Rama: LSI me Monikën na u hodhën në fyt se s’mund të fuste në universitet kë të donte

19 Mars 2021, 11:22Politika TEMA

Kreu i qeverisë Edi Rama thumboi Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kryetaren e saj, Monika Kryemadhi në lidhje me ankesat për stresin që i krijohej maturantëve.

Rama u shpreh se LSI fuste në Universitet atë që donte, në bazë të teserës së partisë dhe jo të rezultateve.

“ Nuk mund ta bënim këtë pa hequr atë gjënë që sot është në fytin e Lulit, që duhet LSI.  

Deri para disa vitesh LSI na u hodh në fyt me Monikën për stresin që po i krijohej maturantëve.

Ishte stresi që i krijohej LSI-së sepse nuk mundej të fuste në universitet kë të donte që si rezultat kishte teserën e LSI-së”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje