Xhaferraj thërret "çunat" në ndihmë: Task Forca me 200 vullnetarë do të mbrojë votën e PD në Durrës

17 Mars 2021, 10:40Politika TEMA
Xhaferraj thërret "çunat" në ndihmë: Task Forca

“Partia Demokratike ka nxjerrë leksionet e saj dhe ka marrë masat për të mbrojtur votën”. Kështu u shpreh në Ditari në A2 CNN kandidati demokrat për Durrësin Ferdinand Xhaferraj, sipas të cilit e gjithë fryma qytetare është në favor të PD-së. Ai tha se PD ka ngritur një Task Force prej 200 vullnetarësh për të mbrojtur votën në Durrës.

“Kemi Task Force në Durrës. Janë 200 vullnetarë që do lëvizin në çdo cep për të mbrojtur dhe për të ndëshkuar. Po instalojmë teknologjinë për të gjurmuar dhe garantuar të drejtën tonë. Njëra palë është portretizuar si njëra palë që vjedh votën dhe palën që mbron votën”.

I pyetur në lidhje me listën e kandidatëve të PD-së përballë atyre të PS dhe nisjes së hetimit nga prokuroria me kërkesë të KQZ-së të kandidatit Rezart Tushi, Xhaferri thotë se ky i fundit ka një problem në dokumentacion, por nuk mund të krahasohet e pakrahasueshmja.

“Dako është në fushatë, është i përfshirë. Kemi dy palë janë hetime në Durrës e Dibër dhe kjo nuk është rastësi edhe lista e Durrësit këtë tregon. Nëse fola për listë të PD ku ka akademikë e politikanë, kur thua Lefter Koka, unë them inceneratorët.

Unë i referohem fakteve kur thua Ergys Qyrbja, them përgjimet Shullazi. Kur thua Ndraxhi, them dosja 339. Ky është i pesti si mua në listë, por unë i shkolluar në akademinë e Pentagonit. Kur them Rama është padrinjo që i mbështjell të gjithë këta.

Rezart Tushi ka një problem në dokumentacion por nuk mund të krahasohet e krahasueshmja me të pakrahasueshme. Në funksion të këtij standardi, Basha është i vetmi lider që ka qëndruar në një qark.

Në mënyrë të padiskutueshme edhe në këtë janë dy botë të ndryshme. Në gjithë listën e PD del vetëm një që ka probleme në dokumentacion”.

Xhaferri thekson se këto nuk janë zgjedhje për rrotacion, pasi konsensusi i të gjithë qytetarëve është që jeta në këto 10 vite është përkeqësuar.

“Uragani nuk mund të ndalet, është frymë. Në 10 vite konsensusi i i durrsakëve është që në 10 vite jeta e tyre është bërë më keq pensionistë që nuk u janë rritur pensionet, të rinj që nuk gjejnë vende pune, të sëmurë që thonë mos më çoni në spital nuk janë zgjedhje për rrotacion e ndryshim, por për përmbysje dhe referendum. Të gjithë bien dakord që jeta në këto vite është bërë më keq”.

Ai shpreson se baza e Partisë Demokratike në Durrës do të marrë 8 mandate.

Për Xhaferrin, kryeministri Rama është arkitekti i padrejtësisë me rindërtimin në Durrës, ku pas tërmetit  janë shembur me urgjencë 36 pallate për të humbur gjurmët dhe vetëm ën dy ka filluar ndërtimi.

“Tërmeti nxjerr lakuriq keqqeverisjen e Ramës dhe rilindësve të tij Rama ka dështuar katërcipërish me tërmetin nuk ka dalë përgjegjësia për atë që ndodhi. Nuk vrau tërmeti, por dora e njeriut e masakra urbane pa u vendoset drejtësia nuk mund të shërohet shoqëria.

Rama ka penguar drejtësinë. U shembën me urgjencë 36 pallate për të humbur gjurmët dhe jo për të rindërtuar. Tashmë është provuar që Rama është arkitekti që ka penguar drejtësinë”.

8 komente në “Xhaferraj thërret “çunat” në ndihmë: Task Forca me 200 vullnetarë do të mbrojë votën e PD në Durrës”

  1. Ndue says:

    Cfare bane prokuroria me kete halabak

  2. timo says:

    Ky Xhaferaj me këta 200 paramilitarë që po na bëjnë të dridhemi nga frika, në të vërtetë, do të na përmirsojë cilësinë e diellit për vakancat e këtij viti prandaj nuk duhet të friksohemi.

  3. Bashkim says:

    Rregulloje si Rregullove cilesine e diellit. o debil me akademi qe do fitosh mje m.. te madh qe mezi ta HAC.

  4. Xhaferı flet shume kuturu,qe do te thore brockulla,Per te gjıthe drejtımet qe mundohet te analızoje jane e kun
    derta e konkluzıoneve te tıj,Popullı ı dın me mıre se se ky partıak ı semure menderısht,Per lulın e pamese sa e duan durresaket dhe shkodranet,sı shume qytete te tjera,edhe per sasıne e deputeteve perserı eshte e kunderta,Keto mılıtaret sıkenı menduar,donı me ndez gjakerat e popullıt te durresıt,Mos harro or kokbosh se e majta eshte shume superıore se ju,

  5. Dr says:

    Cfare vote do te MBARONI.
    Kush eshte keq per 200 malok qe votojne ne Durres.

  6. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Totalisht muslimon brother’s,rastesi!?
    Jo!
    Kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj……. gezuar ramazonin!

  7. pjeter says:

    Nuk mundet asnje formacion politik apo organizata politije te formojne grupe per te kryejne funksione te policise se shtetit,shkelin ne ligjet penale te anti terrorrizmit,kete Xhaferraj duhet ta dije mire.Vetem forcat e sigurise se shtetit,e ne raste ekstreme ushtria kane funksion te sigurojne zgjedhejet,qe te mos cenohet asnje vote,cdo formacion tjeter eshte ligjerish i persekutueshen,madje rende,per pjesmarrsit,dhe organizatoret.

  8. Shqipetari-Berlin says:

    @Xhaferri,o Naziste i ndyre dhe Felliqur:Edhe Hitleri te njeten gje beri me 1933-shin..ishin trupat SA,(Sonderabteillung) ata qe “Mbrojten” Voten e Hitlerit..
    @@Prokuroria dhe Policia te marrin Masa per te “Seleksjonuar” keta Naziste,te POshter….lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje