Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës,Edi Paloka ka zhvilluar takimin e radhës me banorët në zonën Arapaj ku edhe ka gjetur rastin të falenderojë ata qytetarë të cilët për 30-vite e kanë mbështetur Partinë Demokratike duke theksuar se me Ramën tashmë janë bërë hapa pas në zhvillimin e vendit.
“Kam një përshëndetje për të gjithë ju që për 30-vite keni kontribuar për Partinë Demokratike dhe të ardhmen e këtij vendi.
Qeveria e Ramës për 8-vite na la në vend-numëro, duke mos ecur asnjë hap as në shëndetësi, as në ekonomi, as në arsim, por përkundrazi na ka kthyer pas.
E kaluam një moment atë që do ta quaja “renditje e turpit” si vendi më i varfër në Europë, ndërsa qeveria Rama na ktheu aty ku ishim, por kjo nuk është thjeshtë çështje renditjeje dhe nderi, këtë ne e vuajmë çdo ditë.”– tha Paloka.
Paloka gjithashtu preku dhe temën e largimit të të rinjve dhe shqiptarëve drejt vendeve të Eurpës njëlloj si në vitet ’90 për shkak të varfërisë.
Këtë “arritje” të qeverisë, Paloka e ironizoi duke e cilësuar si të vetmen gjë në të cilën jemi në vendin e parë, duke e paralelizuar me largimin e të rinjve nga Siria që është një vend në luftë.
Përsa i përket programit të paraqitur nga pala kundërshtare, Paloka e cilësoi programin e qeverisë Rama, si një program tullumbac që lëshohet gjatë zgjedhjeve, një program pa fantazi ku premtohen vetëm aeroporte.
“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbaca. I mungon fantazia dhe premton aeroporte kudo që shkon, e ka mbushur Shqipërinë me aeroporte.”- tha ai.
Në përfundim të fjalës, Paloka e quajti fitoren si hapin e parë të ndryshimit dhe se më tej duhet t’u jepet zgjidhje qytetarëve për problemet e shkaktuara nga Rama.
Thi ka mundethi? Thapa thupa, thapa thupa….thi, thi, thi. Me loqe pa loqe ti je nje koqe. O zot kush prtendon te kthehet ne qeveri.
Ti nuk e ke lidhje me turpet qe ka ky vend,ti ne rradhe te pare e te fundit,je turpi i vetes dhe atyre qe te veshin ne mengjes,kurse kush tjeter as nuk te ka ne refene dhe nuk don kush me dit se ku je dhe cfare ben,ti ke te drejte qe kerkon pusht-tet,se me pusht-tetlleqe kerkon te mbrosh pronat e berea me trafiqe dhe pushtet,fillove para ca kohesh qe nje pjese te hyrjeve te pallatit qe ke ne Shengjin,ti shesesh,po nuk u ndigjove me,se fute ne pune sekseret,po letrart i kane cu ke vendi,prandaj mbas dt.25 prill,ti dhe shume te tjere,majtas-djathtas,lart-poshte do ti justifikoni ato pasuri
Ky kujton se njerezit jane budallenj?!!
RROTEN E KENI TE SIGURT
Vetem fantazi nuk keni ju shpellaret e Saliut,ju njiheni per drurin, jo per mendjen, keni dhene shume prova keto 30 vjet per dhunen e ushtruar kunder kundershtareve, deri dhe ne vrasje.
Alfabeti I ketij nuk fillon me
germen A por me germen Th.
thap –thap thap , bytha mbrapa ; thupi -thupi- thupi ky don me llup ! paloqe.
Ky thuthuq ka fantazin e thuthaqave