Në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar Oriela Nebija, e angazhuar prej kohësh në televizion si moderatore, por pa harruar që më herët ka qenë e angazhuar në politikë, si zëdhënëse e PD-së.
Pas një shkëputje ajo është zgjedhur si kandidate për deputete në Partinë Demokratike, e 18-ta në listën e Tiranës.
Për herë të parë Oriela Nebijaj ka folur për këtë vendim që ka marrë në karrierën e saj tashmë e drejtuar në politikë.
Oriela Nebijaj: Sot jam më e pjekur dhe e maturuar, eksperiencat kanë bërë të vetën dhe mendoj se është fiks momenti për t’u angazhuar në politikë.
Shqipëria ka nevojë për një ndryshim, e ka të nevojshme që të ketë të rinj që flasin dhe kanë folur me punën e tyre, për të bërë më shumë që pse të rinjtë të rijnë në Shqipëri dhe të mos ikin.
Rudina Magjistari: Ama ka shumë intriga brenda, madje nëse do shkëpusim një deklaratë tjetër, thjesht për ta kujtuar një citim nga programet e tjera ku ti je shprehur, ke folur për një stërkëmbësh, ku dikush të ka vënë, ka qenë e gjinisë femërore. Kanë qenë në kuadër të humorit ato apo të vërteta?
Oriela Nebijaj: Fiks ajo deklaratë të cilës ti po i referohesh në këtë moment, ka qenë në një emision që kryesisht e bazonte tek humori dhe tek situatat hipotetike dhe unë e sajova ashtu si për të thënë po siç komentohet gjithmonë nga gojët e liga, ishte një stërkëmbësh që më bëri mua të dilja nga Partia Demokratike nga e cila nuk kam dalë kurrë që nga momenti që vendosa të jem aktivisht pjesë e saj.
Per t’ju përgjigjur tani pyetjes me sinqeritet dhe me vërtetësi, në fakt me thënë të drejtën, unë kam patur një fat shumë të mirë, ndoshta të rrallë, e di që rrugëtimi për shumëkënd tjetër nuk ka qenë i vështirë, por besoj duke qenë unë e qetë dhe duke mos bërtitur për punën time, por duke lënë punën që të flasë për mua, kam patur një teren shumë pozitiv edhe bashkëpunues. Nuk kam gjetur konflikte që të më bënin të mendoja që më mirë të tërhiqem.
Të gjitha gratë, zonjat që kam takuar dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi edhe deri më tani, kanë qenë pozitive dhe bashkëpunuese, por jo se unë kam bërë ndonjë garë të madhe ose i kam vënë në sfidë. Emri në listë krijon kënaqësi tek shumëkush, mund të krijojë xhelozi tek shumëkush tjetër, unë jam e qartë për këtë, por unë do maksimumin që të gjithë bashkë t’ja dalim dhe të vijë ndryshimi që duhet të vijë.
Rudina Magjistari: Si erdhi momenti i ftesës, i propozimit për të qenë në listën e kandidatëve?
Oriela Nebijaj: Ishte surprizues, e kisha menduar që edhe kësaj here unë do isha pjesë aktive fuqimisht e shtabit dhe e organizimit për të bërë që të ndodhë rotacioni që duhet patjetër të ndodhë politik edhe nëse do më thuash, kë do zgjidhje nga të dyja, të qenurit në listë si kandidate apo rotacionin politik dhe ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, pa diskutim që do zgjidhja këtë të dytën, këtë ta them me sinqeritetin më të plotë.
Kjo ishte habia dhe stepja e parë, por mendoj që ashtu si Lulzim Basha edhe më argumentoi në ftesën e tij, ky ishte momenti i duhur dhe nuk ka më kohë për të qëndruar me zë të mekur, është momenti për të qenë aktivisht e fuqimisht. Më mori në telefon dhe më tha që dua të të takoj. Nuk më shkoi mendja fare edhe pse ishin ditët finale që do më kërkonte këtë bashkëpunim dhe këtë impenjim. Isha e sigurt që do më jepte detyrat e tij në vijim për fushatën edhe ishte surprizues.
Shkova e takova, kishte një buzëqeshje që ia lexova edhe në një takim që kishim organizuar për 8 Mars, por thashë edhe fakti që kishim pak pa u parë, është edhe kënaqësia që rishihesh pas një kohe, nuk i lexova sinjalet por më pas thashë ok.
Unë kam pasur një eksperiencë shumë të mirë pune, ai është një njeri i qytetëruar dhe një model shumë i mirë për t’u ndjekur. Ka qenë shumë i komunikueshëm, gjithmonë suportues dhe mbështetës edhe ndonjëherë kur të linte të kuptoje që ai nuk ishte dakort me mendimin tënd, por të jepte mundësinë që ti të guxoje dhe ndoshta të vuaje më pas edhe ndonjë dështim të vogël por që nuk sillte dëme të mëdha, nga ato që të bëjnë të rritesh.
Ditën që ajo mori propozimin për kandidate si deputete e Partisë Demokratike, i ati i ndjerë i ka ndalë në ëndërr të ëmës dhe i ka thënë “thoji Orit që do hedhim një vals të gjithë”.
Oriela Nebijaj: Edhe kur u bëra zëdhënëse, i vetmi person që më mungoi në jetë për ta konsultuar si vendim, për ta marrë si hap i bindur dhe mbështetja e vetme që më mungonte ishte ajo e babait tim që ka qenë, një ndër njerëzit që më ka bërë mua të ndjej lirinë apo forcën për të patur zë edhe për të qenë aktive dhe për të ndjerë një vokacion që më çon drejt Kuvendit shqiptar.
Këtë moment e kisha edhe më të vështirë, pasi e diskutova me zotin Basha, teksa ika nga ai i vetmi person që doja të shkoja ishte im at. Edhe mamaja ime e di këtë gjë edhe nëse herën e parë kur u bëra zëdhënëse i doli motrës në ëndërr edhe i tha “bab thuaji Orit që jam me të”, kësaj here ishte mamaja që e pa në ëndërr natën që u mor vendimi dhe i tha “thuaji Orit që do hedhim të gjithë një vals” dhe unë besoj se ky është mesazhi më i bukur edhe besoj që ky është bekimi i madh në një rrugë që sot nis, por që do të jetë një maratonë e gjatë.
Rudina Magjistari: Si mendon, çfarë do të të thoshte ai sot?
Oriela Nebijaj: Do më jepte forcë pafund, nuk do më linte në asnjë moment që të më binte energjia, të më ikte buzëqeshja apo që në ndonjë moment duke dëgjuar problematika apo duke i parë… Rudin më beso që prekesh shumë dhe nga i gjithë besimi që kanë njerëzit tek ty edhe nga dëshira për të mos zhgënjyer askënd edhe për të qenë gjithmonë përgjegjse, e plotë dhe e angazhuar maksimalisht qoftë edhe për atë moment që shtrihesh në darkë dhe thua mos lashë gjë pa bërë, edhe kjo të vret. E di që ai do ishte aty çdo moment për të më dhënë forcë çdo moment ashtu siç ka qenë në çdo moment të jetës sime.
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
Ori Nebiaj
kjo flet si zisat e kohes se enverit qe kishin zhiro te uleta dhe nuk xhironin ne balte. nuk e di si e mbajne moderatore.
Nuk desha të shkruaj, por meqense e njoh shumë mirë familjen e saj dhe atë vetë që fëmijë, se kemi qenë dikurë në një mëhallë (në një Pallat, por Kate të ndryshme), nuk mund të përmbahem përpara se, çfarë çpërfytyrimi ka pësuar kjo vajzë, prej infeksionit “tërbim, kolerë, Covidi etj…” nga ish_SHQUP.
O Zot, i them vetes dhe sa të njohur kam, që si shpërfytyrohet njeriu deri në këtë mysybet, nga pseudo Partia me emrin Demokratike.
kjo do bej politiken e shqiperise ?
Behu cfar te duash por lere rehat ate kolegun qe punon se eshte 10 vjet me i vlgel se ti…. Gjej ndonje burr malok….
hahahahahaahahhah jo vetem malok por edhe me mustaqe!
Kjo duhet ta kishte ori debilja.
Nga kjo nuk e shikoj kurre TCH ne mengjez,sepse kjo eshte bje debile dhe qesh kot po kot fare
çfar zisi,nuk e shikon goj me goj pa maskerina,jepi xhixhi jepi thuaj,ju zente pandemia dhe u shofshi thuaj.keshtu do te drejtojn vendin keta pa respektuar as veheten e tyre nga virusi.
Eshte nje figure e padurueshme dhe shume arrogante. I ka hipur vetja ne qejf dhe reflekton vetem ligesi. Prej saj nuk e ndjekim me emisionin e mengjesit te Topi.
E 18 ne listen e PD, merr noc rrokun kjo. PD ne Tirane merr vetem 12 Deputet
Kjo quhet “fermer koti”. Deri diku e neveriteshme, e denje per PD-ne ! Por jo per LSI -ne. Ajo i ka baxhella me halle! hahahahahahahahahahahahah
Ndersa ti baxhell sufllaqesh nga te ps
Ka nje alkimi te pashpjegueshme midis PD dhe se keqes, midis njerezve qe e ndjekin dhe e votojne dhe antizhvillimit, midis fyrmes qe percojne dhe rrezikut qe i kanoset Shqiperise.
Ii doli ne enderr babai dhe kjo shkoi tek Lulezimi; po te shkoj ne parlament, çdo nate do pyes babain per te diskutuar te nesermen. Une s’e njohe fare , por nga ato qe thote qenka debile; lume ne per ndryshimin!
Yt ate qofte i xhenetit por ka qene problematik me ligjin.
Kuçka e çetes….