Tani që opozita po kërkon t’u besohen sërish mandatet e deputetëve, po ndodhin edhe çudira.
Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka kërkuar ndjesë për lënien e mandateve.
Luan Rama është shprehur se lënie e mandateve ka qenë një gabim.
Ai shtoi se duhet të kishin dëgjuar Ilir Metën, që u tha të qëndronin në Parlament.
Nje deklarate kjo e numrit dy te LSI, qe e ve perballe kryetares Monika Kryemadhi, e cila vijon te qendroje ne idene se djegia e mandateve ishte veprimi me i mire i bere nga LSI dhe opozita, perballe mazhorances se Edi Rames!
Luan Rama: E vetmja gjë që do të kërkoj ndjesë. E di për çfarë kërkoj ndjesë Gonxhe, unë kërkoj ndjesë edhe si zëvendës kryetar i LSI-së që ne nuk e dëgjuam presidentin e Republikës kur nja tha mos na ikni nga Parlamenti. Atëherë në nuk ë dëgjuam dhe bëmë një gabim të madh se sot do flisnim ndryshe ne.
Blendi Fevziu: Kështu është se presidenti ka më shumë eksperiencë më të madhe se ju.
Luan Rama: Jashtë kësaj Gonxhe…
Blendi Fevziu: Presidenti nuk ka qenë për largim nga Parlamenti.
Luan Rama: Presidenti pati të drejtë kur tha mos e lini parlamentin se opozita është institucion.