Sondazhi për Tiranën: PS me 19 deputetë, PD arrin në 15! "Gropë" LSI, vetëm dy dhe në rrezik

18 Mars 2021, 22:34Politika TEMA

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme shumicën e mandateve në kryeqytet do të mund ta merrnin socialistët.

Kështu rezultoi nga sondazhi i tretë kombëtar i MRB-së për Euronews Albania. Kompania MRB analizoi të dhënat duke parashikuar edhe se sa mandate do të mund të marrë secila parti në zgjedhje për Tiranën.

Kështu projeksioni për kryeqytetin, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën është:

PS – 49.6% (Rez. 2017: 48.2%)

PD – 39.9% (Rez. 2017: 30.8%)

LSI – 7.4% (Rez. 2017: 13.4%)

Parti tjetër – 3.1% (Rez. 2017: 7.6%)

Projeksioni përfshin analizën përmes pyetjeve specifike edhe të votuesve të papërcaktuar në sondazh. Nga ky rezultat ndarja e mandateve për kryeqytetin do të ishte:

PS – 19 mandate

PD – 15 mandate

LSI – 2 mandate

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ky projeksion e nxjerr PS-në me një diferencë më të ngushtë me PD-në – 9.7% nga 19.4%, – teksa LSI-ja dhe partitë e tjera pësojnë ulje – 7.4% nga 13.4%; 3.1% nga 7.6%.

Metodologjia

Sondazhi i tretë i Euroneës Albania pyeti në rang kombëtar 1015 persona në qarkun e Tiranës, zona urbane dhe rurale lidhur me mendimet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Intervistat u realizuan gjatë periudhës 25 shkurt – 12 mars dhe përfshinë 48.8% meshkuj dhe 51.2% femra me të drejtë vote.

1 komente në “Sondazhi për Tiranën: PS me 19 deputetë, PD arrin në 15! “Gropë” LSI, vetëm dy dhe në rrezik”

  1. Lab says:

    Ha tallash e dhit ristela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje