Balla publikon videon: Basha në krah trafikantit të drogës, motra e tij është në listat e PD në Elbasan

17 Mars 2021, 15:35Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një video ku kreu i PD, Lulzim Basha shfaqet duke ecur dhe pranë tij sipas socialistit, është Altin Dalipit, një person i dënuar për trafik droge në Belgjikë, i cili është njëkohësisht vëllai i kandidates së PD në Elbasan, Lumturie Hasa.

Krahas videos Balla përmend edhe emra të tjerë me precedentë penalë që janë në vendosur në listat e PD për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Lulezim! Ku je Lulezim?! Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë.

Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë. Në Elbasan mos e ndrysho listën aman, por mos e fyej Elbasanin.

Mjaft u more me gaztorët e tu dhe manipuluesin e kamerave të Kryeministrisë kur Saliu dhe ti qëllonit mbi popullin opozitar. Por në ditët në vijim…

Sa për matematikën e numrave kuptohet qartë që ti i je rikthyer planit të çadrës për pengimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të zhvillohen më 25 Prill”, thekson Balla.

1 komente në “Balla publikon videon: Basha në krah trafikantit të drogës, motra e tij është në listat e PD në Elbasan”

  1. Horri says:

    Hahaha po ky shet fruta dhe zarzavate ne banesa .Shet qep te njoma dhe sallate tek lagja Vullnetari. Ky qenka trafikant i rrezikshem. Ky i shkreti s’ka as biciklet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje