Deklarata e Luljeta Bozos, Arben Meçe: Është nxjerrë nga konteksti, është manipuluar dhe interpretuar

17 Mars 2021, 17:39Politika TEMA

Kandidatja që kryeson listën e Partisë Socialiste në Tiranë, nxiti debate, pas deklaratës për Shqipërinë e diktaturës.

Inxhinieri, Arben Meçe, komentoi këtë deklaratë në Top Channel ku thotë se deklaratë është nxjerrë nga konteksti që është thënë nga Bozo. “Duhet parë me kujdes ajo deklaratë, sepse një deklaratë e shkëputur nga konteksti, gjithmonë manipulohet dhe interpretohet.

Në intervistë, ajo pranon se Enver Hoxha ka qenë diktator. Pyetja që i është bërë ka qenë shumë konkrete: Sa ka ndikuar diktatura e Enver Hoxhës për çështjen kombëtare, dhe përgjigja është ka më tepër çështje pozitive se negative. Kjo është marrë në kontekst dhe është thënë që diktatura e Enver Hoxhës është më tepër pozitive se negative. Diktaturat krijojnë ideologji dhe çështjen kombëtare e kanë një nga parimet e tyre dhe luftojnë për çështjen kombëtare”.

I pyetur nga gazetari, se çfarë lidhje ka inxhinierja me një pyetje për kombin shqiptar, Meçe përgjigjet: “E drejtë, pse i është bërë kjo pyetje?! Ajo në fund të fundit nuk kishte punë por i është bërë pyetja dhe ka kthyer përgjigje”.

Meçe, ndër të tjera, vlerëson figurën e Bozos. “Bozon e njoh që në vitet ’80, kemi qenë bashkë kolegë. Nuk kam parë asnjë aktivizim politike te ajo si profil, e kam parë si një tekniciene, e përkushtuar për shkencën. Për herë të parë, e shoh të angazhuar në politikë. Unë vetë, jam angazhuar në vitet ’90 në politikë dhe kam pasur komunikim të vazhdueshëm, me konsideratë absolute ndaj njëri-tjetrit”.

2 komente në “Deklarata e Luljeta Bozos, Arben Meçe: Është nxjerrë nga konteksti, është manipuluar dhe interpretuar”

  1. Qerim Vidohova says:

    E vetmja gje qe mund te pritet nga ky “monument i lashtesise”, eshte fakti qe do jete kjo e cila do drejtoje seancen e celjes ne parlamentin e ri. Kaq. Perpjekjete per ta paraqitur me 35 botime librash, duke e vene ne balance me Zaha Hadid, jane vertete qesharake per te mos thene turperuese. Kur dihet, epoka ne te cilat lulezuan vlerat shkencore te ketij objekti muzeal, si arritjen me sinjifikative ne fushen e arkitektures dhe ndertimeve pati apartamentet parafabrikat, stallat e lopeve dhe pularive, e sidomos bunkeret e panumert.

  2. Respekte per z,Luljeta nje ıntelektuale e mırefıllte qe ı ka dhene vendıt tone dhe do te japı perserı,Qent le te lehın,karvanı ecen perpara,Zonje e nderuar suksese ne gjıthe veprımtarıne tende,Poshte llaoaqenet qe nuk rrıjne dot pa lehur,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje