Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të kandidates së PS në qarkun e Tiranës Luljeta Bozo, inxhinieres së ndërtimit, zëri i së cilës u bë i njohur pas tërmeteve shkatërruese në vend.
Teksa bën një prezantim të shkurtër, Bozo tregon se për shkak të rezultateve të mira me të cilat është diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi e mbajtën në universitet ku punon prej 56 vitesh pa ndërprerje.
“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar.
Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i ushtarit”, tha ajo.
Sa i përket ambicies së saj si deputete e ardhshme ajo thotë se një prej tyre është përmirësimi i gjendjes së pensionistëve që ata ta ndiejnë veten të dobishëm.
“Për moshën që kam them se kam akoma për të përmirësuar gjendjen e pensionistëve dhe për ti aktivizuar në disa probleme shoqërore ku do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e kërkimit shkencor kjo do të jetë e bashkangjitur me zhvillimin e arsmimit të lartë se smund të zhvillohet arsimi pa kërkim shkencor”, tha Bozo.
Ndërkaq u ndal dhe te tërmeti dhe rolin që ka pasur në atë kohë të vështirë.
‘1 javë rrjesht kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes sespe unë nisem nga parimi të mirën bëje hidhe në det se nuk të humbet. Njerëzit fituan një qetësi se më vinin mesazhe pafund”.
Reagimet që ka marrë pasi pranoi të kandidojë kanë qenë pozitive.
“Takoj njerëz pafund si njoh fare më japin falënderime që pranova të kandidoj. Shprehin dëshirën se ne duam kështu vnjerëzish që të na përfaqësojnë”.
Njeriu ditur e i mençur te imponon repekt, por jo te gjitheve Nga ata qe ne Shqiperi jane shume qe nuk duan te dine as per njeriun, as per respektin as per nderin , as per moralin, as per gje , por vetem si te marrin nje karrike per pushtet dhe kjo eshte e gjitha sepse jane njerez te pa ngopur per para e pasuri duke kujtuar se dhe varrin do ta bejne pak me te madh se dy metra duke e marre me vete pasurine kur te shkojne. Jane bere te padurushem dhe keta te imponojne terror , vrasje dhe hakmarrje e vetegjyqesi. Nuk eshte se u a solli Sali Berisha vetem, ai e mbeshteti kete kontigjent dhe sot ne Shqiperi jane bere si ato miza e lisit qe duhet ti shkelesh me kembe. Shiko sjelljen e ILir Metes, Sali Berishes, “bukurise femrore’ Vokshi, Doda, Kerbaçi, Açka plaçka dhe Petrit Vasilit apo vete Lulezim Bashes……Keta megjithe krimet e kryera vete ose mbeshtetur, kujtojne se keto jane harruar sepse drejtesia s’ka vepruar. Luljeta Bozo eshte zeri aresyes qe do apo nuk do, ajo ta imponon, perveç njerzeve skandaloz, politikane apo gazetare mediesh banale. Dhe ma merr mendja se dhe parlamentit do ti ndryshoje paraqitja qe te mos shohim ato qe kemi pare qofte me rrugaçet femra te çizmeve apo injorantet e tjere qe kur nuk perballonin dot aresyen, perdorinin mosaresyen deri ne babale. Le te shpresojme se do degjojme dhe shikojme, por edhe provojme nje zhvillim me te mire. I uroj jete e shendet inxhineres Luljeta!
Edhe une mbarova me rezultate te shkelqyeshme po ne ate kohe dhe jo vetem qe nuk me mbajti njeri ne universitet, por me degdisen ne nje nga fshatrat me te largeta te Shqiperise. Ky eshte nje ndryshim jo i vogel midis meje (e shume te tjere si une) dhe teje o z.ja Bozo.
35 libra! Po profesoret e lulit, aman, sa libra ” shkencore” kane botuar?
Nuk di, mund t’na beje dikush te ditur, ka botuar ndonje liber zonja per ndertimet parafabrikat te pallateve ne ate kohe te paharruar, per vleren e tyre arkitekturore, paisjet strukturore te brendeshme, sistemet e ngrohjes dhe ajrimit, e te tjera vogelsira ndoshta te panevojshme?
Krahasuar me Zaha Hadid, zonja paska shume me teper botime. Kjo eshte mjafte domethenese. U nisa per te bere kete krahasim thjesht per faktin se arkitektura dhe ndertimi jane dy gjera te pandara. Gjejme kohe te falenderojme zotin, qe na pruri ne krye te vendit shokun Edi Rama, nje njohes i shkelqyer i te dyja ketyre shkencave te nderthurura me njera tjetren. Por zoti Rama, ka kepercyer edhe me tej ne vlerat njohese dhe sidomos, ne zbatimet e tij ne fushen e perdorimit te betonit si nje element qe siguron ne mos perjetesine, te pakten jetgjatesine e emrit te autorit ne nje objekt te caktuar.