“Populli i 2 marsit është dhjetëfishuar”! Ilir Meta: Presidenca, kala e papushtueshme nga kjo bandë! Me çdo çmim, vota e lirë

17 Mars 2021, 12:30Politika TEMA

Nga sheshi “Nënë Tereza”, ku Kreu i Shtetit foli për mediat paralajmëroi se populli i dy marsit është dhjetëfishuar.

Duke u ndalur tek  përplasja me policinë bashkiake për zyrat e FRD, Meta tha se u provokua dhunë në prani të Kreut të Shtetit.

“Ata persona që provokuan dhunën ndaj një partie të ligjshme sic është FRD në kulmin e zgjedhjeve në mënyrë banditeske, sot duhet të ishin marrë në ndjekje penale të paktën për shpërdorim detyre.

Në një vend ku funksionin shteti i së drejtës këto çështje zgjidhjen ose me marrëveshje ose zgjidhen në gjykatë.

Të ushtrosh dhunë me persona civile edhe në prezencë të presidentit, tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion dhe e kam thënë, Presidenca është një kala e papushtueshme e demokracisë, në një shtet ku të gjitha institucionet janë të kapura nga ana e partisë shtet, duhet të kemi të qartë që falë qëndresës së presidentit dhe popullit të 2 marsit, i cili është dhjetëfishuar sipas të dhënave që disponoj do të rivendoset demokracia në të gjitha institucionet”, tha Presidenti.

Sa i takon zgjedhjeve Presidenti u shpreh: “Kjo histori ka marrë fund. Shqipëri me çdo çmim do shkojë në zgjedhje të lira.

Nuk ka sondazh të blerë dhe nuk ka plan djallëzor dhe monstruoz që të dekorojë votën.

Ndryshimi në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Revolta për dhunimet që i janë bërë kushtetutës është e jashtëzakonshme.”

2 komente në ““Populli i 2 marsit është dhjetëfishuar”! Ilir Meta: Presidenca, kala e papushtueshme nga kjo bandë! Me çdo çmim, vota e lirë”

  1. Titi says:

    A mo katran me boje, ne vend qe te dalesh e te kerkosh falje publike per ate qe bere kerkon te mbulosh mu..n me shu..e.
    Edhe Pechua me Monen ne nie tekim ne zonen e Elbasanit e deklaruan se Meta e dhjevi ate dite, por mos ja vini re se ka ca halle te tija personale dhe nuk mund te koncentrohet dot.
    Nuk e shikoni tha Mona ne kemi vjedhur cdo votim kurse im shoq acuzon PS se mos gjeje ndonje leshko nderkombetare qe e beson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje