Nga Adriatik Doçi
Shqiptarja.com dhe Report Tv po verifikojnë formularët e dekriminalizimit që kanë plotësuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kandidatët më problematikë rezultojnë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti që akuzohet si simbol i blerjes së votave në Shqipëri, abuzimit me pushtetin, për një karakter familjar dhe thellësisht klientelist. Kandidati i LSI-së në Tiranë, Arben Muçaj, rezulton se është dënuar në janar të vitit 2019, për veprën penale të fshehjes së pasurisë, ndërsa vendimi nuk është i formës së prerë.
Ferdinant Aligjoni, kandidat i LSI në Vlorë, është dënuar dy herë, në vitin 1989 dhe në vitin 2018. Herën e fundit është dënuar për refuzim të deklarimit të pasurisë. Kandidati për deputet i LSI është ndaluar, hetuar dhe gjykuar në Itali për “organizatë kriminale dhe trafik droge”, por më pas, sipas tij, është shpallur i pafajshëm. Kandidati tjetër i LSI-së në Vlorë ka ndryshuar emrin nga Ilirjan në Ilir Hysi, ndërsa në vitet 2002-2003 është hetuar në Itali për trafik të lëndëve të paligjshme, por sipas tij, në fund ka dalë i pafajshëm.
Për fshehje ose deklarim të rremë pasurie është dënuar edhe Ded Ngreca, kandidat i LSI-së në Lezhë. Ndreca ëshë dënuar nga shkalla e parë në 2019, vendim të cilin e ka ankimuar në Apel. Kandidati i LSI-së në Shkodër, Ashim Tafilaku, është dënuar në vitin 2014, për veprën penale të organizimit të lotarive, lojërave të fatit dhe bixhozit në kundërshtim me ligjin.
Sokol Ponari, kandidat i LSI-së në Tiranë, është dënuar nga gjykata për kundërshtim me forcë të punonjësit të policisë. Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, pjesë e listës së Tiranës, deklaron se është proceduar në vitin 2009 nga prokuroria për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës, dosjes e cila është mbyllur. Spahiu rezulton se kishte përdorur jashtë vendit makina në pronësi të Drejtorisë së Patentave, kur drejtor ishte vëllai i tij, Ylli Spahiu, aktualisht me dosje në SPAK.
Besnik Jakaj, një tjetër kandidat i LSI-së në Tiranë, deklaron se është proceduar penalisht në vitin 1999, për veprën penale të fyerjes për shkak të detyrës, por që gjykata e ka shpallur të pafajshëm. Ndërsa Blerdi Liçaj, kandidat i LSI në Tiranë, thotë se ka mbajtur emrin ‘Kristo’ në Greqi, që është emri i pagëzimit.
Doktori Petrit Bara, të cilin Monika Kryemadhi e kandidoi për deputet pasi Ilir Meta e dekoroi për titullin ‘Mjeshtër i Madh’, ka korrigjuar datën e lindjes, nga 11 janar 1952 në 11 janar 1943, para duke u ‘rinuar’ me një vit. Kandidati tjetër Lemi Muçaj, ka ndryshuar emrin nga Eqerem në Lemi. Ndërsa Arben Rroko, kandidat në Tiranë, është arrestuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.
Kandidati i LSI në Durrës, Shemsi Premçi, është proceduar për organizimin e kryengritjes së armatosur së 14 shtatorit 1998, por që është shpallur i pafajshëm nga gjykata në vitin 2009. Durim Hoçja, kandidat i LSI-së në Durrës, është proceduar në vitin 2014 për plagosje, por që çështja në ngarkim të tij është pushuar. Artur Baku, gjithashtu kandidat i LSI-së në Durrës, rezulton që më parë quhej Afrim, ndërsa është ndaluar në 2015 me akuzën e shpërdorimit ë detyrë, ndërsa procedimi është pushuar më pas.
Sokol Skura, kandidat i LSI-së në Elbasan, deklaron se është ndaluar dhe më pas lënë në arrest shtëpie, në vitin 2015, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen një adoleshenti 17-vjeçar. Nuk dihet se në ç’rrethana është mbyllur çështja e Skurës.
Kandidati i LSI-së në Berat, Ilir Oboni, është dënuar në vitin 1991 për shkelje të Kodit Penal Ushtarak, ndërsa është proceduar edhe në vitin 2019 për kundërshtim të punonjësit të policisë, por që është pushuar procedimi.
Në Gjirokastër kandidati i LSI Elton Ismaili thotë se është dëbuar nga shteti grek për 5 vjet, në vitin 2002, sipas tij për mungesë dokumentacioni. Ndërsa kandidati tjetër Erald Alika në Gjirokastër është dënuar në vitin 2007 me 6 muaj burg, konvertuar në 2 vjet shërbim prove, për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Sa i takon kandidatëve të pavarur, Bojken Abazi deklaron se është ndaluar dhe hetuar disa herë në Kosovë dhe Tiran, si dhe dënuar të paktën një here më gjobë, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizmi dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Abazit i është ndaluar edhe hyrja pë dy vite në Kosovë.
Kandidati tjetër i pavarur Pal Shkambi është dënuar dy herë në vitet 1982 dhe 1983 për për përvetësim të pasurisë socialiste. Në vitin 2006 është dënuar në Maqedoni me gjobë për prishje të rendit publik. Në 2013 është dënuar sërish me gjobë nga Gjykata e Shkodrës për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Iljaz Shehu, kandidat i pavarur, është arrestuar në vitin 2019 për përndjekje, por është liruar pas 72 orësh dhe çështje e tij është pushuar. Ndërkaq, nga formularët e publikuar deri më tani, asnjë kandidat i Partisë Socialiste nuk rezulto i arrestuar apo dënuar. /Shqiptarja.com /
Ankthi i pritjes, është më i keq se dënimi.
Prandaj provokojnë amerikanët të shpejtojnë çfarë presin të ndodhë para zgjedhjeve
të mund ti prishin ato siç veproi fshatari injorant me zgjedhjet lokale.
Fytyra te cpifura
Turp t we votosh per keta RUGESH
Po per Salianjin qe eshte denuar me dy vjet burg per Babalen, pse nuk flet kush…
Ai nuk e ka apeluar vendimin…
Fytyra te cpifura
Turp t we votosh per keta RUGESH……
Hajdut
Sindroma basha u paska zene edhe ju me duket
* Doktori Petrit Bara, të cilin Monika Kryemadhi e kandidoi për deputet pasi Ilir Meta e dekoroi për titullin ‘Mjeshtër i Madh’, ka korrigjuar datën e lindjes, nga 11 janar 1952 në 11 janar 1943, para duke u ‘rinuar’ me një vit. 1952-1943=9 eshte plakur me duket
Lapsus o injorant pa sy e pa tru. Ne vend ta shkruajne 53 e kane bere 43.
E si mund ta di une se eshte lapsus , eshte idjotesi
gazetaresh apo printuesish ?! Vecanerisht ne shifra
duhet qene i sakte per te mos u bere qesharak .
Qenka komplet lista me dosje drejtesie, prandaj e kane me shume merak reformen keta te LSI -se.
Ka patur LSI kryetar partie ne Elbasan Pjerin Xhuvanin, por nuk e ka me. Pjerini apo “Pipi” ishte me 14 mars Diten e Veres pjese e eskortes me precedente penal qe kishte rrotull kryeministri Edi Rama!
E pa gjithe Elbasani ate eskorte me llumin e malavites, e pane edhe shqiptaret neper fotot e filmnimet….duhet ta keni pare edhe juve te TemA-s, po ti keni syte ne balle e jo gjetke.
LSI partia e Like floririt parti hajdutesh dhe kriminelesh me ne krye ngritesin e peshave Like floriri….. Kjo eshte aleatja e Lules….
Ne Shqiperi deri tani asnji gazetar apo analist nuk flet per nje dukuri shume kriminale qe eshte e mundur vetem tek ne. Ndryshimi i emrave dhe mbiemrave!!!! dhe datlindjeve si mbas qejfit. E paimagjinushme ne asnje vend tjeter.
Sekti naziskin i ministrave , drejtoreve, bashkiakeve superhajdute te leshelise duhet te nxirret nje here e pergjithmone nga skena politike me 25 prill. Nafije dybeku, sudja e perralles me 5 pika ne koshin e plehrave, ne furrnalten e metalurgjikut per skrap. Gjithe llumi i shqiperise i shkojne prapa gruas me te urryer te planetit, leshelija ne shkermoqje totale dhe braktisje masive nga elektorati qe lexohet qarte ne fytyren e doktoreshes fallxhore.
Shiko si shtrengohet te qeshi ajo picka na pas
Gati sa sju mor fryma
Fytyre e shpartalluar
Neveri. ……..
LIS-partia e Tepsise…keta jane te gjithe Gangestera…dhe Mafjoze…keta jane per tu DENUAR se nuk kane kryer De nimet…lol