NASA: Toka e sigurt nga asteroidët edhe për 100 vjet

28 Mars 2021, 14:30Hi-Tech TEMA

Tokësorët mund të marrin tashmë frymë lirisht, pasi agjencia hapësinore amerikane NASA konfirmoi se planeti ishte “i sigurt” nga asteroidët, më saktë nga i ashtuquajturi asteroid i frikshëm Apophis, për të paktën 100 vitet e ardhshme, sipas BBC.

NASA e kishte konsideruar Apophis si një nga asteroidët më të rrezikshëm për Tokën, pas zbulimit të tij në 2004.

Gati përplasjet e afërta të parashikuara për në 2029 dhe 2036 u përjashtuan.

Një kërcënim i lehtë kishte mbetur për 2068, por tani Nasa e ka hedhur poshtë edhe këtë kërcënim, duke u bazuar në analizën e re në lidhje me asteroidin.

“Një ndikim i vitit 2068 nuk është më në fushën e mundësive dhe llogaritjet tona nuk tregojnë ndonjë rrezik ndikimi për të paktën 100 vitet e ardhshme”, tha Davide Farnocchia, një shkencëtar i NASA-s, i cili studion objektet afër Tokës.

I emëruar sipas perëndisë së lashtë egjiptiane të kaosit dhe errësirës, Apophis vlerësohet të ketë një matje prej 340 metrash, sa rreth gjatësia e tri fushave të futbollit në Britaninë e Madhe.

4 komente në “NASA: Toka e sigurt nga asteroidët edhe për 100 vjet”

  1. Me qe jemi ne fushen e kurioziteteve,me mundon pyetja; Shkruani se Asteroidi esht sa tre fusha futbolli ne Angli ! Po me fushat e futbollit ne Shqipei apo vendet e tjera,sa her me i madh esht ?

    1. Matrapiku says:

      Shpreh revolten time ndaj te gjith atyre qe perdorin emertime dhe fjale Greke ne shkencen e Astronomis dhe ne te gjitha shkencat e tjera.
      Perse emetitmin Grek Apophis dhe jo ato Shqiptare (si gjuha me e vjeter dhe me e padura ne Bote)
      .
      Jane te gjithe te shitur te Greket, per shekuj me radhe, nuk duhet te pordorim fjalet Galaksi, Asteroid, meteor, planet, … te gjithe qe i perdorin jane tradhetar.

  2. E po shyqyr nje lajm i mire , te pakten do fleme rehat keto 100 vjet , se ai lajmi qe do mbarohet oksigjeni mbas nje miliard vjetesh na shokoi fare !

  3. Rrk says:

    ..mooos!
    ..kush duro Salen edhe 100 vjet t tjera!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje