Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet sot gjatë një dalje për mediat në sheshin “Nënë Tereza” dhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama se opozita dhe Presidenti duan të kapin reformën në drejtësi.
Ai tha se reforma s’mund të jetë më e kapur se sa është tani, duke iu referuar sërish çështjes së selisë së FRD.
Ai mori si shembull dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, për të cilat tha se nga peshkaqenët u kalua tek ca cironka.
“Si mund të jetë më e kapur se sa është e kapur reforma në drejtësi. Si mund të jetë më tepër se sa kaq.
Vetëm rasti që përmendëm pak më parë. Ka ndonjë ndjekje penale për ta. Kush i del për zot letrës së Bakallit.
Ju e shikoni si u katandisën dosjet e Shijakut dhe Dibrës, nga peshkaqenët kalohet tek ca cironka.
Njësoj si me çështjen e drogës, në vend që të vihen para përgjegjësisë ata që pastrojnë lekët e drogës, kapen ata për 2-3 gram kanabis”, deklaroi Meta.
me cironka po meret se peshqit medhenj jane ne presidence. megjithse laku po ngushtohet shume
Peshkaqeni kryesor Like mavria,qe shpreson me keto dalje te devijoje qendrimin e shqiptareve ndaj tij.”Gimi me tha,nga une ke 700″ po ortaket e tjere sa te dhane o mavri? Mjafton kjo te hysh ne listen e peshkaqeneve.
Erdhi dhe pak koha për arrestimin tënd. Dosjet Jan gati qelb.
Je i pari ne listë more hajdut i degjeneruar dhe nuk ja hedh dot amerikës
duke thirrur,-Kapeni hajdutin !.Tani u bë FRD,ja shkelja e papranueshme ?
Perse nuk flet kurrë për 21 dhjetorin,gërdecin,kompleksin partizani,floririn ?
Fshatari injorant e mbivlerëson veten se ja hedh te gjithëve sepse eshte mësuar me ata
degjeneratat që e rrethojnë ne presidencë qe pranojnë ido përulje mjaft të vjedhin.