mekanizëm politik i PD-së, që natyrisht si instrument përplasës e i dhunshëm, mund të hasë natyrisht me një qëndrim të fortë. Në radhë të parë nga ndërkombëtarët, siç ndodhi përpara 30 qershorit 2019…
Rames me Ballen pas kepuce i kane zene dhimbjet e lindjes se kudo po shohin qarte voten KUNDER dhe kane nisur te pjerdhin.
Rames dhe Balles ,ti ti rruash pallen or “baulant babalja”!Per dhjam qeni do shkoni te gjithe drejt metalurgjikut per skrap si parti dallkaukesh qe jeni!Ju do krijoni trazira me (Al Binin-Bujar Bukoshi nr.2),po ketu nuk eshte Serbi e as Kosove or mjerane!Shqiperia eshte Europe e per rrjedhedhoje nuk e do feudalizmin por civilizimin qytatar!Ka vdekur nje here e mire koha e tritoleve Berishjane!Ju keni mbetur ne doren e “ujkut te skraparit” ku tashme ai del i pari vetem tek Arjan Qani e kerkund tjeter!
Ndaj kethejuni qytetarise sepse rruge tjeter nuk ka or mjerane qe edhe pas 30 vitesh mbetet mesjetare dhe doni te ngrysni jeten tuj vjedhun e vrare!Jetojme ne shekullin e 21 or mjerane mesjetare.
O dhi nusja ne Lalz
Meqe pop flet kryeministri per Elbaanin.
Ne festen e Dites Veres elbasanasit pane ate qe askush nuk e kishte pare ne Shqiperi per 30 vite – Kryeministrin te rrethuar nga gardhi i plehrave te qytetit me precedent penal, me perplasje me policine, me denime per droge!
Ky ishte grupi shoqerues i Edi Rames ne Elbasan, qe i rrinin me afer se bodigardet. Kete e pa Elbasani, kete e pa edhe Shqiperia. Fotot e tyre, filmimet e tyre. Ata i njeh kushdo mire, edhe policia gjithashtu. I njeh edhe Taulant Balla qe i ka premtuar zbardhje te dosjeve te tyre kriminale me kushtin qe te ndihmojne Rilindjen te mbaje pushtetin simbioze me Mafien.
Lëri elbasanasit : Ti me kë e pe me atë me xham , apo me atë pa xham ? S’dini as të gënjeni or të shkretë … Dhe ankoheni pastaj pse s’fitoni dot zgjedhjet ???
Edhe pas vdekjes , Rama do të jetë k/ministër me rrota trari si puna jote dhe gjithë opozitës së sotme …
Ai vëndi i bustit të dullës tek sheshi : bosh është ???
PD dhe LSI jane kthyer ne parti gangesterash…. Eshte fatkeqesi per partine demokratike qe ka aritur ne kete gjendje se LSI dihet eshte parti jashteqitje e krijuar me llum….. PD eshte dekompozuar se ata qe tentuan ta ringjallur i hoqen dhe i vrane….
Po nuk hoqen plakun Mere dhe me djallin te bashkoheni Edi Ramen nuk e mundni dot…
Edi rama nen shoqnin e Qifit peqinit i cili ka krushk dash sulen e PD, kryemafioz i prokuroris elbasanit, i cili eshte kunoti i gash magonit. jane te lidhem e ska zot me i zgjidh. po i morin fryment elbasanit e peqinit familjet mafioze. nuk ka pd, ps, jane bashke. Cuni i Qifes peqinit kandidon ne tiron me numer 30. hajde merre vesh. 3 deputete nga dy familje mafioze veten nga peqini i vogel. merre me men cbohet ne gjith shqipnin.
postoje tema, mos i fshih kriminelat
Me daten 25 prill do te shkojme ne zgjedhjet parlamentare, bile edhe ca nga ne qe kemi rreth 28 vjet te larguar dhe s’kemi votuar asnjehere ne Shqiperi. Ka ardhe koha qe kesaj radhe te veme gurin e fundit mbi tranzicionin shqiptar, pasi atje jane mbledhe me shume nga Holanda dhe kosovare te Albin Kurtit se sa nga Shqiperia. Te kuptohemi: s’kam asgje me kosovaret e ndershem e patriot, por me kosovaret e Sali Berishes dhe Albin Kurtit sepse s’do ta pranojme kurre te na qeverisin ata qe na kane perdhunuar. Me punen qe ka bere Partia Socialiste do te vendos recordin e ri ne vazhdimin e drejtimit te vendit por edhe ne çimentimin e themeleve te demokracise qe i kane minuar Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulezim Basha per 30 vjet. Ata qe kane bere faje , mbas prillit do te shkojne si te akuzuar para drejtesise se munguar deri tani si vdekja qe kane sjelle ne vite. As covidi nuk do te na frenoje per vete dhe njerezit tane te ndershem qe u grabiten dhe u vrane nga bandat e 1997, 1998, Gerdecit, 21 Janarit… dhe perpjekjet si gjarperi nen gur i ILir Metes. Shqiperine do ta çlirojme perfundimisht nga keta horra dhe pronat e vjedhura do sekuestrohen e kalojne ne buxhetin e shtetit;
Neqoftese Kuvendi i Shqiperise nuk shkarkon urgjent Ilir Meten nga posti i Presidentit
dhe Drejtesia nuk arreston Sali Berishen, ne Shqiperi do te perseritet tragjedia e 1997.
PD dhe LSI do bëjnë çdo ç që të jet e mundur për të fëlliqur zgjedhjet, që në rast se nuk fitojnë të kenë alibi për humbjen.