Normaliteti po troket ose është drejt asaj rruge. Mbi 5 mijë persona morën pjesë në një koncert mbrëmjen e së shtunës për të rikthyer edhe njëherë kohët që na mungojnë prej thuajse dy vitesh.
Të testuar kundër koronavirusit dhe me maska, por mbrëmja ishte sërish magjike. Muzika e bukur dhe brohorimat pushtuan Barcelonën. Koncerti u organizua në formën e një eksperimenti dhe përpara 5000 të pranishmëve në pallatin Sant Lordi ishte grupi muzikor “Lord of Lesbian”.
Kjo ngjarje rrit më tepër shpresat e organizatorëve dhe të publikut që eventet e mëdha do të kthehen për të shpëtuar sezonin turistik që po troket. Spektakli u monitorua nga një ekip mjekësh dhe gjatë tij nuk u shënua ndonjë incident. Personave me probleme kardiake dhe atyre që kishin pasur kontakte me një të infektuar me koronavirus në javët e fundit iu kërkua të mos marrin pjesë.
Ata që kishin blerë biletat iu nënshtruan testit të shpejtë kundër koronavirusit mëngjesin e së shtunës. Kush rezultoi negativ, mori një kod në celular që bëri aktive biletat. Çmimi i biletave ishte nga 23-28 euro dhe brenda tij ishin përfshirë testi antiCovid dhe maska e cilësisë së lartë që duhej mbajtur gjatë gjithë eventit.
Pak aritmetikë:
Janë dy mundësi infektimi: po ose jo, dmth mundësia e infektimit është 50%=0.50.
Meqenëse fataliteti i infektimit natyror në Shqipëri është 2192/123216 = 0.017 = 1.7% atëhere fataliteti i infektimit natyror është 1.7%×50% = 0.85%.
Atëherë pse të ashtuquajturat “vaxina” që kanë fatalitet zyrtar nga 5% – 40% (praktikisht më të lartë) janë më të mira e mbrojtëse kundrejt situatës së infektimit natyror??????
Një prodhim mjeksor don 15 vjet të kalojë nga tryeza laboratorike tek rafti i shitjes në farmaci. Atëhere si mund të quhet vaksinë këto tretësira që i përgatitën-prodhuan për dy muaj?!?