Pyetjes lidhur me rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit, analisti Mustafa Nano iu përgjigj duke thënë se nuk janë vendimtare për Shqipërinë por për disa persona.
Nano analizoi se këto zgjedhje janë “vendimtare për Bashën sepse nëse humb edhe këtë herë nuk ka alibi që mund ta mbaj në krye të partisë”, ndërkohë që shtoi se “nëse fiton Basha do të bëhej kryeministër dhe nëse Rama humb do të ikë në shtëpi”.
Besoni se e majta do arrijë objektivin për të marrë 4 mandate në Shkodër aq më tepër që drejtues politik nuk është më Ditmir Bushati, por Ilir Beqaj?
Unë nuk besoj se individë të caktuar janë përcaktues. Ditmir Bushati është një figurë, por fitorja e 4 mandateve herën e kaluar është se erërat frynin në favor të Ramës dhe kushdo të ishte do të merrte 4 mandate. 3 mandate janë dështim për PS në Shkodër.
Thuhet që këto zgjedhje janë vendimtare, çfarë rëndësie kanë ato sipas jush? Mund t’i quajmë fundin e tranzicionit në rast se do kalohet në bashkëqeverisje?
Është njëlloj refreni që ne e themi gjithë kohën dhe të gjitha gjërat që ne themi janë vendimtare, historike, janë përdorur kaq shumë këto. Nuk janë zgjedhje vendimtare për kombin, por për disa persona. Janë vendimtare për Bashën sepse nëse humb edhe këtë herë nuk ka alibi që mund ta mbaj në krye të partisë.
Këto zgjedhje karrierën e kujt do përcaktojnë le të themi?
Ndoshta do ndikojnë në karrierën e gjithkujt, nëse fiton Basha do të bëhej kryeministër dhe nëse Rama humb do të ikë në shtëpi.
Te Partia Socialiste po ndodh një rotacion brezash. Sipas mendimit tuaj kë shihni si pasardhës të zotit Rama në PS, nisur nga ajo që ju keni deklaruar se partitë politike në Shqipëri nuk janë demokratike
Nuk janë demokrateke dhe ky është një nga problemet më të mëdha dhe të gjitha problemet e kanë burimin këtu. Historia e këtyre 30 viteve ka treguar se kryetarët janë përgatitur përpara se të bëhen kryetarë dhe lënë të kuptohet se kush do të jetë.
Po PS kë po përgatit?
Besoj është Erion Veliaj, ka postin më të rëndësishëm pas Ramës. Nëse Rama do përpiqet të ndikojë pas ikjes së tij do ndikojë për Veliajn. Veliaj e ka garën të lehtë sepse ka bërë gjëra për Tiranën dhe konsiderohet i suksesshëm.
Si e shikoni zotin Berisha pas këtyre zgjedhjeve, e pranoni tezën që në rast të humbjes së zgjedhjeve nga PD, djali i tij apo familjarë do vijnë në krye të PD-së. Një tezë kjo që ka qarkulluar në media.
Nano: Unë nuk e besoj, është një tezë e vjetër, janë gjëra që kërkojnë të ndezin Berishën. Nuk besoj që mund të arrij në këto nivele Berisha, është njëlloj sensacioni që krijohet në media. Pas zgjedhjeve nëse Basha nuk bëhet kryeministër defacto do të jetë kryetari i PD. Berisha e ka të pamundur të distancohet.
Je gabim djalosh. Erisha esht për burg. Së le njeri ta çojë sahatin mbrapsh.
Sali edepsezi te marri uturakun e te veshi bebelinon dhe ndoshta shkon edhe ne shtepi pa qira po te kete shtet dhe njerez qe nuk e bejne sehir kur ai i vjedh poshteron grabit apo i vret.
Nje analize naive e M. Nanos: Qysh nga data 8 dhjetor 1990 e deri sa te kete jeten,
Sali Vuk Berishovich ka qene, eshte e do te jete ne krye te Partise Bajraktarokratike.
Ashtu si idhulli i tij, Enver Hoxha, Berishovici do te largohet nga Politika
vetem kur t’i vije ngordhja nga Perendia. Ta gezoni o shqiptare te Shqiperise!
Basha nese fiton nuk do te jete km per me shume se 6 muaj.monstra berisha sado I degjuar te jete basha nuk mund ta duroje me shume se 6 muaj.nese humb PD-LSI meta e berisha Jane te mbytur perfundimisht.
Jo ore gazetar, berisha eshte gati per burg. PD duhet ta marri nje i ri ne menyre qe ta coje perpara e jo ne gremine. Po e mori berisha pd do te shkrihet fare. Ka ikur koha e cubllekut e maskarallekut.
Hahahahahaha
Me gazetar medioker nuk kam pare. Lere kete humor fshataresk a i vrare,vetem ti se ditke qe timonin e PD-se se ka leshuar ndonjehere Sala ! Analiza qe te fyejne ineligjencen. Vetem galopin qe doli mbreme te kishe analizuar do na i kurseje keto sofizma. Ben Mero analize ben dhe ti.Kur ben analize mundohu te mos prekesh standartin qe ka vendosur Mero o ji me siper o mos shkruaj fare ta haje dreqi !
Mu. Nano sfidon Nard Ndoken:Nese eshte koha e keqe dhe me re te zeza do bjeri shi thote!I papare .Kot nuk thone qe çdo gje qe mbillet ne Skrapar del rrush.
Ishalla arrin ajo dite qe te behet prap Berisha kryetar
Degjo mire zoti Mustafa dhe mos aludo me per kete kerme shekullore ne kurriz te popullit .Berisha eshte i kenaqur ne kete pozicjon qe ka. Eshte nje nga qente langaraq qe veten leh por ska me dhemb te kafshoje e te marri perseri drejtimin e nje force te munguar politike . Ai e di mire se kush eshte dhe se cfare mendojne shqiptaret per te .Saliu eshte dinaku me i pasktupull qe ka njohur historija e Verioreve .Nuk mund ta krahesosh me asnje nga tradhetaret e kombit deri me sot .Duket si nje Esat Pash Toptani qe per fate te keq sdoli nje burr malsije si Ali Demi ta qeronte . Po humbi zgjedhjet edhe po i fitoje Pd Saliu e ka marr rugen e mu…. Une do te doja qe kjo parti me emrin Pd te riorganizohet e te mari vlerat e partive te djathta progresive .
Ne gjirin e popullit tone ka elemente te djathe qe mund te perfaqsojne me dinjitet ate qe na ka munguar qysh me vendosjen e pluralizmit . Kete nevoje e ka dhe Ps e cila ka shkuar si strategji ne te njejtin drejtim si Pd .Ndryshim nga njera tjetra eshte vetem forma se si jane realizuar ne praktike politikat e ndjekura.Pd e ashper ,primitive ,krahinore ,familjare ,e dhunshme ,vrasese .Ps me e moderuar, me kapacitete per ti kaluar gropat e lena nga Pd ,e afte per te sheruar plaget dhe gjendjen ekonomike e psikologjike te popullit,por e pafuqishme per te ndeshkuar krimin ,kriminelet ,te korruptuarit. Lideret jane si nata me diten .
Rama,sic ka deklaruar dhe vete , eshte nje gomar puntor,i pakursyer ne cdo fushe qe sle asnje gje ti shkoje jashte vullnetit te tij ,nje prepotent qe ndodhta e do situata politike qe ndodhemi.Gabon dhe merr inisjativa qe me shume kane te beje me deshira se sa me realitetin .I tejkalon kufijte e sjelljes qe e bene dhe ta urrejne .Nuk i shet te tjeret kur se kundershtojne.Di ti pershtatet situatave dhe tregohet shume aktive kur ato kane pasoja kombetare .Di te lexoje mire dhe tu pershtatet orjentimeve te Aleatve.Ka shume perkrahje ne politikat e jashtme dhe bene kujdes, kur ato nuk per puthen, me rekomandimet e vendeve aleate.Eshte hakmarres me nje heshtje qe le pershtypjen se terhiqet por nga synimi zorr se bene hapa mbrapa .
Luli .Ky eshte ne realitet gomar.Edhe pse ka patur nje karjere te shpejte ne ngjitje nuk ka kapacitete te arrije atje ku kane arritur te tjeret .As nenivelin e nje drejtues te partive te vogla nuk eshte ngjitur .Psh Meta qendron me larte se Luli po ashtu Mediu , Duka e Idrizi .Nuk ka aftesine te organizoje qe ekipi qe drejton te kete rezultat .Ardhja e ketyre ne pushtet nga 92 e deri me sot eshte bere nga nderhyrjet e Aleatve per te vendosur raporte demokratike ne perfaqsim edhe kur se ka merituar . Nuk eshte si Saliu ne paraqitjen e tij si drejtues por ka te njejten linje me te.Bene shume gafa qe tregon se ska aftesi drejtuese dhe formimintelektual .Gabimi i tij ka qene se nuk e ka njohur peshen e tij qe te marri persiper te drejtoje nje force politike ku populli kapatur shume shpresa per nje ekujliber ne interesin kombetar .Gabimet e tij jane rezultat i keshillave qe ka marr nga i plotfuqishmi dhe pronari i Pd Sali . Nuk ka kuptuar se ne rrugen qe eshte futur do ti dilnin pengesa kryesor deri sa eshte akuzuar dhe per vepra kunder kombit shqiptare .Kjo tregon se eshte i kompromentuar ne intriga qe as vete nuk eshte ne gjendje ti mbuloje ose ti argumentoje ne interes te tij.Fal Rames ai ka ecur perpara ne pasurimine e tij familj .Sikur ta lesh dhe 20 vjete ne opozite ai se ka fare qeder se cfytyr i mbetet .
U zgjata jo pa qellim se ne shumicen e prononcimeve ,nga analistet dhe gazetaret ,ka mbajtje rezervash, qe nuk ja shprehin popullit edhe kur ka situata parazgjedhore, qe vendosin se kush duhet te udhehqi problemet dhe hallet, qe populli te vendosi drejte . Kjo eshte nje nga dobsite e Medjave .Ato nuk ndihmojne qe forca reale e popullit, per ndryshim, te mos devijohet .Pushteti te shkoje per ate ose ato forca poloitike qe realizojne ndryshimin . E me qe jemi ketu une kam dhe rekomandimin tim personal qe pushteti te shkoje per ata qe ndryshojne gjendjen.Kete le ta kuptoje e vendosi populli.
Basha nuk e fiton postin e Kryeminsitrit. Mund te marre ate te Zv/Kryeministrit.
Por gjasat jane se nuk do te marre asnje post shteteror dhe Drakula i Vicidolit
do t’i jape vendin e Zv/kryetarit te PD dhe marredheniet e jashtme te partise se tij.
Kryetar te Partise se Berishes do te shohim Ilir Meten.
Keto me kane dale tek filxhani i Mones…
Pas miliona vjetesh evolucion i races njerezore Muq-i Nano eshte zhgenjimi me i madh. IR = – [minus] 61. Vlere numerike e regjistruar vetem njehere. Praktikisht pa tru. Te jete rastesi? I vetmi fakt ngushellues [edhe shpresedhenes] per Muq-in, eshte se specia “Jellyfish” apo kandili i detit ka mbijetuar 500 milion vjet pa tru, pa pasur problem aspak. Koencidence? Thua qe kjo eshte arsye qe Rilindaret jane te gezuar per mandatin e trete. Ate te qeverise rilindare pa tru !