Lulzim Basha ishte në Novoselë të Vlorës këtë të mërkurë ku takoi disa fermerë.
Basha premtoi subvencione deri në 100 milionë euro për fermerët, ndërkohë që deklaroi se PD-ja është e vetmja forcë që mund ta çojë në Europë, Shqipërinë.
“Gjëja e parë që kemi është 100 mln euro subvencione për fermerin. Që Shqipëria duhet të ndryshojë s’ka pikë diskutimi, që të vetmit mund ta çojnë Shqipërinë drejt Europës dhe këta jemi ne nuk ka asnjë pikë dështimi. Mërzinë jua di, dhimbjen jua di.
E di ça do të thotë që të hedhësh lekët e xhepit dhe jo të fitosh, por të hysh në borxh. Ju garantoj programin tonë për bujqësinë do ta vemë në zbatim që ditën e parë.
Nuk ju premtoj mrekulli si në Itali dhe Spanjë, por aq sa bën Maqedonia e Veriut për qytetarët e saj, aq do të bëjmë dhe ne”, tha Basha.
Kreu i opozitës bashkëbisedoi edhe me fermerët ku tha se nuk ka premtime, por vetëm angazhime.
Sipas Bashës, për shkak të dështimeve të qeverisë, qytetarët nuk kanë më besim tek politika. Por kjo fjali i tërhoqi vëmendjen një fermeri, i cili i tha “S’ta kam besën as ty nesër”, kur kryedemokrati përmendi angazhimet.
Fermeri: Ça na merrni ju përsipër? Vajin e kemi në shtëpi. Tani çfarë na merrni ju përsipër, se ne të djathtë jemi? Rrugë s’kemi, ujë, s’kemi. Do na premtoni diçka?
Lulzim Basha: Nga unë premtime s’do dëgjosh, se ai bëri 8 vjet premtime. Ka vetëm angazhime.
Të vish premtosh në fushatë është gjëja më e thjeshtë. Unë s’kam vetëm premtime, por vepra.
Prandaj ju s’keni më besim tek politika. Nga dështimet ju s’keni më besim te politika. Mos kujtoni se nuk e di unë.
Fermeri: Ky është llaf i madh, por s’ta kam besën as ty nesër…
Lulzim Basha: E keni humbur besimin te politika se ka ardhur me premtime.
Ka ardhur ai ka thënë 300 mijë vende punë dhe kanë ikur 400 mijë shqiptarë.
Bravo fermeri,nuk i ha rrenat e Lulit.Luli ka dhene prova qe nuk ja ka idene puneve.Fermeri e njihka mire stilin e Lulit.
BRAVOOOO, MOS U MASHTRONI. KERKON VETEM VOTA SE DO PUSHTETIN. I QAN ZEMRA PER PUSHTET.
HUMBJA ME 25 PRRILL DO TE JETE SPEKTAKOLARE ✌️✌️?????
Pas shum vjetesh degjova nje te djatht t’i bej vrejtje kryetarit te partise qe voton.
po ik ore plehre,o kokrra e mashtruesit.S’je ngopur akoma me pushtet.Ti genjen dhe kur te pyet sa eshte ora, e ka thene vete Likja,haduti tjeter.Po ik ore se vetem hallin e karrikes ke ti.Vazhdo bazhdo shto vilat luksoze ti,ate bej,o i babezitur.
Ik ore mashtrues me master dhe doktorature.Ti vetem hallin e karrikes ke o i babezitur.Vazhdo vazhdo shto vilat luksoze ti ate bej,ngaqe te hapet barku shume ty per popullin,prandaj pasurohesh cdo dite e me shume.Vrases,hajdut.
Veprat e lulit:
– 250 milion € Eruga e Kombit.
– marrveshja me Greqine per kufiein detar.
– Vrasjet ne bulevard
– Shkaterrimi i opozites.
– etj.
O lulo
Bravo Lul Kur te humbasesh do thuash e ka fajin populli qe nuk me kupton.
Ec tramvai i lul rrockes,dergoje trenin ne rruge makine por me angazhime!
Vlonjati e ka pa genjeshtren me sy! Luli e nguli pallatin ne mes te detit. Kurse tjetri e ktheu ne ambjente sportive.