Çështja Gërdeci, Mediu: Kam marrë gjithë përgjegjësitë e mia, akuzat janë të sajuara. Jam i pafajshëm

17 Mars 2021, 12:16Politika TEMA

Kreu i Partisë Republikane këtë të mërkurë nga studio e ABC është shprehur se akuzat e mazhorancës për çështjen e Gërdecit, është një lojë politike për interesa të tyre.

Mediu është shprehur se ai është gjykuar në lidhje me këtë ngjarje dhe ka qenë ai që ka dhënë dorëheqjen menjëherë nga posti për arsye morale.

Sipas tij mazhoranca e përdor për të përbaltur figurën e tij dhe harron vuajtjen që ngjall te familjet që kanë humbur të afërmit në këtë ngjarje.

“Unë nuk dua që debati im politik të lëndojë familjet që kanë humbur të afërmit. Unë e qëndrimin tim me Gërdecin e kam marrë marrë përgjegjësinë time, kam dhënë dorëheqjen në bazë të përgjegjësisë sime morale dhe nuk kam pas kontroll mbi gjykatë apo prokurorinë. Ligjet e shtetit nuk i bëj unë ato janë ato që janë. Këto e përdorin këtë çështje për interesat e tyre dhe jo për familjarët.

Akuza e vetme mbi mua si zyrtar ka qenë se pse nuk është paguar taksa nga kompania e huaj dhe transporti është bërë nga ushtria. Une e kam thënë se nëse do të gjendet një telefonatë mua apo familjes nga pronarët atje unë jam i hapur. Ky shtet ka tentuar që përmes prokurorisë dhe institucioneve janë përpjekur që të manipulojnë dhe të ngjallin akuza ndaj meje. Çështja e kostos në politike le të jetë e tillë, pasi politika nuk është e përjetshme, të jetë në kosto të PR-së e gjykon vetë. Secili në këtë garë vlerësohet nga ajo që bën, unë jam përpjekur që të jem i ndershëm në punën që kam bërë”, ka thënë Mediu.

2 komente në “Çështja Gërdeci, Mediu: Kam marrë gjithë përgjegjësitë e mia, akuzat janë të sajuara. Jam i pafajshëm”

  1. Trotski says:

    Po Troket sahati .
    SPAK eshte Gati
    Me Ju mberthye O Shkerdhata
    Shpejt Ju Vjen Mandata
    Bashke me Zenin
    Legen Sy-peshkaqenin
    Ne Reç te Shkodres do te Kuisni
    Si zagare do te Vdisni

    1. Asllani says:

      Mediu nje hajdut math
      Mashteus Genjeshtar
      Thot ja I n dershem ne Buthet
      ZAGAR I Sali Virusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje