Ilir Meta, thotë se pak javë para zgjedhjeve parlamentare, në administratën publike janë duke u krijuar sipas tij vende të reja fiktive të punës në kundërshtim me ligjin, “vetëm për qëllime elektorale, në këmbim të votave më 25 prill”.
“Shqipëria zbrazet, bizneset mbyllen, por administrata fryhet.
Në kushtet kur ritmet dramatike të shpopullimit të vendit nuk i ndali as pandemia, kur situata ekonomike në vend rezulton më e rënda prej vitit 1991 dhe sipas të dhënave zyrtare të paktën 50 mijë vende pune janë mbyllur për shkak të COVID-19, fryrja e administratës shtetërore me punësime të reja fiktive në prag të zgjedhjeve të 25 prillit ka përparuar ndjeshëm.
Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u shtuar me rreth 10 mijë vende, në raport me tremujorin e mëparshëm.
Rritja ka arritur kulmin duke shënuar rekord, që nga viti 2005, e krahasuar me mesataren vjetore.
Të dhënat nga terreni flasin hapur për krijimin e pozicioneve të reja fiktive të punës në kundërshtim me ligjin, vetëm për qëllime elektorale, në këmbim të votave më 25 prill.
Barra e këtyre shpenzimeve të papërgjegjshme bie mbi të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët me taksat e tyre detyrohen të paguajnë fryrjen artificiale të administratës.
Koston e punësimeve elektorale e paguajnë direkt edhe bizneset, që për shkak të pandemisë ndodhen në kufijtë e mbijetesës, në mungesë të një mbështetjeje financiare nga shteti.
Punësimet e përkohshme fiktive elektorale kanë për qëllim trajtimin preferencial të simpatizantëve dhe anëtarëve të forumeve politike të mazhorancës aktuale, me qëllim angazhimin e administratës dhe burimeve shtetërore në funksion të zgjedhjeve.
Përdorimi i shtetit për qëllime elektorale është një tjetër dëshmi serioze dhe skandaloze e degradimit dhe e kompromentimit të reformës në administratën publike nga ana e Kryeministrit ende në detyrë.
Më 25 prill jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptarë do të marrin pjesë masivisht në referendumin historik për të ndëshkuar njëherë e përgjithmonë degradimin e administratës, shpërdorimin e taksave dhe buxhetit, si dhe për të realizuar çkapjen e shtetit.”– shkruan Meta. (TemA)
Hajduti me zë dhe figurë ,po jep leksione moraliteti.
E keqja kozmike ne shtet mafjoz.
Po ti o qlbësirë që e ke bërë presidencën bordello?Ty të lejohet të bësh fushatë?
Po dekoratat i harrove ti ore rrush skrapari??Perse nuk le njeri pa dhene dekorate ,apo mendove se do beje per vehte popullin!Ate qe do mbjellesh do korresh thote populli!Ndaj merr rrugen drejt pavionit e merr ndonje raport se Saliu te do ne burg te marresh me vehte edhe fajet e tij!E keqja eshte se me duket se edhe Mona e ka ndare mendjen o Vojo Kush ,Mit Sokol,qe je bere si dikur Gezim kulufi neper rruget e Tirones!
si rrihet ketij katranit me boje pa dale ne media, po i vjen festja verbale se po i numeroen ditet, uleret e perpelitet sikur ka spece djeges ne mendere.
Tani, e shkruajte si President apo si kryetar partie ?!?! Rast unik ne bote qe nje President ben fushate elektorale per gruan e tij. Dhe thote: kapni te korruptuarit. Korrupsjoni ne kult dhe kulti ne pasqyre I ben thirrje..
Hajdut me as e figure!
Keshtu e njeh populli kete mut muti! Vetem Sale gomari per piu nje Gore vere 1 nate para e quan burre te mire!
Shprese te USA dhe SPAK!
Maiden 1 dite me pare quajti bandit , Putin!
Njerez shpresoni! Ndoshta fati ka rezervuar per ndonje dite te bardhe!
Mos u merzit z.president,se referendum do jete,po do jete referendum per t’ju larguar njehere mire ju kryehajdutet nga politika,ju qe kriminalizuat shteti dhe instuticionet e tij per te grabitur pasurine kombetare,per tu more me trafiqe,per te vrare njerez,akuza te bera ty personalisht nga tutori jot dhe dobesia jote,SB
Z.President te BERTASESH do te thote se ke PASIGURI & HUMBJE.
Kur nje POLITIKAN BERTET eshte vecse nje DEFENS, ne PASIGURIN qe ka dhe qe e PRET, me pak llafe i PA AFTE TE MBROJ ATE QE THOTE ose te tjeret NUK E BESOJN TE AJO QE THOTE.
???????????♀️?♀️?♀️?♀️