Gjobat për mjetet e pasiguruara do të merren automatikisht, edhe nëse nuk janë në lëvizje

18 Mars 2021, 13:21Sociale TEMA

Qeveria shqiptare pritet të miratojë vendimin për gjobitjen e mjeteve me sigurim të skaduar mbi 30 ditë.

Sipas projektvendimit të propozuar nga Shoqata e Siguruesve Shqiptarë gjoba caktohet nga 10 deri në 40 mijë lekë dhe synon rregullimin e qarkullimit rrugor dhe shmangien e dëmeve.

Qendra e Informacionit do të njoftojë organet e ngarkuara për çdo mjet të pa siguruar dhe do të merren masat sipas procedurave të vendosura nga Këshilli i Ministrave.

Fillimisht Shoqata e Siguruesve Shqiptarë i kishte kërkuar qeverisë çregjistrimin automatik të mjeteve që nuk sigurohen për 30 ditë, por qeveria e zëvëndësoi me një masë më të lehtë.

Gjoba do të jetë automatike pa nevojën e një kontrolli në rrugë apo lëvizjeje me qëllim uljen e numrit të mjeteve të pasiguruara.

Sipas të dhënave nga AMF-ja, në 2019-ën rreth 22% e mjeteve lëviznin pa sigurim.

14 komente në “Gjobat për mjetet e pasiguruara do të merren automatikisht, edhe nëse nuk janë në lëvizje”

  1. Tani says:

    E paligjshme, nese mjeti nuk qarkullon!
    Korrupsion legjislativ ne favor te oligarkeve te siguracioneve!
    Duhet ankimuar ne Gjykate nese ndodh.

  2. Bashkim says:

    KOT JAKENI FUT. PER RASTET KUR PERSONI NUK ESHTE NE SHQIPERI AHERE TE BREDHIM NE PER GJYQE.

  3. ramuti says:

    O te dhjevsha shtetin e korruptuar qe eshte pale me biznesin dhe jo qytetarin. Ku e keni pare nje detyrim te tille per te paguar kur nuk perdor dicka ? Nese jane 22 perqind qe levizin me makine pa siguracion, gjejini dhe gjobitini, por gjobe kur s’ka shkelje te deshmuar, vetem ju qener mund te vendosni. Ju vdekshin ca te keni plera!

  4. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Po nese nuk kam para ta paguaj siguracionin dhe mbaj te mbyllur makinen ?
    Kina nuk mjafton por duhet edhe India. E kuptoni vete perse behet fjale.

  5. Demokradhi says:

    Hajde demokraci hajde, te paguash me zor, edhe xhaxhi Enver nuk do guxonte kete marrezi. O ligjmutes shqiptare, pse nuk e beni me detyrim nga lindja ne vdekje siguracionin e makines, kush nuk ka leke te shese veshken. Forconi kontrollin dhe ligjin per ate qe kapet pa siguracion, hiqjani patenten per 10 vite a 20 vite. Makinen time e perdor 2 muaj ne vit, duhet nje ligj qe me jep mundesi te paguaj siguracion per 3, 6 apo 12 muaj, aq sa e perdor, jo afrofe.

  6. Student says:

    Kjo se kane rene te ardhurat e kompanise? Kompanite I ulin sa duan siguracionet dhe normal iken dhe te ardhurat. Ne se mjeti nuk qarkullon nuk ka cfare I duhet siguracioni. Pse nuk detyroni njerzit qe nuk jane ne pune te sigurohen? Kjo te pakten do ja vlente per pension? Boll vjedhin kompanite e sigurimeve. Po x them dhe une . Aksionere ne figurine e hece jane ish qeveritare te c do krahu .

  7. & and $ says:

    Faleminderit.Mjeti qe nuk leviz duhet siguriar. Po u ndryshk paguan Ponari.

  8. Operacioni Zjarri says:

    Kjo ndodh kur qeveria punon per oligarket e jo per popullin. Ne rast se nuk pret siguracionin nuk ke mundesi te besh kolaudimin e makines. Ata qe dalin ne rruge pa siguracion jane medoemos edhe me makina te pakolauduara. Qeveria po shqetesohet me shume per siguracionin sesa per sigurine e mjeteve qe qarkullojne te pa kolauduara. Kjo qeveri shqetesohet me shume per xhepin e kompanive te sigurimit kur do te duhej te shqetesohej per xhepin e saj se do perfitonte vete nga taksa e kolaudimit te mjeteve

  9. Theatre and drama says:

    merja/futja ketu dhe jepja atje vajt kjo pune
    ia dhashe voten PD se
    -do ngrihen rrogat
    – po
    po taksat
    – – edhe ato

  10. Theatre and drama says:

    merja/futja ketu dhe jepja atje vajt kjo pune
    ia dhashe voten PD se
    -do ngrihen rrogat
    – po
    po taksat
    – – edhe ato

  11. I Indinjuari says:

    Ligj ne interes te oligarkeve.Perse oligarket kane 10 vjet qe lene ne sirtar perdorimin e sistemit Bonus-Malus? Apo sepse u bien te ardhurat? Perse personat e kujdesshem qe per vite te tera nuk kane shkaktuar aksidente , sot paguajne njelloj me ata qe i fusin nje cigare hashash apo ndonje thithje ne hunde dhe pilotojne ne rruge duke shkaktuar aksidente ne jete njerezore dhe deme materiale dhe kur vjen momenti i pageses se siguracionit, ai paguhet njelloj si nga ai qe nuk i ka shkaktuar asnje dem kompanise dhe ai qe i ka hapur grropen e zeze?
    Ligji per Bonus -Malus , ne mos gaboj ka qe ne vitin 2010 qe eshte predikuar. dhe disa vite qe eshte miratuar.Kush e pengon? AMA eshte ne gjume letargjik apo ka fikur me ndergjegje sinjalin sepse ja kane bllokuar me para?

  12. Asd says:

    Edhe maskat e zeza po nuk te gjeten leke ne xhep, nuk kane cfare te vjedhin, ndersa qeveria shqiptare shpik ligje te papergjegjshme; i duan parate me edhe pse mjeti nuk perdoret.

  13. Kritiku says:

    Per tere keta komentuesit e mesiperm:

    Kur nuk e keni nivelin e inteligjence ne lartesine e duhur, ju nuk duhet qe te jepni mend dhe sidomos per te tilla raste. Nese dikush nuk paguan dot siguracionin, atehere le ta çregjistroje makinen dhe nuk ka probleme me gjobat. Cilet nga ju qe komentoni si kodra pas bregut jeton jashte shtetit? Te na tregoje dikush se ne cilin shtet tjeter lejohet nje makine e regjistruar por qe te mos paguaje siguracionin! Nuk ka rendesi se sa perdoret makina por nese ajo eshte e regjistruar atehere duhet qe te paguhet siguracioni. Kaq e thjeshte eshte kjo pune. Ai qe nuk ka leke per siguracionin le ta shese makinen. Duhet te mbyllet koha qe makina te pasiguruara qarkullojne ose rrine te parkuara me muaj te tere neper rruget e Shqiperise. Ne rast nje aksidenti ai qe nuk ka paguar siguracionin si do te paguaje demin qe ka bere? Nese nuk ke siguracion atehere duhet te paguash tjetrin edhe nese nuk je fajtor ne nje aksident.

  14. Daku says:

    Doja ti thoja dhe une keto qe u thane me lart po Kritiku u tregua me i shpejte.
    Kur flitet per mireqenie te gjithe duan te jemi si evropa. Kur eshte fjala per ligje asnji nuk i do ligjet e evropes. Ne Gjermani po nuk pate paguar siguracionin ose taksen e qarkullimit makinen smund ta parkosh me ne rruge publike. Vetem ne oborrin tend privat. Dhe ate vetem mbasi te kesh dorezuar targat, dmth pasi ta kesh c’rregjistruar makinen. Po me targa dhe pa siguracion sic bejne shqiptaret ( jo te gjithe) , per te dale vetem njehere ne fundjave , nuk ka. Pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje