Do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, por s’voton dot as vetë për veten dhe as e shoqja

19 Mars 2021, 11:04Politika TEMA

Teksa Lulzim Basha ka nisur fushatën për të kërkuar votat e qytetarëve shqiptarë për t’u bërë kryeministër, vetë kreu i PD nuk do të mund të votojë më 25 prill për PD.

Përpos bashkëshortes së tij Aurela, që është shtetase holandeze dhe nuk voton në Shqipëri që nga viti 2004, edhe Lulzim Basha nuk do të mund të votojë në zgjedhje për PD-në pasi mjeti i tij i identifikimit ka vite që ka skaduar.

Mësohet se karta e identitetit të Lulzim Bashës ka skaduar që më dhjetor 2019 dhe prej 2 vitesh kreu demokrat lëviz pa asnjë mjet identifikimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj në një intervistë për Fax NeËs i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të rinovojë mjetin e tij të identifikimit.

“Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje të parëve përfaqësuesve politikë, liderëve politikë.

Në dijeninë time ka ende lider politikë pa dashur të përmend emra që ende nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor dhe kanë një dokument biometrik më shumë se dy vjet të skaduar.

Nëqoftëse drejtuesi politik nuk përmbush vetë i pari këto detyrime, çfarë do përcjelli tek pjesa tjetër”, deklaroi Doracaj.

Vetëm pak ditë më parë në media doli dhe skandali i patentës së kreut demokrat.

Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha, postoi foton teksa Basha ishte në drejtim të automjetit për të shijuar një fundjavë jashtë Tiranës, por mediat publikuan faktua me dokumente se kreut të PD-së i kishte skaduar patenta që më datë 22.12.2016, dhe prej asaj date ai nuk e ka rinovuar.

Pra, Basha jo vetëm udhëton me makinë pa patentë, por as kartë identiteti nuk ka.

Do të bëhet kryeministër i Shqipërisë e thotë se do të jetë model, jo si Edi Rama, por lëviz pa patentë, pa mjet identifikimi, madje nuk voton dot as vetë për veten, e as e shoqja për të.

2 komente në “Do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, por s’voton dot as vetë për veten dhe as e shoqja”

  1. MCN says:

    … po edhe kandidaturen si kryeminister te skaduar e ka ai, vetem se ja kerkojne ujku, cakalli dhe dhelpra

  2. Kritiku says:

    Ore ti gazetar shpellar, i kupton gjerat qe shkruan? Gruaja me syte si te personit me simptome “Daun” nuk mund te votoje sepse nuk eshte shtetase shqiptare.
    Nese eshte e vertete qe Basha nuk ka as patente dhe drejton makine pa lejen e drejtimit te leshuar nga organet shqiptare, por mund te perdore patentene nxjerre ne Hollande dhe kete nuk e denon dot njeri. Por, nese Basha nuk ka as patente hollandeze atehere duhet qe te behet kallezim penal ne organet perkatese. Kaq e thjeshte eshte kjo pune dhe kaq i thjeshte eshte zbatimi i ligjit.
    Kur do te mesojne shqiptaret qe nese dikush shikon nje shkelje ligji e ka per detyre morale dhe ne disa raste ligjore qe te lajmeroje rastin ne organet perkatese. Si do te kerkojne shqiptaret qe Shqiperia te behe si gjithe Europa, kur nuk jane ne gjendje qe te dine dhe zbatojne gjerat minimale qe iu kerkohet atyre ne mbeshtetje dhe zbatimin e ligjit?

    Mjaft me ankesa por duhet te filloje koha qe te reagihet ndah shkelese te ligjit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje