Frikacaku Lulzim Basha dhe hipokrizia me reformën në drejtësi

19 Mars 2021, 09:29Politika TEMA

Nga Andi Bushati

E para mund të jetë lapsus apo rastësi, por kur përsëritet nuk është më e tillë. Lulzim Basha e ka kapërcyer hendekun e dyshimit teksa përsëriti dje, se nëse ai vjen në pushtet pas 25 prillit, qeveria e tij nuk do të fusë duart në Reformën në Drejtësi. Se çfarë kërkonte të thoshte me këtë thirrje që politika të qëndrojë larg nga pjella e treshes Rama-Lu-Vlahutin, lideri demokarat e shpjegoi rreth një muaj më parë në një intervistë për News 24. Aty ai u zotua se, me ardhjen e demokratëve në pushtet, kjo reformë “do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve”.

Duke dëgjuar këto deklaratla të shefit të opozitës në prag të zgjedhjeve, të lindin disa pyetje themelore: A ka nevojë reforma në drejtësi thjeshtë të prshpejtohet, apo mos vallë ajo duhet përmbysur tërësisht? A garantohet suksesi i saj thjesht duke mos futur duart partitë, apo ajo ka nevojë për një qilizëm rrënjësor? A rregullohet me arnime, apo duhet flakur tej?

Hamendësimet e mësipërme më shumë i ngjajnë pyetjeve retorike. Kushdo që e ka studiuar sadopak këtë gërmadhë që fut ujë nga të gjitha anët është i qartë. Ajo që dikur na u shtit si shpresa euro-amerikane për të luftuar pandëshkueshmërinë në Shqipëri tani ka rezultuar një dështim i madh.

Falë saj, ne kemi një Gjykatë Kushtetuese gjysmake, ku, sipas komisionit të Venecias shumica e emërimeve janë  bërë në kundërshtim me ligjin. Ne sot vërtet kemi SPAK, por sukseset e vetme të tij janë arrestimi i atyre që kanë ndërruarr jetë dhe varrosja e dosjeve për vjedhjen e votave. Pas shtatë vitesh nuk kemi ende asnjë vendim të rëndësishëm nga Gjykata e Lartë.

Të gjitha institucionet, pa përjashtim, janë formuar me vonesa të llahtarshme dhe kanë qenë të detyruara të bëjnë kompromise me kriteret e vendosura për tu ngritur në këmbë. Në arkitekturën e kësaj ngrehine, që do të hapte një epokë të re në demokracinë shqiptare, nuk ka arritur të depërtojë asnjë personalitet i diplomuar në mënyrë ekselente në universitetet e perëndimit, apo qoftë dhe ndonjeri prej atyre juristëve të sprovuar që kanë shërbyer në Gjykatën e Strasburgut. Nga mënyra se si është konceptuar, ajo ka përzgjedhur vetëm njerëz servilë e pa personalitet, që do i shërbenin pushtetit që e krijoi, dhe çdo pushteti të ardhshëm nesër.

Pikërisht për këto arsye Brukseli e ka ndaluar eksportimin e eksperimentit shqiptar në vendet e tjera të ish lindjes komuniste, ndërsa sondazhe kredibël flasin për një rënie të theksuar të  besueshmërisë së publikut shqiptar për atë reformë që dikur u pa si shpresë.

Natyrisht, Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm për të gjitha këto. Ndonëse jo me të njëjtin nerv dhe argumenim ligjor si presidenti Meta edhe njerëzit e tij, nga selia e PD, i kanë vënë në dukje këto dështime spektakolare. Nga analizat e forta të shtypit kritik me qeverinë, nga fokus grupet e zhvilluara para fushatës zgjedhore, ai e di se në tërësinë e vet, populli opozitar, as e merr seriozisht, as nuk beson se mishmashi i krijuar me fonde perendimore dhe me implikimin e marifetçinjve rilindas do të pjellë ndonjë herë drejtësi.

Ndaj premtimet e Bashës se po fitoi, ai nuk do të fusë duart në këtë çorbë dhe se do ta çojë me shpejtësi përpara atë janë hipokrite. Natyrisht, qëllimi i këtyre deklaratave është lehtësisht i lexueshëm. Së pari ai tenton ti përgjigjet sulmeve të Ramës se kundërshtarët e tij i tremben nga drejtësia e re dhe prandaj duan ta sabotojnë atë. Mbi të gjitha, duke folur kështu, ai tenton të garantojë faktorin ndërkombëtar, që ka shpenzuar aq shumë para në këtë katastrofë, sa do ta çojë atë përpara me çdo çmim.

Por, pikërisht këtu qëndron problemi. Sepse lideri i një force opozitare që premton ndryshim, nuk e ka luksin të bëjë deklarata të cilave nuk i beson as vetë. Ai nuk mund të takticizojë me një çështje kaq madhore. Ai nuk mund të pretendojë se, vetëm duke e përshpejtuar, karakatina që gatuan Xhafaj dhe Manja mund të ringjallet.

Nëse e bën këtë thjeshtë si kundërpërgjigje ndaj Ramës dhe si garanci për ndërkombëtarët, ai del thjeshtë një mashtrues që mund të sillet njësoj me çdo gjë që artikullon gjatë kësaj fushate.

Pasi e vërteta është se reforma në drejtësi duhet përmbysur e tëra, nëse duhet që realisht ti shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm pushtetit të ri, njësoj siç bëri me paraardhësin.

19 komente në “Frikacaku Lulzim Basha dhe hipokrizia me reformën në drejtësi”

  1. Ndue says:

    Ky miu i qenefeve done me ba revolutioneren sipas tradites tij familjare

  2. Drini says:

    O nipi i shkut Hysni, me mire pa gjykate ose me gjysem gjykate se ate te korruptuaren qe kishim. Po ty o nipi i shokut Hysni diku te ka prekur. Kjo reforme amerikne eshte shpresa e vetme per ne Shqiptaret dhe jo qilizma qe do ti beje luli ( kupto berisha) qe te sherbeje per te shpetuar lekuren shkerdheni me kompani. Turp te kesh more macok blloku

    1. Andi bre says:

      O nipi Hysniut,mos qe te ngjallet yt gjysh,te na bej Reformen ne Drejtesi me lluften e kllasave.Te pelqen dhe ty qe te behet nga e para,se je i futur dhe ti ne zullume.

    2. drena says:

      Te me falesh ore “Drin” por nuk e njihke fare “kopilin e bllokut”.Ai gjishin e ka na Vllora ndersa gjishen e ka Amerikane ndaj edhe leh !Andi Berisha eshte e vetmja fam.qe nuk u prek nga blloku e as nuk u perfol ndonjehere sepse Sala e ka ritun me doren e vet kete monster ku ne bllok jetonte e ne bllok jeton perseri!Shikojani ku e ka vilen ky derdemen,ku i rri familja (prinderit)duke patur frike se mos ndoshta Rama ndonje dite iu kerkon se si i kane marre keto prona si sih bllokmen apo si bbllokqen!Ndaj edhe Andi nipi i Vitos(qe vdiste per te)leh e leh se bashku me shpurren e tij kudo,jo se ka nostalgji per sistein e shkuar sepse ai ashte shkodran e tana i ban,por sepse do te mbroje e te ligjeroje pasurine e vene e tek Rama nuk ka garanci!
      Ndaj o Drin qe te kuptosh lehjet e Andit duhet ti dish rrenjet e tij.Ndaj lere te lehi deri ne ngordhje se ai eshte siç i thone nje shprehje te kahereshme se:ky tip as te q. e as te leshon!Eshe si ai muti pas kepuce ku po ta gervishesh me ere mban.

  3. Felliqesire says:

    O [email protected] ordiner.. sa shpejt i harrove 8 dosjet kriminale te Lulzim Bashes. O pederast analist leshi

  4. Trotski says:

    Mbeti Pleh Blloku ky Zagar i Peshtire.Po nuk ke Tru Ti per Analiza o Legen Blloku.Ti je mbarsur me mesimet e Shokut Enver.

  5. qytetar says:

    …na e shpifi !!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Neri says:

    O koqe, po kujt ja mban o gomar, ti aty e ke hallin shko gjej ca bura qe i ka zgjat zoti, se ty dhe tet at zoti sju deshi ju la nga 1,30 mbi tooke da per hale

  7. eli-tiv says:

    …PS duhet te fitoje me “patjeter”….ndryshe do te kemi kthim prapa…e kjo do te ishte fatkeqesi…ne kete shkrim degjojme ulerimen e saliut

  8. Ore analeist permende nje dosje ,ate te votave , mire bere , po do beje me mire te permendje dhe ca dosje qe rrendojne shume here me shume se kjo qe permend ti , pse s’i permend ,apo atje te pervelon bytha pastaj ?!!
    Nje bythe e dhjere, nuk trimerohet kurre , kot i ben thirje !

  9. xhaxhi hysniu says:

    O vemje. Ti me26 prill kur ta shohesh veten prap papagall i opozites do varesh vetem.

  10. Reformën në drejtësi që po e bënë ShBA dhe BE duhet të e përkrahim pa asnjë hamendësim.Ne si shoqëri nuk disponojmë kapacitete MORALE për ta bërë reformën në drejtësi.Ne nuk kemi as elit politike,as elit intelektuale e as elit kukturore e cila do të përfshihej në këtë ndërmarrje transformuese të shoqërisë.Prej elitës politike përcaktuese është vetëm Edi Rama që e ka përkrahur këtë reformë,të tjerët e kanë votuar reformën kur janë kërcënuar.Edi Rama mundë të kritikohet për shumëqka që nuk ka bërë ose që ka bërë keq,por i takon merita që e ka mbështetur reformën në drejtësi.Zotëri Bushati juve si duket jetoni në një univers paralel,juve kur bëni analiza të shkon mendja se jetoni ne Tanzani dhe prej andej duke i degjuar lajmet në një tranzistor filloni e bëni analiza.Juve a e dini zotëri që politikanët në të cilët i ke varur ti shpresat e kanë kallur,e kanë vrarë,e kanë vjedhur atë vendë deri në përmbysje.A e dini juve zotëri që në Shqipëri ka ndodhur ‘’97 dhe pse,a e dini që ka ndodhur Gërdeci dhe pse,a e dini që janë vrarë në pikë të ditës protestues me21 janar dhe pse.Rama dhe jo vetëm ai duhet krikikuar pandalshëm për këto tetë vitë që e ka udhëhequr vendin,por nuk duhet të i lejosh vetit që në asnjë barazim të ekuacioneve tueja analitike Lulzim Basha të të shfaqet si alternativ.Kjo në njërin rrafsh është idiotësi politike kurse në rrafshin tjetër është e pamoralshme.

  11. Angjelini says:

    Si mund te thuash se largimi i Gj. Gjonit, Ndreces e qindra banditve gjyqtar dhe prokuror esht katastrof o sperme krokodili? A i emagjinon te perjashturit te ishin ne sistemin e drejtesis ne ket moment si flsim? Mire se me Ramen e ke personale por me popullin cfare ke? Drejtesija e reformuar eshte nje drite shprese per popullin ma te shtypur te evropes nga keta hajduter! Do ti apo jo, Rama do fitoje dhe banditet do shkojne ne burg. Nuk e kuptoj pse te jep hapsire Mero o njeri i neveritshem.

  12. ana says:

    Ne mos gaboj Bushati ishte njeri nga zerat mediatik qe pelliste me fort se te tjeret qe opozita duhet te braktise kuvendin perpara dy viteve dhe te organizohej ne rruge per jete a vdekje. Opozita ja “degjoj keshillat” dhe per 3 muaj sulmuan me rrugecer institucionet/godinat qeveritare me gure e mjete flakehedhese. Pastaj ju tha qe te bojkotojne zgjedhjet lokale ne gjithe Shqiperine. Edhe kete e bene! Po thuaji prape o Bushat qe te bojkotojne edhe zgjedhje e pergjitheshme se te humbur qe te humbur jane. Po ti sa llap lart e poshte, krijo nje parti me programin fantastik qe ke!

  13. Artan says:

    E corri koken kelyshi i blere nga Berisha e Meta

  14. Velo says:

    Ky është i vonuar nga trutë i ziu. E keni parë si i artikulon me zor dhe izvarrit fjalët kur flet…. Ashtu është i vonuar edhe nga mendja.

  15. Artibr says:

    I ke ren pines bravo te gjehte ata qe kan kapur ramaformen jane organizata e sokol sadushit dhe e aurela anastasit te futur nga rilindja ne shkollen e sadushit dmth te magjistratura te gjith jane me teseren e ps ne xhep arganizata dihet por asnjeri nuk flet bravo andi qe ngrite zerin per keta plepat 2 jane te gjithe te ps pik dhe pa shkolle.

  16. O Bushat o bythelepires, a i lexon komentet qe te lene? Ne cdo emision qe je i ftuar , se di pse te flojne sepse se ke idene se per cfare ben ham ham si qen , si zagar . Si nuk te pergozoj njeri per shkrimet qe ben. 100% te te gjithe njerezve te nderuar qe lene koment pas shkrimit tend pa perjashtim komentojne keq. A ste ben pershtypje?? A ke karakter? A ke personalitet? A ke burreri? A ke turp?

  17. Shqiptar says:

    Ju flet zèri i bretkocès sè mbetur pa pellg uji tè ndenjur.
    Bushati, simbol i medias kot nè Shqipèri.
    Paska “kuptuar”, se Basha, nuk do na merrka dyfekun, pèr tè sulmuar “armikun e jashtèm” , nuk do i bèka qilizèm reformès sè hajdutève nè drejtèsi.
    Vazhdo èndèrro Bushat, bashkè me Lubonjat dhe mushkonjat e kèsaj kènetès shqiptare.
    Realitetin e pèrditshèm, le ta marrin mè mirè nè dorè, ata qè nuk janè si ju, ushunjza tè sistemit tè sèmurè.
    Jeni KOT Bushat, thjeshtè KOT.
    Ju, nuk jeni alternativè pozitive politike, mendèsi e re qè paska tè ardhme. Ajo qè pèrfaqèsoni ju, èshtè ajo qè duhet dhe do tè shkulet me rrènjè nè kètè vènd.
    Mè vjen pèr tè vjellè, kur shoh surretèrit tuaj nèpèr studiot tallava tè krimit e drogès.
    Soji juaj do na spjegojè se si funksionoka drejtèsia?
    Ik ore pleh i pareciklueshèm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje