Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka komentuar sjelljen e presidentit Ilir Meta.
Topalli ka zbërthyer lëvizjet e Kreut të Shtetit, për të cilin tha se aktualisht është i përfshirë tërësisht në fushatë.
Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se posti i Presidentit është vakant, ndërsa paralajmëroi se vendi mund të shkojë edhe në konflikt për shkak të sjelljes së Metës.
“Vendi i Presidentit është vakant gjithë kohës. Meta është përfshirë tërësisht në fushatë.
Tërësisht që nganjëherë mendoj se mund të shkojë në konflikt, gjë që s’do ta doja në këto zgjedhje”, theksoi Topalli.
Une propozoj qe Ilir Meta te zgjidhet President i Kosoves.
E vertete eshte kjo qe thua , posti dhe roli Presidentit eshte vakant, ama jo vetem posti i Presidentit por dhe ai i Kryeparlamentarit , ti si thua ??? Ishe e tille ?? Qe ngele duke kritikuar dhe share te gjithe , tipike shkodrane , shikon dhe meresh me gungen e tjetrit , tenden kurre ……