Nga Adriatik Doçi
Opozita shqiptare synon njollosjen dhe kriminalizimin e parlamentit të ardhshëm, teksa ka përfshirë në lista kandidatë me rekorde kriminale, duke shembur kësisoj kauzën kryesore të saj, atë të dekriminalizimit. Pas Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, edhe Lulzim Basha ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë disa trafikantë droge dhe hajdutë. Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë verifikuar formularët e kandidatëve të PD-së në 6 qarqe të vendit nga 12, konkretisht në Durrës, Dibër, Berat, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër.
Në Durrës, Lulzim Basha ka kandiduar Rezart Tushën, i cili në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994. Sipas tij, komunikimi për t’u larguar ishte verbal dhe për shkak të tejkalimit të lejes së qëndrimit. Por, në një letër e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar ambasadës zvicerane në Shqipëri, thuhet se kandidati i PD-së është arrestuar në tetor të vitit 1994 me heroinë, dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.
Në Dibër listën e PD-së e kryeson Xhelal Mziu, i cili në formularin e dekriminalizimit deklaron se është arrestuar në fund të vitit 2013 dhe më pas është dënuar me dy vjet burg nga shkalla e parë për shpërdorim detyre kur drejtonte Bashkinë e Kamzës, por që u shpall i pafajshëm nga Apeli, përmes një vendimi të dyshimtë. Aktualisht Mziu po verifikohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa doli si protagonist edhe në dosjen e 184, ku mbushte autobusët me votues për të votuar kandidatin e PD-së në Dibër, në 2016.
Në Fier, Lulzim Basha kandidon të tetin Agron Kapllanajn, i dënuar në vitin 2003 me dy vite burg në Itali për vjedhje. Kapllanajn nuk e ndalon ligji i dekriminalizimit për të kandiduar, por me vendosjen e tij në listë, Lulzim Basha vë në pikëpyetje kauzën e ‘listave të pastra’.
Në Elbasan, nën siglën e PD-së kandidon Lefter Gështenja, i cili ka ndryshuar mbiemrin nga Kostenja në Gështenja për arsye të paspecifikuara. Në Elbasan kandidon edhe Ardian Zeneli, i ndaluar nga policia në shtator 2014, për arsye të paspecifikuara, por që thotë se ndalimi ka rezultuar i paligjshëm.
Edhe më problematike rezulton lista e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e dominuar nga personazhe me dosje në SPAK, me të dënuar për fshehje pasurie, afera dhe bixhoz të paligjshëm, me të hetuar për trafiqe etj.(Shqiptarja.com)
Po GD pse nuk e permendni qe vrau Santon.
Shikoni shkrimit e Tushes… Nje femije i klases se trete shkruan me mire.
Po salianusin, që është akoma I dënuar, po lulushi vetë që ka vrarë e prerë me urdhër të sali halesë. Po sali haleja vetë?
Po çfarë Luli ore. Saliu kollitet aty.
Kollitet apo pjerdh i ftuhur?
Po poliagjenti, kryekrimineli, kryehajduti dhe kryetradhatri i atdheut dhe popullit shqiptar,
Sali Ram Berishen nuk do ta kalojne ne site BKH dhe SPAK?! Po nuk u verifikua ky peshkaqen i madh,
te tjeret jane cironka.
Ju lutem verifikoni listen e Vlores, numri 6 Nada Daullja ka genjyer ne formular, nuk ka treguar qe Ka qene ne kerkim nga policia e tiranes per akuzen e vjedhjes, si dhe ne hetim nga prokuroria e Vlores per te njejten akuze. Me kete liste turpi do fitosh ne vlore o Luli. Turp
UUUU Barua ! po jane te gjithe hajdut ; pd + lsi + ps .parti hajdutetsh ; bajne marreveshje zbardhin dhembet njani-tjetrit me pa populli; e emron president nje hajdut, i fale bashes 14 000 000 euro ; rame tepsja.