Për kryedemokratin e Durrësit Ferdinand Xhaferaj, kryeministri Rama është arkitekti i padrejtësisë që po ndodh me rindërtimin në Durrës. I ftuar në emisionin “Ditari A2” në A2 CNN, Xhaferaj theksoi se qeveria deri më tani ka bërë vetëm propagandë me rindërtimin, ndërsa fshehu me shpejtësi gjurmët e krimit në qytet duke shembur pallatet ku mund të provohej vrasja me dorën e shtetit.
Xhaferaj tha se pavarësisht asaj që propagandohet nga qeveria, në Durrës ka filluar ndërtimi në vetëm dy pallate, ku banojnë eksponentë të Rilindjes.
“Rama është arkitekti i padrejtësisë me rindërtimin në Durrës, ku pas tërmetit janë shembur me urgjencë 36 pallate për të humbur gjurmët dhe vetëm në dy ka filluar ndërtimi. Tërmeti nxjerr lakuriq keqqeverisjen e Ramës dhe rilindësve të tij Rama ka dështuar katërcipërish me tërmetin nuk ka dalë përgjegjësia për atë që ndodhi”, tha Xhafëraj duke shtuar se nuk vrau tërmeti në Durrës, por dora e njeriut përmes masakrës urbane që u bë në qytet.
“U shembën me urgjencë 36 pallate për të humbur gjurmët dhe jo për të rindërtuar. Tashmë është provuar që Rama është arkitekti që ka penguar drejtësinë”, tha ai.
Xhaferaj theksoi se PD ka të sigurta 8 mandate në Durrës “duke shporrur përfundimisht Ramën dhe të tijtë nga qyteti”.
Aman a gjalle qenke ore xhaferr. Une kam menduar se e mbylle problemin e politikes pas rregullimit te diellit dhe reres per durresin. Nuk ke turp edhe del perseri ne media.
PO si mundet te gjykoje nje njeri qe disa vite me pare mori persiper qe gjate mandatit te kryebashkiakut te Durresit (post qe nuk e mori dot kurre nga paaftesia) do te permiresonte edhe cilesine e diellit ne kete qytet…. Obobobobo
me bure pa burreri me servil dhe jargavel se ky nuk ka ne glob. shihni fotot ne mur te ketij mavrise, ketij profesionistit te reres dhe diellit . sa per 8 mandatet e durresit ne 26 dil dhe na i thuaj.
Debil. Ka qene drejtor hekurudhe i pa afte dhe e tradheton edhe zeri shume i holle. Shikoni fotot qe ka vene ne mur ,si ne kohen e komuzmit me Enverin e Muho Asllanin.