FOTOT/ Moderatorja e njohur shqiptare fillon punë edhe në Itali: Mora shumë oferta, italianët janë më të dhunshëm se ne në debat

30 Mars 2021, 19:55Lifestyle TEMA
FOTOT/ Moderatorja e njohur shqiptare fillon punë edhe në Itali: Mora

Në emisionin “Rudina”  ka qenë moderatorja e sportit Eva Murati e cila së fundmi është bërë pjesë e emisionit të famshëm Italia 1 “Tiki Taka” që drejtohej nga Piero Chiambretti. Aty kane qene te ftuar shume personalitete te njohur te futbollit boteror si dhe djali i legjendes se futbollit, Diego Maradonna-Diego Maradonna Junior.

Eva Murati tregoi eskperiencën e saj të bukur në këtë emision dhe pasi përfundoi ajo është kontaktuar nga disa përfaqësues të kompanive të ndryshme për të nënshkruar një kontratë pune.

Eva Murati: Mua mu bë shumë qejfi që dalja ime e parë  në Itali ka qenë pikërisht tek Italia 1, pikërisht tek kanali që unë kam parë çdo film të animuar kur kam qenë e vogël.

Rudina Magjistari: Si ndodhi, si erdhi ftesa, si u gjende aty?

Eva Murati: Kishim disa kohë në fakt që komunikonim, që unë të isha e pranishme në “Tiki Taka”. Në fillim mu duk e pabesueshme, ndoshta diçka e çuditshme, por pastaj e kuptova që ishte diçka serioze, italianët marrin shpesh herë figura të tilla dhe ata e kishin me shumë qejf, aq më tepër që unë jam prezantuese e një emisioni shumë të rëndësishëm. Vërtet më kanë mirëpritur shumë.

Rudina Magjistari: Aty u futët menjëherë në debat, në temën e ditës, si u ndjeve aty mes kolegësh?

Eva Murati: Kur u takuam aty sigurisht para se të niste programi, në fillim po më shihnin sikur të isha një modele sepse ato vajzat zakonisht në “Tiki Taka”, i vendosin në një ambient tjetër, jo në panelin e debatit, ndërkohë që kur nisi debati, filluan të më shihnin me një sy tjetër dhe me të vërtetë u ndjeva shumë e lumtur për të gjithë komplimentat që kam marrë për njohuritë e mia për futbollin, qoftë dhe për italishten që e flisja mirë dhe për çdo gjë tjetër.

Rudina Magjistari: Ti dhe mendimet e tua për ndeshjet apo jo? Nga eksperienca shqiptare, çfarë ndave ti atje?

Eva Murati: Nëse mund ta them një farë ndryshimi, debati ishte shumë i zjarrtë, ishte shumë e vështirë të futeshe në debat. E ndjeva një dhunë të madhe, shumë i flaktë debati. Ne jemi mësuar ta tolerojmë deri diku njëri-tjetrin, kurse aty kishte kakofoni.

Rudina Magjistari: Po prisja të thoje të kundërtën dhe ti thua që ndërkohë italianët ishin më keq sesa ne?

Eva Murati: Paneli ishte shumë i zjarrtë dhe ishte shumë e vështirë që ta shihja veten, sigurisht mund të kisha ndërhyrë në disa momente të tjera pasi janë tema të cilat unë i komunikoj çdo ditë, qoftë edhe në punë, por ishte shumë e vështirë të ndërhyje në debat, megjithatë e ndjeva veten mirë dhe të lumtur.

Rudina Magjistari: Kur u përgatite, më trego pak për veshjen, u trukove aty?

Eva Murati: U trukova atje, është e njëjta gjë që ne bëjmë edhe këtu përditë, thjesht atje çdo gjë është 100 herë më e madhe, 100 herë më e shndritshme.

Rudina Magjistari: Do të të pëlqente të kishe një karrierë në Itali?

Eva Murati: Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emission, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur.

Rudina Magjistari: Kështu që ne shumë shpejt do na lësh?

Eva Murati: Jo nuk mund ta them që do e lej, puna ime këtu në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe padyshim unë ndihem shumë mirë me gjithë karrierën time që kam ndërtuar këtu, po pse jo këto vajtje ardhjet më pëlqejnë shumë aq më tepër në televizionin italian.

Rudina Magjistari: Mund të dimë diçka më tepër në lidhje me kontratën? Ishte kontratë me një kompani menaxhimi apo me një kanal televiziv?

Eva Murati: Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo.

Rudina Magjistari: Këtu je në kuadrin e modeles apo jo?

Eva Murati: Në kuadrin e imazhit.

Eva tregon se i pëlqen shumë të përfshihet edhe në botën e sportit në Itali dhe shpreson që në të ardhmen të ndodhë dhe kjo gjë.

15 komente në “FOTOT/ Moderatorja e njohur shqiptare fillon punë edhe në Itali: Mora shumë oferta, italianët janë më të dhunshëm se ne në debat”

  1. Rrumpalla says:

    Shumë suksese gocës. Tani pidhi ka marrë kuptimin e naftës. Nafta çan bllokadën.

    1. kurvari says:

      qenke mbrapa. Pse nuk e dije?

  2. smh says:

    Lidhu me ndonje kompani vazeline qe ti marresh me ulje se aq shume sa do te ta hipin ne itali …

  3. Brava ... says:

    S’ka gje me te bukur se Femra ne rroba banjo ?

  4. Neroni says:

    Ben cfare ben ne Itali kjo puna e vet. Juve spo ju ben dem keshtu qe mos e shani kot kurve. Seksi qejf eshte, single eshte pse mos ta veri ne pune ducin e saj?

  5. Alban says:

    Kjo qe sa u nda nga quni i Zhozefines i paska ec mbare.

  6. Sa me edukate qe jane djemte shqiptare po sikur kjo vajza te ishte motra juaj keshtu do flisni hapni syte se do mbeteni injorante tere jeten

  7. Albanian till I die says:

    Te lumte Dufka mi goce….Me Dufke arrihet gjithçka…

  8. Julian laci says:

    Bravo Eva. Mjaft me ofendime, urretje.

  9. Demi says:

    Në Itali ka vënd vetêm pèr persona qê janë të hedhur pas parasë ndryshe eshtë një jetë mizerabël

  10. Yxhym xhixhi says:

    Shqiptaret popull gjys kafshe. Sa shohin 1/3 e gjolsit jashte, u ik zari hahahahha. Dhe media e di kete dhe i provokon k.
    Mendojne se ne itali ka vetem kurveri, dhe shqiperia eshte e paster !!
    Se dine te shkretet qe ne itali egziston si drita e diellit “CIPA” (merreni si te doni ee ?
    Ndersa ne shqiperi cipa eshte per tuuurp hahahahha.
    Ec para shqiperi !!!
    Sa do qe te ziej ne tenxhere ky populli jone, ngjan me groshet

  11. Gallate ... says:

    Si ka mundesi qe kjo kaqe e Lire ne shpjegime..
    Ska as pake Respekt per ISH vjeren qe te nxjere prej zheles nga Kuvendi. !

  12. Bledi says:

    Qenka shuar italua per imazhe dhe paskan Muratin. Kush e di kujt i kane bere nder qe kjo Murati ” i ka bere ndere ” speciale. Kjo eshte e lire te beje cte doje por mos na e shitni prostitucionin si vlere dhe aritje. Imagjinoni ne 70 milion italiane zgjodhen kete per imazh???? Talentet ne muzike, art, shkence etj jane tjeter gje. Por per imazh??????

  13. Bk says:

    Do ishte me mire dhe me e vleresuar sikur te mos e nxirte gjoksin. Nxjerje e gjoksit ul vlerat e femres.

    1. Qinani says:

      …kjo “i ka vën gjoksin punës”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje