Berisha nuk i koncepton mitingjet pa të vrarë: Rama në Elbasan mund të kishte krijuar një gjakderdhje

17 Mars 2021, 08:51Politika TEMA

Sali Berisha e quan përplasjen në Elbasan si një nga aktet më të shëmtuar zgjedhore. Ai mendon se atje ku ka mitingje duhet të ketë patjetër të vrarë nga shteti, si në rastin e 21 janarit.

Apo në rastin më “të mirë” kur gjakosi gazetarë e opozitarë në 1996.

Në një lidhje direkte me “Milori Live” në Klan News, Berisha tha se Rama mund të kishte shkaktuar gjakderdhje në Elbasan, por i jep meritat PD-së që reagoi me gjakftohtësi.

“Zoti Basha po bën një fushatë shumë të mirë, lidhur me aktin kriminal të Elbasanit Basha ka bërë disa deklarata nga më të fortat.

Ai akt ishte një nga më të shëmtuarit në zgjedhje, Edi Rama mund të kishte krijuar dhe gjakderdhje”, tha Berisha.

2 komente në “Berisha nuk i koncepton mitingjet pa të vrarë: Rama në Elbasan mund të kishte krijuar një gjakderdhje”

  1. timo says:

    Mendje kriminale.

  2. Rita says:

    Kush do vrite me Elbasan Rel Bylyku e dining ca frikacaku eshte pyesni ne Fier se e njofin mite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje