Ilir Meta u çmend, se i hapën vetëm një derë: Bashës ia hapën të dyja dyert

17 Mars 2021, 10:01Politika TEMA

Sali Shehu thotë se Ilir Meta u çmend të premten dhe u përlesh me policinë, pse i hapën vetëm një derë.

“Më datën 3 ose 4 menjëherë pasi kam nënshkruar marrëveshjen me PD, mbledhjn e asamblesë në seli, ka ardhur një shkresë e paidentifkuar, pa autoritet shtetëror.

Kam tentuar të kontaktoj me Erion Veliaj, nuk ma ka hapur telefonin. I kam shkruar në ËhatsApp.

Më telefonon presidenti në Ëhatsapp me kamera. Ç’po ndodh aty thotë? Ka ardhur për 5 minuta atje, më ka pyetur si është situata dhe më ka thënë të ngjitemi lart të bisedojmë.

Kanë qenë 10 policë bashkie kanë penguar derën. Në momentin që tentuam të hyjmë me Presidenitn, stafi shoqërues i presidentit i ka rënë derës që ta hapnin.

Kanë hapur vetëm njërën portë. Kemi hyrë shtrënguar unë dhe presidenti. Pse nuk e bllokuan derën kur erdhi atje kryetari i Partisë Demokratike”, tha Shehu.

“Paskemi bërë gabim që nuk kemi hapur të dyja kanatet e dyerve, kemi hapur një kanat”, iu përgjigj atij, zv.kryetari i Bashkisë.

“Sigurisht që duhet t’i hapësh, e ke detyrim ligjor”, tha Shehu.

Pra Ilir Meta qenka çmendur pse atij i hapën vetëm një portë, ndërsa Lulzim Bashës të dyja portat.

5 komente në “Ilir Meta u çmend, se i hapën vetëm një derë: Bashës ia hapën të dyja dyert”

  1. Ndue says:

    A ka ligj per kanditim te sigurimsave ne Shqiperi,pse nuk flet komisioneri i zgjedhjeve,pse nuk flasin te burgosurit politik,pse nuk flasin ata qe perpiloj dosjet ky legen

  2. Diana says:

    E kuptoni ne cfare derexheje jemi?Sali Shehu kryetar partie,ne fakt kjo parti nuk ekziston.Duhet me degju Sali Shehun.O zot cfare na ka gjet.

  3. redaktori says:

    E verteta e qarte – Kur FRD kishte Topin brenda selise, e mbante ate seli. Por kur FRD nuk kishte me Top brenda dhe shpallte aleance me opoziten, selia i bastisej me nje shkrese si leter bakalli pa autor e pa vule.

  4. fati says:

    Per te cmendutie ore sale ka vetem nje institucion, e ai eshte spitali nr.5. Dergoje presidentin atje te mjekohet se me sa duket ka shume nevoje.

  5. marjani says:

    Te pakten paska ndjeshmeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje